Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kompleksi fëmijëror i “të qenit i veçantë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Kompleksi fëmijëror i “të qenit i veçantë”
AnalizaLajmi i funditPolitike

Kompleksi fëmijëror i “të qenit i veçantë”

Published: July 8, 2026
Shpërndaje
Screenshot

Nga Orgen Peci

Ndërsa vëmendja globale është përqendruar në Ankara, ku liderët e NATO-s janë mbledhur për të diskutuar mbi fatet e sigurisë botërore, luftërat që kërcënojnë stabilitetin dhe aleancat e mëdha gjeopolitike, axhenda mediatike në Shqipëri u ndal sërish te një detaj tashmë i konsumuar: atletet e bardha të Edit.

​Një moment i kapur nga kamerat, ku Shefi i NATO-s, Mark Rutte, i tregon me gisht këpucët e kryeministrit shqiptar presidentit amerikan Donald Trump, u shpërnda me shpejtësi. Përtej buzëqeshjeve të njërit apo indiferencës së tjetrit, kjo sjellje mbart një peshë tjetër kur zhvishet nga patetizmi i propagandës.

- Publicitet -

Dikur, në fillimet e saj, mund të shitej si një gjetje ekscentrike apo një thyerje moderne e kornizave. Por sot është shndërruar në një përpjekje të sforcuar, pothuajse fëmijërore, për të qenë në qendër të vëmendjes me çdo kusht.

Në një dhomë të mbushur me burra dhe gra shteti që mbajnë mbi supe peshën e vendimeve globale, insistimi për të rënë në sy përmes veshjes dëshmon për një krizë të thellë protokollare. Kur nuk ke çfarë t’i ofrosh tryezës në terma të peshës reale politike, ekonomike apo ushtarake, zgjedh të ofrosh “shfaqjen”.

Ky lloj rebelimi estetik nuk tregon emancimin, por një nevojë të vazhdueshme për vëmendje sipërfaqësore, e cila në samite të këtij niveli duket tërësisht jashtë konteksti.

​Në kodin e komunikimit ndërkombëtar, serioziteti është parësor, veçanërisht kur flitet për Samitet e NATO-s ku diskutohen fatet e kombeve. Për shumë vëzhgues, fakti që liderët e tjerë qeshin apo drejtojnë gishtin nga atletet e Ramës nuk duhet lexuar si një shenjë respekti apo pranimi si i barabartë.

Përkundrazi, ky është trajtimi tipik që i bëhet një “personazhi ekzotik” në sallon. Ai shihet si dikush që thjesht nuk di, ose nuk dëshiron të respektojë rregullat minimale të mirësjelljes dhe etikës institucionale.

Kur Mark Rutte dhe Donald Trump ndalojnë dhe buzëqeshin nga atletet e bardha, ata nuk po nderojnë kryeministrin e Shqipërisë; ata po argëtohen me thyerjen e radhës së një kodi që të gjithë të tjerët e respektojnë për shkak të peshës së ngjarjes.

Mënyra se si kjo formë e të bërit politikë funksionon, prodhon një dëm të madh afatgjatë për imazhin e shtetit. Ajo e zhvendos fokusin plotësisht nga ajo që ka vërtet rëndësi: Pesha gjeopolitike dhe kontributi real i Shqipërisë në Aleancë. Reformat e brendshme, transparenca dhe problemet jetike të vendit. Dinjiteti i shtetit që përfaqësohet në ato nivele të larta.

Kur bilanci i një pjesëmarrjeje në samit përmblidhet te marka apo ngjyra e atleteve, mesazhi që i përcillet botës është i qartë, por i dhimbshëm. Kjo formë propagande përfundon duke krijuar përshtypjen se e veçanta e vetme që Shqipëria ka për të ofruar në ato tavolina të mëdha është thjesht kapriçoja e kryeministrit të saj për të mos veshur këpucë.

Momenti kur shefi i NATO-s Mark Rutte po i tregon me gisht Presidentit Trump atletet e bardha që kishte veshur Rama. Shikoni reagimin e Presidentit të SHBA në videon e mëposhtme:

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/07/ScreenRecording_07-08-2026-11-58-53_1.mp4

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
32 Comments
  • info analitike says:
    July 8, 2026 at 9:53 am

    I doli huq gerdalles se gjate kjo loja me atletet e poturet per te terhequr vemendjen. Ndoshta nuk e ka vene re se Trump kritikoi edhe Zelenskin per veshjen informale e se ai i jep rendesi veshjes!

