Pak ditë para ditës së inaugurimit, punimet në bazën ajrore të Kuçovës janë drejt përfundimit, për ta kthyer atë në një bazë taktike të NATO-s.
Nga kjo bazë, ku për herë të parë publikohen pamje të përgatitjeve dhe punimeve, Komandanti I Forcës Ajrore, Gjeneral brigade Ferdinand Dimo shpjegon hapat që u ndoqën deri më tani.
Sipas Gjeneral brigade Ferdinand Dimo, ka qenë vendimmarrja e shtetit bshqiptar dhe e NATO-s në vitin 2018 për ta kthyer këtë bazë në një bazë taktike të Aleancës, ndërsa më 4 mars të këtij viti ajo është plotësisht efektive. “Në vitin 2021 u parashikuan të kryheshin investimet për rivitalizimin e instalimeve të bazës së Kuçovës. Tashmë sot jemi në përfundim të implementimit të 3 projekteve të rëndësishme siç është sistemi i rrethimit dhe i sigurisë, po ashtu edhe i mbrojtjes perimetrale të bazës. Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare”, sqaron Komandanti i Forcës Ajrore.
Gjeneral brigade Ferdinand Dimo sqaron funksionet që do të kryhen nga kjo bazë.
“Jemi në përfundim të të gjitha punimeve që trupat e Forcës Ajrore të stërviten në këtë bazë. Por jo vetëm kaq, trupat e NATO-s dhe mjetet fluturuese të NATO-s mund të akomodohen, të stërviten dhe të fluturojnë duke u nisur nga baza ajrore e Kuçovës, që tashmë është një bazë ajrore taktike e NATO-s”.
Baza taktike e NATO-s në Kuçovë do të shërbejë pozitivisht edhe në zhvillimin ekonomik të të gjithë qarkut të Beratit. “Ndërtimi i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë ka një impakt të jashtëzakonshëm zhvillimor në komunitet dhe në të gjithë hapësirën e qarkut të Beratit”, shprehet Gjeneral brigade Ferdinand Dimo.
Baza Ajrore e Kuçovës do të inaugurohet më 4 mars, sipas planit të parashikuar. Në ceremoni do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe SHBA.
j.l./ dita

Po ju tallni karin me shqiptaret?Tre kapanone e 5 kasolle fjetore dhe perdorni termin gjigande?
..dhe i bejne publike fare lol qe ne shtet serioze ha burg.
Megjithate lajm i mire eshte, te mendosh ne cfare derexheje eshte katandisur ushtria jone, qe vetem ushtri nuk mund ti thuash.
Pervec se do te shtoje aftesite mbrojtese te Shqiperise, do te jete dhe nje ndihme per ekonomine lokale.
Nuk di ne se informacioni eshte i sakte, Greqia ne vitet perpara perfundimit te luftes se ftohte merrte si kompesim nga amerikanet reth 4 miliard dollar ne vit nga qiraja e bazave qe kishin ne greqi. Nuk di do te kete te njejten gje dhe me kete baze.
Dhe se fundi, sic e permenden dhe komentuesit, nuk do te ishte me mire te per pak formalitet te ruhej sekreti. Pse duhej te behej ky show. Apo me qe kemi KM artist ta bejme dhe nje video klip dhe ketu. Me qe eshte keshtu, te kishit marre Z. Balluku se ja ka marre doren inagurimeve te projekteve qe nuk perfundojne kurre.
Replike miqsore me zotin “capi”
Ne pergjithesi jam dakort me cfare thua…por qofte ti…qofte artikullshkruesi me Peleshat e Ministrise C’mbrojtjes duhet te kerkojne te falur qe ate “diktatorin e dashur dhe te paharruar” sepse duhet ti heqim akuzen se paska bere FORTIFIKIM TE GABUAR..
*
Jo per gjo..por vlera e ketyre parafabrikateve,maleve me zhavor apo telat e rrethimit jane sa 1 perqind e vleres tuneleve te kryera ne kohen “diktatorin e dashur dhe te paharruar”..
*
Pikerisht o i nderuar “cap” NATO” ne kete rast shrytezon FREE jo vetem bazen pa paguar qira por te pakten te mos perdhosin ate brez qe i ndertoi me djerse dhe gjak keto monumente te mbrojtjes te rralla ne bote..
*
Jo per gjo..por na cane menderen ne 1991-1992 Natoxhinjte-Salixhinjte-Ediraxhinjte se ne ate kohe kishim OSBE dhe KARten e Halesinkut..dhe fortifikimi ishte i tepert…Kush nuk e di ne 1999 ne luften e Kosoves ai fortifikimi Enverit u pastrua nga liqeni Shkodres te liqeni Pogradecit nga Salixhinjte Nano-xhinjte & Natoxhinjte…
*
Beni feste o Peleshet e Rames por mua akoma nuk me le rehat “Beleri-Gate” ku Fredi ishte dhe eshte nje terrorist i dokumentuar 101% nga vete shteti grek dhe Natoxhinjte-Nano-xhinjte-Ramaxhinjte-Salixhinjte…do na mbrojne nga armiku i jashtem kur ai i “mrenshmi”po urinon viktimat e tij..nen zgerdhimje haleatesh bashke me zorraxhinjte NanoRamaBerishaMetaBasha e gopi somes..
