Shënim i Redaksisë: Para pak ditësh, faqja online e DITA-s u përball me një sulm kibernetik, i cili dëmtoi arkivën digjitale dhe çoi në fshirjen e disa materialeve editoriale.
Mes tyre ishte edhe një shkrim me interes të lartë publik. Ai trajtonte shkeljet procedurale dhe standardet e cenuara në procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Pas sulmit, DITA kontaktoi një agjenci sigurie kibernetike ndërkombëtare, e cila zhvilloi një hetim dyjavor mbi incidentin. Sipas verifikimeve paraprake, ndërhyrja ka qenë e qëllimshme dhe e targetuar. Ajo nuk synonte bllokimin e faqes, por fshirjen selektive të disa shkrimeve.
Mes materialeve të zhdukura, më i ndjeshmi rezultoi pikërisht shkrimi për procesin e emërimit në BKH. Gjurmët digjitale (IP-të dhe modelet e aksesit) nuk janë të rastësishme dhe po analizohen për t’u përfshirë në një raport të posaçëm, që do të publikohet së shpejti.
Redaksia po ripublikon shkrimin e fshirë. Në fund ka dy shënime të rëndësishme për interesin publik:

SHKRIMI I FSHIRË PAS HAKIMIT TË FAQES:
Pikëpyetje të forta te ndërkombëtarët, dyshime për favorizim në përzgjedhjen e drejtorit të ri të BKH
Procesi i përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) është një nga mekanizmat më të ndjeshëm të reformës në drejtësi. Në thelbin e tij qëndron besimi publik se lufta e shumëpritur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do drejtohet më në fund nga merita, transparenca dhe integriteti.
Për këtë arsye rregullorja e miratuar nga Komisioni i Përzgjedhjes parashikon një proces me gjashtë faza të detyrueshme, ku pesë të parat janë testuese dhe kualifikuese, ndërsa e gjashta është vendimmarrëse, duke përfshirë identifikimin e kandidatit fitues dhe propozimin për emërim.
Një burim afër grupit ndërkombëtar që mbikqyr institucionet e reja të Reformës, i tha gazetës DITA se kanë dalë në sipërfaqe probleme serioze gjatë këtij procesi.
Sipas burimit që ka konsultuar dokumentacionin zyrtar, kandidati që më pas u propozua dhe u emërua Drejtor i BKH, Joni Keta, rezulton të jetë renditur ndjeshëm më poshtë se kandidatët e tjerë, pas përfundimit të fazave të testimit. Të paktën katër kandidatë të tjerë kishin rezultate më të larta në filtrat profesionalë dhe të integritetit.
Në aspektin e vlerësimit të dokumentuar në pesë fazat e para, ata janë paraqitur shumë më konkurrues se emri i propozuar në fazën e gjashtë nga komisioni me tre vetë i SPAK.
Ligji i jep SPAK-ut diskrecion në fazën finale, por diskrecioni nuk është sinonim i mungesës së arsyetimit. Kur një renditje zyrtare përmbyset, arsyeja duhet të jetë e dokumentuar, e argumentuar dhe e komunikueshme për publikun. Në mungesë të këtij arsyetimi, lind dyshimi se vendimi ka qenë më shumë selektiv sesa meritokratik.
Burimi theksoi se situtën e ka bërë më të rëndë fakti që ka patur mendim kundërshtues brenda vetë Komisionit të Përzgjedhjes. Një nga tre anëtarët e Komisionit e ka shënuar zyrtarisht mospajtimin me vendimin.
Ky është një element shqetësues dhe një fakt me peshë të madhe institucionale, sepse tregon se nuk ka pasur konsensus profesional dhe vendimi nuk ka qenë i vetëkuptueshëm as për vetë organin përzgjedhës.
Situata komplikohet më tej nga ekzistenca e audio-regjistrimeve dhe debateve të forta në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), ku janë artikuluar akuza dhe kundërakuza lidhur me procesin e përzgjedhjes. Fakti që diskutimi nuk ka qenë teknik, por konfliktual ka ngritur edhe te ndërkombëtarët dyshime për standarde të dyfishta.
Thelbi i kësaj çështjeje është standardi. Nëse renditja është anashkaluar pa shpjegim bindës, kurse mendimi kundërshtues dhe debatet e brendshme janë injoruar, rreziku është i qartë: BKH mund të humbasë autoritetin e vet moral përpara se të ushtrojë autoritetin ligjor tek të tjerët.
DITA u është drejtuar institucioneve të përfshira në këtë proces me disa pyetje në interes publik, të cilat për momentin kanë mbetur pa përgjigje:
– Pse u anashkaluan kandidatët e renditur më lart në garë?
– Cilat ishin kriteret konkrete që e përmbysën renditjen?