    Reply
  • Berti says:
    July 8, 2026 at 10:00 am

    Ndoshta edhe atletet i ka futur te buxheti i mbrojtjes.

    Reply
  • Lidheni se ka ikur! says:
    July 8, 2026 at 10:11 am

    Kari do të dallohet gjithmonë. Lidheni se ka ikur!

    Reply
  • Vl says:
    July 8, 2026 at 10:19 am

    Po me e bukura eshte se lartmadhnis i duket bukur. E skizofren TQR.

    Reply
  • S.Kasi says:
    July 8, 2026 at 10:37 am

    Mos shiko gunën por punën.I sukseshëm forca krenar se vetëm ti ju flet në gjuhën e ju lexon mëndjen atyre sulm për fitore vëndi po ecën se krimenelët Bersh e të poshtërit xhvatës e të liq si Mejdiu e shpurat e rangut Noka anti shqiptarë.I sukseshëm Edi fati që drejton një i lexuar i enciklopedive suksese uron .Kasi

    Reply
  • 1 says:
    July 8, 2026 at 10:54 am

    K/minister palaco i nje shteti karagjoz

    Reply
    • Kush_tA_vuri_Ty says:
      July 8, 2026 at 11:39 am

      Dhe ti je karagjozi më i trishtUar dhe i palarë ndër të palarët e vetëdijshëm…

      Reply
    • I 989.899-ti says:
      July 8, 2026 at 12:54 pm

      …i një shteti rrethuar prej 45 ditësh nga një turmë karagjozësh të “patrembur” ku bën pjesë edhe ti kllouni më i pështirë ..
      🤡🤡🤡🤡🤡🤡🤡🤡🤡🤡🤡🤡🤡👹

      Reply
  • Ethem Lalaj says:
    July 8, 2026 at 11:22 am

    Ok,E.Rama:
    -Kjo është 1 nga mënyrat për të marrë vëmëndjen e udhëheqse botror që pra 1990 ishte harruar si vënd Ish komunist.
    -Dhe,mrdjert shpfse nuk kan punë tjetër por mereren me atleret e Ramës,si dikur në komunizëm për QAFË-LESHËT.! Turpi i mbuloftë.
    -Ndah,Rama ka 36 vite që rreket me KSZANËT MEDIATIK 99 % TË SALIUT 2005.!
    -Ta marr vesht mirë Tramp se Shqipëria po vuan pasojat e Amerikës prej IRANIT,nga Muhaixhinët në Manzë që na i bëri pesjqesh Amerika..!
    -Se problemi ZVËRNECIT,SAZANIT..doli pas INVESTIMIT AMERIKAN(IVANKA-KUZHNER)!?
    -Se TRAMP u nxitua me heqjen e Non Gratës të Salisërbit,për inatë të PD Amerikë.!?
    -Tanimë,Tramp të asistoi në SAMITIN E NATO SHQIPLRI 2027.!
    EL NEWS ALBANIA
    FLM DITA

    Reply
    • MERO says:
      July 8, 2026 at 1:12 pm

      ethem kapterri mos ha mut o plak i rrjedhur.

      Reply
  • Anonymous says:
    July 8, 2026 at 11:42 am

    Syzet i kan munguat prandaj nuk ka qenë shum në vemendje për Trampin

    Reply
  • KTH S says:
    July 8, 2026 at 11:58 am

    Qesharak ish kryministri. Tra(m)pit as qe i plas fare.

    Reply
  • Shqiptarishte says:
    July 8, 2026 at 12:41 pm

    Mund te mbash atlete per ndonje problem shendetsor por nuk kuptoj pse nuk i porosit te zeza per respekt te etikes se personave te tjere?
    Te jete aq naiv sa ta bej per tu dukur?
    I pelqen qe te tjeret te flasin per te.

    Reply
  • Aldrin says:
    July 8, 2026 at 12:53 pm

    Ky eshte ai palacua ka thene Tra,i me vete

    Reply
  • Dajti says:
    July 8, 2026 at 12:55 pm

    Eshte komplet psikopat. Te gjithe te veshur me kostume protokollare, ky karagjozi me atlete te bardha. Ndoshta do desheronte te dilte edhe lakuriq se e ka per qejf.