E fundit o cap
Republicka hambasadoriale e Shqiperise eshte i vetmi vend ne bote qe nuk merr “qirane e tokes” ku kalon nje GAZ-SJELLES (TAP) qe nuk ndodh as ne vendet e pushtuara dhe as ne kolonite me te pjerdhura te Paqsorit ..sepse…eshte ne nivelin me poshte se shprehje gjeografike thjesht nje toke qe mbrohet nga Nato per interes te kesaj te fundit…Keqardhje !
Z. Chess Player, plotesisht e mirekuptoj repliken.
Aerodromi ishte perdorur fillimisht nga Italianet dhe Ruset e ndertuan ne vitet 50. Keshtu qe nuk ka ardhur nga hici, dhe eshte nje investim i brezave te meparshem, qe ne nje fare menyre shteti shqiptar duhet te marri nje lloj kompesimi. Ky problem behet pak me kompleks te mendosh se si anetar i NATO-s ke dhe detyrime financiare. Ketu kujtoj Trump qe u kerkon anetareve te NATO-s te kontribojne % GDP. Nuk di nese kjo kerkese/rregull eshte dhe per Shqiperine
Permenda rastin e Greqise, dhe jo me kot permenda luften e ftohte. Ndoshta nuk eshte me relevant , se gjerat kane dryshuar shume qe atehere. Kufiri i NATO-s eshte shtyre shume afer Rusit, dhe keto baza kane humbur rendesine. Sa di greket nuk marrin ndonje gje ne ditet e sotme.
Pamvarsisht cfare permenda me siper, nje shtetar i zoti eshte ai “qe shet lekuren me shtrenjte” per te miren e vendit te tij.
Sa per TAP 120% dakort. Ajo eshte nje ceshtje plotesisht korruptive, se emer tjeter nuk mund ti gjej. Jo vetem qirane, por te kishim te drejten te perdorim gazin. Kot po them, ndoshta qiraja eshte paguar, por ne vend te shkonte ne buxhet, ka shkuar tek xhepi i atij qe neshkruar marreveshjen.
Zoti “capi” te falenderoj per repliken e qyteteruar dhe aq me teper qe shikoni sakte anen kombetare..Eshte mire qe dhe komentuesit e tjere te marrin shembull nga ju ( dhe disa te tjere) sepse dje ne nje artikull me spec numri i komenteve kishte shkuar ne 600 dhe me shume kishte sharje me “liber shtepie” dhe nuk te bente zemra te komentoje..
Eshte mire qe dhe gazeta Dita te “mirembaje” blogun e komenteve sepse komentet ose zeri “on line” i shoqerise civile eshte pushteti i fundit ( pas legjislativit,egzekutimit,drejtesise,shtypit) qe eshte relativisht i pa pushtuar.
Z. Chess Player, lere fare eshte nje turp me vete.
Kur shikon nivelin e replikuesit dhe cfare fjalori perdor, mund dhe te terhiqesh. Tregon edukate, zgjuarsi, pjekuri, dhe personalisht nuk e shikoj si dobesi e atij qe terhiqet. Por qendron ajo shprehja “duhen dy per te kercyer nje tango”, dhe te dy palet nuk tolerojne. Gjakenxehtesia dhe mungesa e tolerances eshte nje nga ato tiparet e “bukura” te ne shqiptareve. Shpresoj te jet ceshtje kohe dhe te ndryshojme per te mire ne brezat e rinj.
Per redaksine e gazetes, kur shikon qe ka arritur ne ate pike ku sic thote ajo shpreh angleze “enough is enough” te bllokoje replikat. Nuk di do te jete efficente, se ndoshtat fillojne e kacafyten ne nje artikull tjeter.
Dhe c’fare I sjell kjo baze shqiptareve?Bazat ruse sollen kombinatin e textilit tirane,fabriken e sheqerit Maliq, industrine e perpunimit te naftes dhe te tjera.Po keshtu edhe kinezet .Pra hapen vende pune dhe prodhimi ,qe canin me sukses ne tregun e eger kapitalist boteror.
Mjaft me servilizma.Amerikaneve iu vjen per vjelle prej ketyre lloj sjellesh .Ata kane te drejte te na quajne ne sot “wops”.
Shqipëria nuk është shtet , Shqipëria është një territor , nuk ka popull si të tillë që të jetë zot i vëndit , ka një popullsi, ka banorë që s’i pjerdh kush , kushdo mund të shkojë e të dhjesë mbi të , kushdo që ka nevojë , mjafton të bëjë për vete bajraktarin pederast të radhës që ndodhet në krye . Përherë kemi patur me bollëk aventurjerë në krye .
Dhe tani le t’ja marrim këngës .
S’na pengon kush të pëllasim me të madhe – o sa mirë me kenë shqipëtar .!
Përkundrazi , “ ata që na duan shumë “ do na thonë bravo , armiqtë jemi ne që mendojmë ndryshe !
Zoterinjte Capi dhe Chess Player,
Kujtova se qyteterimi i popullit te mjere shqiptar kishte vdekur perfundimisht, por juve e mbani ende gjalle.. respekte.
Sipas gjeneralit te larte shqiptar i cili nuk mund te flase ndryshe perveçse me tekst te shkruar perpara, qenkan ne implementimin e 3 projekteve te rendesishme… qe ne gjuhen e thjeshte popullore te tre se bashku perkthehen “Rrethimi me gardh me gjemba i bazes”. Ma do mendja ky duhet te jete investimi 5 mln euro i shtetit shqiptar.
Katiu,te lumte pushka sepse me nje koment modest por shume real, ti pasqyron realitetin e shtetit shqiptar, popullit shqiptar dhe atij qe “udheheq” me keta te fundit.Te pergezoj dhe te uroj suksese !!!