Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Votë për Ramën në Kuvend, molotovë kundër Ramës në shesh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Votë për Ramën në Kuvend, molotovë kundër Ramës në shesh
Analizaopinion

Votë për Ramën në Kuvend, molotovë kundër Ramës në shesh

Published: January 25, 2026
Shpërndaje

Ka diçka thellësisht paradoksale në atë që ndodhi këtë javë në Tiranën politike. Brenda Kuvendit, opozita votoi pro një vendimi që qeveria dhe kryeministri Edi Rama e kishin shpallur si sukses politik dhe diplomatik.

Jashtë Kuvendit, po e njëjta opozitë thirri protestë kundër Ramës, e cila përfundoi me molotovë, gaz lotsjellës dhe përplasje me policinë. Brenda institucioneve: votë për Ramën. Në shesh, zjarr kundër Ramës. Ky është thelbi i paradoksit politik shqiptar.

Opozita nuk votoi thjesht një procedurë neutrale; votoi një akt që i shërbeu narrativës së kryeministrit, që e paraqiti veten si përfaqësues të Shqipërisë në një tryezë ndërkombëtare. Dhe këtë e bëri me vetëdije, me karton jeshil, në sallën ku çdo votë ka peshë politike dhe simbolike.

- Publicitet -

Pak orë më pas, e njëjta forcë politike kërkoi largimin e Ramës nga pushteti me gjuhën e shesheve dhe me akte dhune që nuk kanë asnjë lidhje me qytetarinë dhe as me moralin politik.

Kjo sjellje e dyfishtë e zbraz protestën nga çdo koherencë morale. Sepse nuk mund të jesh njëkohësisht bashkëautor i vendimeve të pushtetit dhe viktimë e tij. Nuk mund të legjitimosh Ramën në Kuvend dhe ta delegjitimosh në shesh, pa e shpjeguar këtë kontradiktë para qytetarëve.

Molotovët nuk bien mbi Ramën, bien mbi besueshmërinë e opozitës. Kjo ndarje mes institucionit dhe rrugës nuk është shenjë force, por shenjë konfuzioni. Është tregues i një opozite që nuk ka zgjedhur ende nëse do të luftojë pushtetin me politikë apo me spektakël, me argumente apo me skena tensioni.

Kur këto dy gjëra përzihen, rezultati është një teatër. Në fund, qytetari sheh një pamje të qartë. Një pushtet që qeveris i qetë dhe një opozitë që djeg sheshet sa për të mbajtur flamurin fals të opozitës. Sepse ky paradoks nuk e rrëzon Ramën, përkundrazi e mban në këmbë.

Paradoksi shkon edhe më thellë. Ata që shfaqen si armiq, sillen si ortakë në errësirë. Përtej retorikës së shesheve dhe roleve formale të pushtetit e opozitës, ekziston një zonë gri ku interesi për paranë publike i bashkon. Këtë e kanë sugjeruar qartë edhe përgjimet e bëra publike në dosjen Balluku, ku del në pah jo përplasja politike, por një bashkëjetesë e heshtur interesash.

Ndaj edhe polarizimi i dhunshëm duket gjithnjë e më shumë si teatër. Zhurmë për publikun, ndërsa ndarja reale bëhet larg syve të tij. Kur pushteti dhe opozita ndajnë të njëjtin sistem përfitimi, molotovët nuk janë revolucion, janë thjesht perde tymi.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/01/697506cb90fba.mp4
https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/01/697506c681293.mp4

j.lubonja / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
20 Comments
  • K R says:
    January 24, 2026 at 7:41 pm

    Ishte njeri nga kta fshataret q mbrojn Berishen ketu n forum dhe thoshte per 21 janarin se garda vrau ata t shkretët se “ushtruan dhunë”.
    Do doja të dija prej atij komentusi cfarë duhet t beje Garda me keta qe djegin kryeministrin dhe plagosin policet?

    Reply
  • Aleksander Thana says:
    January 24, 2026 at 8:07 pm

    Garda, policia duhet t’u hyje me shkopinj gome e t’iu thyej brinjet, me gaz lotesjelles dhe çdo gje te ligjshme kunder mercenareve te sal grekoserbit. Padrejtesia e Spakut tregon perdite se eshte instrument antikombetar qe u sherben fqinjeve per shembjen e shtetit dhe shdukjen e Shqiperise.