    Reply
  • demo says:
    July 8, 2026 at 1:03 pm

    Attletet ti vere edhe ne koke,por Sazan e Zvernec per te blere Trump dhe 1,2 miljon meter katror aktorit Turk per te blere mikpritjen e Erdogan,,keto nuk ja ka borxh populli shqiptar.Vetvendosja e Rames ne rresht te pare,,Aty ku e ka vendin Trump,eshte humbja me e madhe Nderkombetare,pas disfates se Gjermanise ne Boteror.
    Populli shqiptar i dhuroi Arkivolin.

    Reply
    • Një banor I Tiranës says:
      July 8, 2026 at 2:41 pm

      Plehrat berishiste bënë arkivolin . Ramës t’ja ruajnë atë poshtë me rradhë të gjithë shpellarët që kanë mbetur në bulevard 200 veta janë, gjysmit janë këta që shkruajnë më sipër . Pas ca ditësh do thyejnë qafën edhe këta të dyqintët e do venë në pidh të sëmës, se ka një muaj e ca që po na çajnë karin .

      Reply
    • Dashi says:
      July 8, 2026 at 10:14 pm

      Po ku je bre demo , o mbrojtësi dhe heroi i popullit shqiptar , që po t’a shesin tokën të huajve . Dhe , si e spiegon dhënien e tokës për investim aktorit turk ? Që Erdogani t’a mirëpriste në Stamboll ? Prandaj e vendosën në rreshtin e parë ? Po a e di ti që për çdo gjë në këto samite , kur bëhet fotoja familiare , ka një protokoll dhe nuk mund të vendoset sejcili ku t’i shkrepet ? Dëgjo o demo , me mëndjen tënde dhe me njohuritë e sotme që ke ti për botën , nuk shkohet as deri në hale . Je shumë mbrapa , të ka mbetur ora të paktën 35 vjet mbrapa . Ti , maksimumi mund të na tregosh ndonjë histori të qëmotëshme , se për historinë e sotme të kapitalizmit ( Historinë e Re) je ngelës në klasë . Nuk e përtyp dot kapitalizmin ti demo , e ngatërron me tjetër sistem . Po mirë o demo , duam apo nuk duam neve si Shqipëri investime të huaja ? Duam sigurisht , si çdo vend tjetër . Po ku do të bëhen këto investime në ajër , në lartësi , apo në tokë . Sigurisht që në tokë . E si mund të quhet e shitur kjo tokë ku investohet ? Do t’a marrin copa- copa të huajt dhe do t’a shpien në Amerikë , apo Itali , apo Turqi ? Eh sa mangësi që ke në kokë , o demo .

      Reply
  • Shqiptar i Ndershëm says:
    July 8, 2026 at 2:57 pm

    O BURRA, tani te gjithe KRYEMINISTRAT edhe te gjithe PRESIDENTET e Vendeve “fshatare” edhe “katundare” te NATO-s,
    le te veshin Atlete te bardha “qytetare” marka Adidas edhe Kullaro ngjyra-ngjyra “qytetare” te modes Edvin Donatella Versace, ne te gjitha SAMITET E ORGANIZATES USHTARAKE NATO; madje me edhe pa Protokoll SHTETEROR & ORGANIZATIVATIV.

    DETI & TOKA & AJRI [SOVRANITETI & KUFIJTE E VENDEVE TE TJERA TE NATO-S] JANE PLOTESISHT TE SIGURTA.

    KURSE [KUFIJTE E SHQIPERISE] EDVIN PASH TOPTANI IA DERGON NE PJATE GREQISE, NE GJYKATEN E HAGES.
    KURSE [KUFIJTE E VERIUT TE KOSOVES] I VENDOS PER NDARJE TEPSI EDVIN PASH TOPTANI, NE PRAPASKENE.

    Reply
  • !!? says:
    July 8, 2026 at 3:40 pm

    Si e futi në kurth Mark Rrotën kur ishte kryeministër i Hollandës dhe kundërshtonte futjen e Shqipëris në BE. Është thjesht talenti i ministreshës së jashtëme Olta Xhaçka në fushën e diplomacis. Qe një takim në OKB midis zotit Rrota dhe Edi Ramës në prani të shoqes Olta Xhaçka. Kryeministri Rrota u mahnit nga aftsit që rrezatonte edhe me pamjen e saj të jashtëzakonshme kjo fëmër e lindur për diplomaci ku si rregull janë të suksesshëm ujqër të rrahur me vajë e uthëll si tovarish Lavrov i Rusisë dhe

    i mahnitur nga aureola e rrezeve diplomatike që shpërhapte kjo fëmër, mbas një jave kryeministri Mark Rrota vrapoj me ngut në Tiranë për të përfituar nga përvoja e shoqes Olta Xhaçka në zgjidhjen e problemeve që shqetsojn globin .

