Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Nuk po gjendet trupi i holandezit, Spathara: Të huajt s’i njohin kanionet, ministria të miratojë programin e hartuar, ndryshe do ketë të tjerë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VIDEO: Nuk po gjendet trupi i holandezit, Spathara: Të huajt s’i njohin kanionet, ministria të miratojë programin e hartuar, ndryshe do ketë të tjerë
KronikeKryesore

VIDEO: Nuk po gjendet trupi i holandezit, Spathara: Të huajt s’i njohin kanionet, ministria të miratojë programin e hartuar, ndryshe do ketë të tjerë

Published: May 9, 2023
Shpërndaje

Ka pak shpresa të gjendet gjallë turisti holandez, Jules Schurmmans, i cili ra në rrjedhën e lumit Osum një ditë më parë. Ai po eksploronte kanionet me bashkëshorten Helma Schurmmans, e cila u gjet në breg nga ekipi i Federatës Shqiptare të Rafting, teksa kryenin një ekspeditë.

Drejtuesi i Federatës, Zamir Spathara, ka treguar për momentin e shpëtimit të 64-vjecares, Helma Schurmmans. Kërkimet kanë rifilluar të martën në mëngjes nga polombarët e RENEA-s, anëtarë të Federatës Rafting dhe forcat zjarrfikëse por ende pa rezultat.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2023/05/VID-20230509-WA0020.mp4

“Ne kemi eksperiencë 20 vjeçare, e dimë rrezikun. Sot kanë kaluar 24 orë dhe nuk e gjejmë dot! Zhytësit po bëjnë krehje të zonës në të gjithë pikat, nga eksperienca trupi është zhytur poshtë në ujë dhe është e vështirë ta gjesh. Unë i shpreh ngushëllime familjes!”

- Publicitet -

 

Duhet të forcohet kuadri ligjor, thotë Spathara, sepse turistët e huaj nuk e njohin rrezikun e lumenjve e maleve tona.

Spathara është ekspert i Rafting dhe njohës me eksperiencë 20 vjeçare i kanioneve

“Ne bëmë një program një studim për lumenjtë e rrezikshëm dhe aktivitetet ujore dhe nivelin e vështirësisë së lumenjve, por ministria nuk e miratoi. Na duhet të jetë ligji i fortë.

Ne gjithmonë hasim në probleme, njerëz të pashoqëruar  që s’kanë njohje për këtë lum dhe nuk e di me çfarë has! Përsëri do të ndodhin këto incidente. Edhe sot arritëm të shpëtojmë një austriak që kishte hyrë në lumë pa veshje dhe i pashoqëruar”, tha ai.

Në një bisedë me DITA, Spathara tha gjithashtu se persona të pakualifikuar fusin turistë në zonë, në thyerje të rregullave të sigurisë. Tabelat e vendosura nga profesionistë të Rafting, shkulen nga këta individë, si tregon rasti më poshtë në foto:

Tabelë me rregulla e vendosur nga profesionistët e Rafting, më pas e shkulur nga guidat amatorë

Jules Schurmmans, 68 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Helma Schurmmans, 64 vjeç, ishin futur një ditë më parë në kanionet e Osumit për t’u larë. Rrjedha e ujit mori 68-vjeçarin, ndërsa bashkëshortja e tij ka arritur të dalë nga lumi.

Ajo u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa sot ka lënë ambientet e spitalit dhe i është bashkuar kërkimeve për gjetjen e bashkëshortit të saj.

a.q. / dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ivica Daçiç nuk ndalet me deklaratat provokuese ndaj Kosovës
  • Cila është marrëveshja e nënshkuar mes ministrit izraelit dhe Ferit Hoxhës?
  • Ish-drejtuesja e AKSHI-t, del pas tri orësh nga SPAK, u paraqit me avokaten e saj
  • Shpallen fituesit e Nobelit në Ekonomi për vitin 2026, dy profesorët amerikanë ndajnë çmimin
  • Shakaja përfundoi në tragjedi, ky është 16-vjeçari që humbi jetën në lokalin e gjyshit në Krujë

Komentet e Fundit

  1. Amerika & Trampi on Marta Kos: Ndryshimet e Kuvendit të Kosovës në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
  2. Ballkanik on Aktivisti që goditi me vezë Ramën: Nuk ka Gardë dhe Polici që mund ta mbrojë më
  3. Gimi on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  4. Minatori on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit
  5. demo on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?