Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, autori vritet nga agjentët e Shërbimit Sekret
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > VIDEO: Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, autori vritet nga agjentët e Shërbimit Sekret
BoteLajmi i fundit

VIDEO: Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, autori vritet nga agjentët e Shërbimit Sekret

Published: May 24, 2026
Shpërndaje

Një person i armatosur u vra mbrëmjen e së shtunës pas një shkëmbimi zjarri me agjentët e Shërbimit Sekret amerikan pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

I dyshuari është identifikuar si Nasire Best, 21 vjeç, i njohur më parë nga Shërbimi Sekret dhe me histori të dokumentuar të problemeve të shëndetit mendor. Sipas Shërbimit Sekret, pak para orës 18:00 me orën lokale, i riu nxori një armë nga çanta dhe hapi zjarr.

Agjentët iu kundërpërgjigjën menjëherë, duke e plagosur rëndë autorin, i cili më vonë u shpall i vdekur në spital.

- Publicitet -

Autoritetet konfirmuan gjithashtu se një kalimtar mbeti i plagosur gjatë incidentit, por nuk janë dhënë detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore. Burime të afërta me hetimin thanë për CBS se Nasire Best kishte tentuar të hynte në Shtëpinë e Bardhë në korrik të vitit 2025 dhe ishte arrestuar pranë saj nga agjentët federalë. Pas arrestimit, ai kishte kaluar një periudhë në një institucion psikiatrik.

Sipas të njëjtave burime, 21-vjeçari jetonte në Uashington prej rreth 18 muajsh dhe përdori një revolver gjatë sulmit. Gjatë incidentit, Presidenti Donald Trump ndodhej brenda Shtëpisë së Bardhë, por nuk ishte i rrezikuar. Sulmi me armë vuri në rrezik edhe gazetarët, pasi disa prej tyre po raportonin live nga Shtëpia e Bardhë. Ata u detyruan të kërkonin strehim gjatë transmetimeve live kur shpërthyen të shtënat me armë.

Në video të shpërndara në rrjetet sociale, gazetari i CBS News, Aaron Navarro, dhe gazetarja e ABC America, Selina Wang, shihen duke u ulur dhe duke vrapuar për tu mbrojtur, ndërsa në sfond dëgjohen të shtëna me armë dhe oficerë sigurie që urdhërojnë njerëzit të largohen nga zona.

I was in the middle of taping on my iPhone for a social video from the White House North Lawn when we heard the shots. It sounded like dozens of gunshots. We were told to sprint to the press briefing room where we are holding now. pic.twitter.com/iqdQwh4soq

— Selina Wang (@selinawangtv) May 23, 2026

Lidhur me sulmin ka reaguar edhe Presidenti Trump.

Me anë të një postimi në Truth Social, Trump falënderoi Shërbimin Sekret dhe forcat e rendit për reagimin e shpejtë dhe profesional ndaj personit të armatosur, për të cilin tha se kishte një histori dhune dhe një “obsesion të mundshëm” me Shtëpinë e Bardhë.

“Falënderojmë Shërbimin Sekret të mrekullueshëm dhe Zbatimin e Ligjit për veprimin e shpejtë dhe profesional që ndërmorën sonte kundër një personi të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë, i cili kishte një histori të dhunshme dhe një obsesion të mundshëm me ndërtesën më të dashur të kombit tonë”, shkroi Trump.

BREAKING: FOX News’ Chad Pergram reports on shots fired near the White House, says Secret Service took down shooter. pic.twitter.com/FvB2sdzZ2P

— Fox News (@FoxNews) May 23, 2026

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  • E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar, shoqërohen disa persona
  • Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet
  • “Protestat masive në Tiranë, përtej çështjes së mjedisit”, Radio France: Mobilizimi i parë i madh dhe i pavarur kundër qeverisë
  • Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mykonos’

Komentet e Fundit

  1. MH on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  2. demo on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  3. Ethem Lalaj on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  4. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  5. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?