Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Rama mbërrin në Kosovë, pritet nga presidentja Vjosa Osmani
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > VIDEO: Rama mbërrin në Kosovë, pritet nga presidentja Vjosa Osmani
Lajmi i funditPolitike

VIDEO: Rama mbërrin në Kosovë, pritet nga presidentja Vjosa Osmani

Published: June 10, 2024
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur në Prishtinë me rastin e 25-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës.

Kreu i qeverisë u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila shkruan në Facebook se, “Bashkë, për t’i shënuar momentet më të rëndësishme të historisë së popullit tonë! Mirë se erdhe Kryeministër Rama”.

Më pas, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, dedikuar këtij përvjetori, që mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, si dhe të vendeve aleate, të cilat patën një rol thelbësor gjatë viteve të luftës në Kosovë.

- Publicitet -

Kryeministri Rama do t’i adresohet një prej paneleve të Konferencës, ku do të jetë së bashku me personalitete ndërkombëtare të mirënjohur për kontributin e tyre politik në periudhën e luftës, mes të cilëve ish-Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair dhe ish Kryeministri Italian Massimo D’Alema.

Në vijim të agjendës, Kryeministri Rama do të mikpritet nga Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ku në një ceremoni të posaçme do të nderohet me Çelësin e Qytetit.

Ndër të tjera, Kryeministri Rama do të marrë pjesë edhe në çeljen e ekspozitës së veçantë “Reporting House”, një retrospektivë e fuqishme e mediave gjatë periudhës së luftës në Kosovë, ku përmes artefakteve të gazetarëve dhe veprave të artistëve, vizitorët do të njihen me historinë e luftës së viteve 1998-1999 dhe ndikimin e saj në dekadat që pasuan.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës
  • Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: Këtë herë në fokus, Kozmetika!
  • RRETHI I TIM ETI – Ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  • Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?