    Mbasi shijoj mikpritjen e Edi Ramës dhe ca dhurata në qeska plastike zbukuruar nga piktori me tulipanët e Hollandës, të nesërmen, i frymzuar nga kjo pritje fantastike,

    Mark Rrotës ju shkreh gjithë ai kundërshtim për pranimin e Shqipëris në BE dhe me të vajtur në Hollandë i shkrehur fare, deklaroj që shteti shqipëtar, dmth Edi Rama se ai është shteti ynë, asnjë tjetër,, i ka plotsuar kushtet për tu pranuar në BE,……. hiret diplomatike të Olta Xhaçkës funksjonuan dhe

    sa herë që edhe në selin e NATO zotit Rrota i del para Edi Rama , jo ecën , por sikur e keni vën re , vrapon , madje dhe për pak u rrëzua një herë dhe e përqafon fort duke shikuar tek miku i tij Rama imazhin e hireve diplomatike të shoqes Olta.

    Veshja e atleteve të bardha është një pjesë e talentit të jashtëzakonshëm diplomatik të shokut Edi. Sikur ai të mos kishte veshur atletet e bardha me magjin e diplomacis, si miku i tij Mark Rrota do ti tërhiqte vëmndjen e presidentit Trap tek asnjë tjetër veçse tek Edi Rama në momentin. sublim të pozës së unitetit të NATO?

    Talluni ju por atletet e bardha diplomatike të Edi Ramës do t’na futin në BE, ato na rrisin prestigjin në qarqet diplomatike dhe arenën ndërkombëtare. Kur shikojnë atletet e bardha të Ramës në ekranet që transmetojnë samitet e liderrave të botës, kudo edhe në xhunglat e Afrikës pyesin, për atletet e bardha dhe harrojnë këpucët e zeza dhe anakronike diplomatike dhe roli i Shqipëris në mardhënjet ndërkombëtare ndihet edhe në xhunglat e Afrikës.

    Prandaj, ju lutem, tërhiqni mbrapsht sharjet , më respekt për aftësitë e jashtëzakonshme diplomatike të podhareve të bardha të kryeminstrit tonë. Për inatin tuaj, lart e më lart Shqipërin që me podharet e bardha të Edi Ramës ka fituar respektin e liderave dhe popujve të mbar botës.

    Shoku Rama, pse nuk mban varur edhe atë kollaron diplomatike ku kishe vizatuar organet e seksit që siguroj suksesin e samitit për paqen e organizuar nga mësje Makruan në Paris?

    Reply
  • 1thundrak says:
    July 8, 2026 at 4:26 pm

    Mos i bej pis atletet sumrrel

    Reply
  • demo says:
    July 8, 2026 at 6:45 pm

    Me shume se i kam shkruar,nuk mund ti shkruaj as hasmit.Ky legen s`paska as nder,as seder,as ftyre.

    Reply
  • Otto says:
    July 8, 2026 at 9:22 pm

    Rutte: Look at this guy
    Trump: who is this f..king clown
    He is the godfather or Ed Betoni

    Reply
  • Dudumi says:
    July 8, 2026 at 9:56 pm

    U be boze edhe kjo puna e atleteve. Biles do shkaktojë kureshtje po te vishet me këpucë.

    Reply
  • Surrelsi says:
    July 9, 2026 at 1:18 am

    Habitem se si Linda, ose OPOZITA që ka në shtëpi, nuk i ka thënë: “Po mblidh mëndjen or burrë, boll se s’ka më lezet.” Apo ka gjetur tenxherja kapakun, tha…

    Reply
  • demo says:
    July 9, 2026 at 2:19 am

    Do ta paguaje femijerine ne moshe te rritur- nuk mbaj mend kush e ka thene.