– Pse mendimi kundërshtues i një anëtari të Komisionit nuk u adresua publikisht?
– A u përdor faza e gjashtë si vlerësim real apo si justifikim formal?
– A i shërben ky precedent forcimit apo dobësimit të besimit te reforma në drejtësi?
Ligjshmëria formale është minimumi që kërkohet nga institucionet e reja të drejtësisë. Por për një strukturë si BKH, që ka mision hetimin e korrupsionit në nivelet më të larta, minimumi nuk mjafton.
Pa transparencë, pa arsyetim dhe pa besim publik, edhe një proces “i rregullt në letra” mund të perceptohet si i padrejtë.
Aq më keq, nëse edhe letrat çalojnë rëndë si në këtë rast.
VIJON ME:
1 – Kërkesa në KLP (ende pa përgjigje) për dokumentat e përmbysjes së testimit dhe kundërshtimet brenda vetë Komisionit Përzgjedhës
2 – Pse heshti Saliu për skandalin, kush ndërhyri tek ai për “nipin e Lym Ketës”. Kundrejt çfarë premtimi është marrë heshtja e tij, megjithëse ka dijeni të plotë mbi atë që ka ndodhur, veçanërisht mbi marrëveshjen e fshehtë ku u përfshi një pjesë e rëndësishme e SPAK dhe KLP

Kemi diçka më shumë se 100 vjet të pavarur – 114 vjet dhe , perherë me ham e gërre pa fund .
Kujt i duhet kjo pamvarësi ( mëvetësi ) ?
Popullit , njeriut të thjeshtë , jo se jo !
Ata në krye – dhe për dreq në krye nxjerrim maskarenjtë , ata po , vinë brekegrisur , jetojnë si milionerë dhe përfundojnë miliarderë – populli idiot iu thur hosana!
Ne s’kemi kapacitet për të qenë më vete , të pamvarur , që të shpetojme duhet të jemi pjesë e një federate , si Amerika , Rusia e të tjera……
Nuk bëhet Shqiperia me rrugaçë , me kurva e kurvarë hajdutë – merr nga rruga e bën ministra apo edhe kryeministra . E kanë bërë Shqiperinë si veten , të vjen turp të thuash jam shqipëtar
“ lumë kush te rrojë , ta shohë zonjë “ thoshin Rilindasit ! Po kur de , pas sa shekujsh !?
Të shporret urgjentisht Edvin Rama dhe e gjithë klasa politike e pas 90- ës .
Mirë do qe që , nja 10 a 15 të zhduken fizikisht- në emër të popullit nga trima të popullit !
Edhe pasoja mutsillek nuk eshte pasoje e regjimit te s’e shkuares, por eshte pjelle e po asaj logjike sherbetore e s’e keqes te V. Hygo, me ndryshimin e vetem, se dije u perdor per te rrezuar Enverin dhe sot per te perjetesuar pushtetin. Fakt, Enveri dje, e kishte te shpallur me kushtetute se shteti eshte I ndare nga feja, por mendja e zhdervjellet e ndyu ate shtet duke e shtytur te merret me fene ne prishjen e kishave dhe xhamive, kurse sot, po ajo mendje, e ndyne shtetin e sotem te ndare nga feja me kushtetute, me heshtjen ndaj investimit financiar te fese po nga ky shtet! Sa e sa mutsilleqe te tilla nga mendja e zhdervjellet, dje, atij qe kishte qene ne lufte I mbyllte rruget per biografi jo te paster, se kishte nje vella me ballin, kurse atij qe kishte qene me ballin I hapte rruge, se kishte nje vella partizan dhe mos acarimin e luftes se klasave. Sot, I pastri I djeshem eshte I piste dhe I pisti idjeshem, eshte I paster, e njejta armiqesi. Dje bluja dogji mundin e kuq, neser e kuqa djeg mundin blu! Nuk duam, nuk dime, apo keshtu na mesojne?! Per te tria, duhet te bindim dhe mesojme njeri tjetrin, po jo nga mendja e zhdervjellet, e V.Hygo, po nga mendja e Gorkit, “Ji budall po me mend e tua”.R.S.
Pse nuk rinovoni platformen dhe serverin o dita? keni ngelur me teknologji 20 vjecare dhe sa do e shtyni keshtu me webfaqe medioker?
