Më poshtë mund të dëgjoni me audio dhe video një nga krijimet në vargje të të ndjerit Arben Duka, marrë nga arkiva e tij në DITA.
“Ngrihu popull, mos ik më, Shqipërinê mor, mos e lë, Mos e lë në dor të djallit, Mos ik detit, mos ik malit” – shkruan poeti i njohur për gjuhën e hidhët të satirës.
Arben Duka (1957-2021)

Kam mbetur tepër i kënaqur dhe i impresionuar nga analizat e thella të z.Viktor Malaj, nga konkluzionet, por më tepër nga këshillat që jepen në to dhe rruga që prezantohet për të kapërcyer problemet e vendit dhe prioritetet në zhvillimin e tij të gjithanshëm. Këshillat që ky autor i Ditës jep për qeverisjen dhe prioritetet që duhet të ndjekë ajo, janë udhërrëfyese e më duken si tepër të drejta dhe inkurajuese.
Do më duhet ta rilexoj artikullin e fundit me laps në dorë, siç thuhet, e të kërkoj edhe të tjera prej të njëjtit autor që të mësoj prej tij se si duhen analizuar ato probleme dhe halle që ka populli ynë dhe këtë ua rekomandoj gjithë miqve e bashkatdhetarëve tanë, sidomos ata në gjirin e politikës dhe biznesit apo të intelektualëve dhe rretheve sociale të vendit.
Ndokush mund të keqinterpretojë këtë vlerësim që po i bëj unë këtij artikulli analizues e mësimdhënës si anim drejt pikëpamjeve të tij të majta, por prej tij kanë ç’të mësojnë vërtetë, si e majta ashtu edhe e djathta shqiptare, nëse mendojnë sinqerisht të japin qoftë edhe kontributin më të vogël në drejtimin dhe zhvillimin e gjithanshëm të vendit drejt demokracisë së vërtetë dhe një ekonomie rentabël, dhe nxjerrjes së shumicës dërrmuese të varfër shqiptare nga gjendja e mjeruar dhe prapambetja.
Edhe autori Elvis Hoxha qe nuk e kisha lexuar me pare, kishte bere nje artikull te mrekullueshem me titullin Plaga eshte trupi. Ajo “Shqipëria tjetër”, që thekson ky autor duhet të jetë në zemrën e njerëzve që drejtojnë qoftë edhe në postin drejtues më të vogël, sepse ajo është Shqipëria e të ardhmes, e bukur dhe e fuqishme këtu në Ballkan. Ndryshe, një “Shqipëri ndryshe” do të ishte një alternativë e papranueshme si për popullin tonë, ashtu edhe për mbështetësit tanë, miqtë e aleatët e Shqipërisë në këto kohëra tepër të turbullta për paqen e stabilitetin në Ballkan e në gjithë botën.
Shqiptarët e kanë në dorë këtë, por shqiptarët e ndershëm, që i kanë thënë tutje leverdisë dhe interesit personal e të familjeve të tyre në kryerjen e detyrave që u shtrohen në këtë rrugë të gjatë e të vështirë. Falënderoj redaksinë e gazetës “DITA” për mundësinë që na jep të lexojmë artikuj dhe analiza politiko-sociale të këtij niveli
Faleminderit gazeta dita për artikujt me vlera që na sjell herë pas here! Këto artikuj janë si një xhevahir i rrallë në këtë kohë plot trazira morale dhe makabritete. Kjo kohë ka nevojë për një revolucion botkuptimor në mëndjen dhe ndërgjegjen tonë. Mediat duhet të jenë më të përgjegjshme për rolin cilivizues të shoqërisë tonë. Ky cilivizim do t’i shërbej dhe vetë medias dhe mbarë shoqërisë. Faleminderit Dita!
Iku Arben Duka e mbeti Doktor Mortja. Ose eshte e vertete qe Zoti i merr me te miret apo qe nuk bie rrufeja ne hale, ose ka dicka qe nuk shkon ketu.
Mu ne Papafingo
Ka mbylltur Arkane
Qajeni te marre
qajeni te gjalle!