    Reply
  • chp says:
    July 9, 2026 at 2:42 am

    Ky artikull i O.Pecit mediatikisht si hartim eshte korrekt dhe ndaj te njejtin mendim.Por ajo qe me ben pershtypje eshte se duket hapur nje GEZIM I PAPERMBAJTUR qe ne ofensiven e terbuar anti Rame u gjet dhe nje shkak tjeter per sulm poshte rripit te mesit.
    _
    Cfare me ben pershtypje ne luften me bomba atomike per Ramen dhe kapsolla aromatike per Salihin .??
    –
    Dua te kujtoj greven e urise te te perndjekurve politike ne tetor 2012 ku u vete dogjen 2 prej tyre .E vecanta qe duhej te theksoj eshte ndyresia e Flamingasheve te sotem qe mbyllen sqepin ateher edhe kur Vampiri i Viqidolit kontrollonte deri dhe futjen e ujit te pishem ne cadrat e te ngujuarve….Si ka mundesi qe asnje nga banoret e Tiranes apo opozitaret e Ramortjes nuk ngriten zerin ??
    Krahesoni tani bombat e OPeceve per atletet e bardha te Rames dhe heshtjen e tyre kur u dogjen te perndjekurit politike dhe te gjithe Flamingoxhinjte heshten
    Perseris:
    Besoj se Rama tashme eshte nje kufome i cili po mbijeton sepse kufoma e tjeter Vampiri Viqidolit eshte cuar nga varri dhe lufton me arkivole kunder KM……..Fabula e komentit eshte aksioma:
    Nese nuk kerkohet varrosja e dy kufomave Rama dhe Berisha por vetem e Rames
    qofte Flamingoxhinjte qofte OPecat e Dites jo vetem e kane betejen e humbur
    por dhe jane fajtore ne kolapsin e pritshem te atij vendi.

    Reply
    • Aldrin says:
      July 10, 2026 at 12:40 pm

      po ik o se na cave trapin. Kush e mban Berishen gjalle?

      Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    July 9, 2026 at 2:49 am

    Me trauma te renda psiqike,,poor nuk eshte nje,qe vizaton flete vizatim,i parrezikshem per shoqerinei.,Eshte Kryeminister,Firmos vendime,qe po i nxijne jeten popullit Mjeket psikiater e shohin dhe nuk munden ta izoloojne dhe mjekojne.Prokuroret e shohin ne vjedhje,grabitje,por nuk e arrestojne dot.Kryetaret e Botes e shohin te lajthiturin,qe ben gomarlleqe dhe nuk e perjashtojne dot.Nje Komisjon Mjekesor,Nje komisjon Ushtarak,Nje Komisjon Prokuroresh,duhet te nderhyje urgjentishtl. Gjendja eshte e rende dhe agravohet nga dita ne dite.

    Reply
  • Kodrrat e liqenit says:
    July 9, 2026 at 4:33 am

    Po qe e ke qare o djale, kete shkrim.
    Po qe nuk ja vlen te merresh me nje te droguar, qe eshte vene ne radhe me burrs te mencur, qe kane vemendjen te sherbimi njerezor i botes. Prjejashtoj dhe duke tjeter ne kete grup, qe nuk po e emeroj. Edi eshte vetem clloun, dhe mizor qe na e groposi Shqiperin per jete. Nuk do kete me frymmarrje Tirana e Shqiperia sa te jetoj. E rregullon vetem nje “termet”. Qe Edi perfundoft ne rrenojet e tij dhe asnje shqiptar tjeter.Jam gjithe mellf ndaj ketij mizori te Shqiperi, kur lexoj Albanian File, e gjithe pakenaqesia ndaj tij behet realitet.

    Reply
  • Fjalë me vend says:
    July 9, 2026 at 4:53 am

    Do tërhiqte edhe më tepër vëmendjen sikur të qe me shapka dhe pa çorape dhe me thonjtë e këmbëve pa prerë.

    Reply
  • TITI says:
    July 9, 2026 at 8:32 am

    NUK E KA ATY TE KEQEN ,,,,, KE ATLETET E BARDHA ,,,,, e ka ke shpirti i ZI,,,,,

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën të dëshmojë në procesin ndaj tyre
  • Meta akuzë të fortë: Tom Doshi është takuar me Charles McGonigal në Vjenë, bashkë me Durim Bamin
  • TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  • Kurti prezanton raportin për viktimat e luftës: Janë dokumentuar 12.230 të vrarë mes tyre 1.047 fëmijë
  • Konstatoi shkelje disiplinore, ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren

Komentet e Fundit

  1. Rilindja e Lenka Cukove on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve
  2. Antipatronazhisti on Pikëpyetjet e arrestimit të Ermal Beqirit në Francë: Çfarë mund të kuptohet nga pajisjet e dyshimta GPS që kishte me vete
  3. Skenaristi on Procedura nuk është automatike: Si do ekstradohet në Shqipëri i akuzuari i miliona eurove të zhdukura të AKSHI-t
  4. Ethem Lalaj on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve
  5. Rexha on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?