E kuptoni tani sofistikimin qe i ka bere Sali Berisha gjithe sistemit gjyqesor qe nga KLP, KLGJ, SPAK GJykate e posaçme dhe filmin qe po xhiron çdo dite gjoja duke i share.! E kuptoni tani se kishte te drejte Manjani qe tha grup terrorist?! E kuptoni tani perse dosja e Gerdecit dhe 21 janarit po zvarritet nga kriminelat e prokurorise dhe gjykatave deri ne vdekjen natyrale te Sali Berishes ?! Detyra urgjente bie mbi parlamentin shqiptar qe e ka votuar populli dhe pastaj mbi antaret e gjykates kushtetuese se si do sillen dhe ata. Parlamenti duhet te prese menjehere marrdheniet me te gjitha organet e drejtesise, qeveria te nderprese çdo komunikim, te nderprese financat dhe mbrojtjen e gardes dhe te mos i njohi me. Te vere ne gadishmeri te plot ushtrine dhe policine per ruajtjen e rendin dhe ne rast te veçante te shpalle dhe gjendjen e jashtezakoneshme deri ne neutralizimin e kesaj bande te madhe antishqiptare. Te nxjerre ligjin per riformatimin e organeve te drejtesise duke i kaluar ne filter gjithe personat. Eshte e papranueshme dhe populli natyrshem nuk ka faj per ngjarjet por pret nga parlamenti shqiptar, te flase per ate popull qe nuk eshte pjese e bandave terroriste qe dolen perfundimisht hapur tani. Presidenti dhe kryeministri te aktivizojne organet e sigurise dhe te mos lejojne me kaosin qe keta prokurore dhe gjyqtare me padrejtesite qe bejne te detyrojne shqiptaret e ndershem te largohen nga Shqiperia. Eshte bere e padurueshme kjo terkuze maskarade qe tallet nje Sali Berishe tere diten e naten. Demokracia ka nje vije dermakacioni me pushtuesit e saj qe udhehiqen nga keto organe ne Shqiperi (‘prokurore e gjykates) Nuk ndodh ne bote kjo !! Mos lejoni te shkelet edhe nje minut mbi verdiktin popullore, ndryshe kerkoni ndihmen e tij.
Me pende e boje,laps kopjativ.Gazeta me shkronja plumbi ne shtypshkronje,si ne kohe te gutenbergut..Je i sigurte.Nuk nderhym dot AKSHI,AKTI,DURANA AJATOLLAH IRANI.
Pse u anashkalua renditja zyrtare e kandidatëve dhe pse mungon ende arsyetimi publik për përzgjedhjen e drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit?
Eshte detyre e SPAK dhe KLP te pergjigjet. Nuk ka me asnje hapesire per gallate situata
Kjo tregon qe Gysi qenka aty verdalle dhe vazhdone punen ne ilegalitet. Urgjente te xhirohet filmi i ri Ilegalet
Desha të shtoj diçka !!
Kishim marrëdhenie shumë miqësore me BRSS . Edhe unë si qytetar i thjeshtë e kam ndierë ndihmën e tyre në të gjitha fushat dhe për ketë iu jam mirënjohës atyre….
Ama nuk ia fal Hrushovit që ishte indiferent ndaj krimeve të Enverit dhe bandes së tij , ndaj popullit dhe komunisteve shqipëtare . Per të , bollë që Shqiperia nuk synon perendimin , pa Enveri le te vrasë e të presë kë të dojë .
Por këto fuqite e mbëdha qenkan njellojë ndaj të vegjëlve megjithse me sisteme te ndryshme politike – vret Saliu qytetaret në Bulevard , vret e vjedh me Gërdec etj etj dhe Amerika e quan burrë shteti ….
Vimë tek e sotmja !
Një horr , një degjenerato që u bë kryeminister po e shet Shqiperinë që ta ketë mirë me Trampin që e shau si askush tjetër . Dhe ky alabak po bën edhe diktatorin , se e ka mirë me Amerikën !
Mallkuar qoftë atdheu , që vë në krye horrat !
Kati miku im.
Thua qe kemi me se 100 vjet pavaresi ? Pyetja ime eshte : A kemi ? Pavaresi i thua ti kur shqiptaret i kane syte te Amerika apo Europa per te certifikuar ne se zgjedhjet ishin “te ndershme” apo jo ? Pavaresi e quan ti kur politiqenet shqiptare nuk marrin dot nje vendim (perveç vjedhjes dhe grabitjes se shqiptareve) pa aprovimin e ambasadave ?
Sipas ketij artikulli, Joni Keta eshte futur si diversant ne BKH, por me holumtimet qe beri gazeta Dita e zbuloi kete ! Ky jo vetem nuk paska qene profesionist, jo vetem qe qenka futur kontrabande ne BKH, por edhe ne listen e kanditdateve te mundshem per kreun e ketij organi nuk dihet kush e ka futur !? Bravo Dita i zbuluat armiqte e brendshem te BKH-s
Nëse ka dokumenta qe eshte permbysur realisht renditja duhen nxjerre.
Pra duhen publikuar
Deri atehere per mua shkrimi mgjths duker serioz, mbetet spekulim