    Reply
  • Sulo Palla says:
    January 24, 2026 at 9:03 pm

    Sali ke marre fund si njeri dhe politikan.Me 30-40 rrugecer qe paguan per molotove nuk merret pushteti.Mbase ne bòten tjeter ku po shkon.

    Reply
  • Policia viktime says:
    January 24, 2026 at 9:23 pm

    Sh sakt shkrimi
    Teater, teater qesharak per te genjyer naivët
    Përplasja në shesh prodhon imazhe, por jo zgjidhje.

    Reply
  • capi says:
    January 24, 2026 at 10:35 pm

    Normal show i rradhes. Pervec se ato qe permende, po shtoj dhe nje amnisti kush arrestohet. Te kuptohemi e votuar ne parlament, jo nga ato amnistite me pare nen dore.

    E rrezuat qeverine, apo e keni lene per heren tjeter, Sot ishte sa per nxemje. Te presim deri nga Marsi ose Prilli se me tujtje nuk shtyn ti.

    Reply
  • Kokpalari 21 janarit says:
    January 24, 2026 at 10:55 pm

    Ram Berish vk t dy . Njeri vret fakira me duar n xhepa. Tjetri fut kalamaj n burg me polic gjobqira

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    January 24, 2026 at 11:52 pm

    Ata police mbrojne rrogen e kalamajve,nuk mbrojne Ramen.Vjedh Rama,kusuret i heqin policet.Po pse nuk shkuat ta kapnit ne Vlore,aty tek restoranti me Ivanken?

    Reply
  • NATO says:
    January 25, 2026 at 1:18 am

    Mbahu fort Edvin,se po te hoqen keta te bien edhe brekushet,edhe gjenialiteti,edhe batutat globale,edhe Lyderi global.
    Behesh si Lali vjedhsi,kryetari kryebashkiakeve te botes ne burgun e Durrsit.

    Reply
  • Mentori says:
    January 25, 2026 at 2:37 am

    Ndjej një poshtërim për të cilin fjalët më duken të varfra. Një poshtërim që i bëhet kombit tim nga një qenie që guxon ta përdorë simbolin e tij më të shenjtë, ndërsa e zhyt atë në turp. Shqipëria, kjo hallëmadhja e historisë, nuk e çau rrugën e saj me mashtrime, por me shpatë në dorë, me gjak dhe sakrificë. Ajo u ndërtua mbi rënien e brezave që vunë kombin mbi jetën, mbi ajkën e rinisë që në çdo shekull u flijua për liri.
    Ta poshtërosh këtë trashëgimi, ta shndërrosh flamurin në mjet manipulimi dhe pushteti, është një fyerje që shkon përtej politikës — është dhunë ndaj kujtesës kombëtare. Sot ndjej një poshtërim të padëgjuar mbi popullin tim, i cili, i lodhur dhe i plagosur në shpirt rrezikon të humbasë orientimin nën zërat e manipuluesve madhështorë, që flasin për atdheun ndërsa e përdhosin atë.

    Reply
  • sa per saktesi says:
    January 25, 2026 at 8:08 am

    Vota ne kuvend ishte per aderimin e Shqiperise ne Bordin e Paqes. Molotovet ne shesh ishin per qeverisjen e Rames.
    Njesimin me Shqiperine nuk e bente as Enver Hoxha ndonese Diktature e deklaruar e kesisoj nuk mund tja vishni dot kete atribut Edi Rames ju Shenuesit e DITA ne kete te tashmen Demokraci te pretenduar.

    Reply
    • Autorja says:
      January 25, 2026 at 10:00 am

      Komentusi “sa per saktesi”

      Logjika juaj kërkon të duket e kthjellët, por rrëshqet pikërisht aty ku mendon se është më e fortë. Askush nuk po thotë se vota për Bordin e Paqes është Shqipëria. Kritika është se pushteti e përdor Shqipërinë si alibi për veten, dhe kjo nuk është shpikje gazetarësh, por praktikë e vjetër politike.

      Molotovët në shesh nuk ishin për Bordin, e dimë. Por as vota në Kuvend nuk ishte aq e “pastër” sa doni ta paraqisni.

      Kur një kryeministër u thotë deputetëve: “sot votoni Shqipërinë dhe mua si përfaqësues në Shtëpinë e Bardhë”, njesimi nuk bëhet nga gazeta — bëhet nga vetë pushteti.

      Keshtu qe mos na bej si shumë i zgjuar.

      Reply
      • Autorja says:
        January 25, 2026 at 10:02 am

        Edhe dicka tjetër

        Të përmendësh Enver Hoxhën si standard krahasimi është gjithashtu një dredhi retorike e konsumuar. Ta kanë lonsumuar Rama e Berisha kanë 40 vjet që hanë flori me 30 vitet e Hoxhës.

        Që Rama nuk është diktator i shpallur, këtë nuk e mohon askush serioz. Por arroganca, instrumentalizimi i shtetit dhe përzierja e interesit personal me simbolikën kombëtare nuk fillojnë dhe nuk mbarojnë me diktaturën.

        Ironia më e madhe është kjo:

        Që ti e quan veten “saktësi” por në përpjekjen për t’u dukur i arsyeshëm, përfundon duke mbrojtur një pushtet që vetë flet si i pazëvendësueshëm.

        Demokracia “e pretenduar” nuk dobësohet nga ironia e një gazete, por nga bindja se kritika qenka herezi dhe se kush nuk pajtohet “s’e kupton”.

        Ndaj pak më pak vetëbesim pedagogjik nuk do bënte keq.

        Asnjëra palë nuk ka monopol mbi Shqipërinë.

        Kjo, fatmirësisht, nuk është më koha e Enverit. Por as koha për t’u sjellë sikur pushteti nuk gabon.

        Reply
  • Thesin agá says:
    January 25, 2026 at 9:07 am

    Ka ndryshuar taktika.

    Përplasjet sa për sy e faqe mes dy vëllezërve siamezë ndodhin tani natën.

    Qeskat me gaz lotsjellës ja hedhin njëri tjetrit sikur të ishin topa bore.

    Ndarjen e plaçkës e bëjnë ashiqare për ditë me diell.

    Reply
  • protestuesi says:
    January 25, 2026 at 10:31 am

    Protestat nuk ngjajne asnjehere – Mbreme molotovet i hodhem mbi kryeministri e asnje polic nuk u lendua.
    Ne 21 janar 15 vjet me pare sulmi me dajake e gure ishte pikerisht mbi policet (shume prej tyre u plagosen) e madje sollem dhe nje kamion dhe e perplasem te gardhi i kryeministrise.

    Reply
  • sa per saktesi says:
    January 25, 2026 at 10:42 am

    Autorja, qetesohu. Une kam bere nje koment pa shpresuar etalonin e te zgjuarit. Replika juaj shkon boomerang me teper me vetveten tuaj e per sa ke shkruar (nese je vertete hartuese e atij titulli shkrimi) Here tjeter tregohu me e sakte e mos u tremb nga saktesite e tjereve.

    Reply
  • K R says:
    January 25, 2026 at 3:36 pm

    O saktesia e bythes
    Ajo te ka kthy pergjigje
    Ti thua ca traplliqe pa lidhje me pergjigjen dhe me temen qe vet e hape

    A na “sakteson” kush e lidhi voten ne Kuvend me Ramen? Gazetat apo vet Rama?

    Shko bej cicin pra se Rama e identifikoi veten ashtu me ato qe tha

    Legen sufllaqexhi o hajdutve

    Reply
  • sa per saktesi says:
    January 25, 2026 at 3:57 pm

    K R – ja, qetesohu e pi ndonje ilac gjumi. Ai ta shperndan te keqen e ta kthellon dhe mendjen e coroditur.

    Reply
  • K R says:
    January 25, 2026 at 4:00 pm

    Ke pergjigje o loqe?
    Mos na bej si shitës kamomili

    Reply
  • sa per saktesi says:
    January 25, 2026 at 4:08 pm

    K R – ja, ato me loqe ne goje si ti meritojne vetem meshire po kurrsesi pergjigje.

    Reply
  • 3D says:
    January 26, 2026 at 8:38 am

    Salih kriminel hajduti dy sende I ka kuptu te shqiptarët se janë frigacakë dhe me qëndrime kriminale çdo herë ka shantazhu shqiptarët frigacak me shqiptarë të dhunës solli në kuvënd sojin e Hajdarit Arbnorit Strazimirit Paloka Noka Boqii fytyra hajdut-kriminelësh që turp të shofish në rrugë e jo ma në Kuvendë

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?