Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Të shtënat në darkën ku ndodhej Trump, dalin pamjet kur autori nis të qëllojë me armë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > VIDEO: Të shtënat në darkën ku ndodhej Trump, dalin pamjet kur autori nis të qëllojë me armë
BoteLajmi i fundit

VIDEO: Të shtënat në darkën ku ndodhej Trump, dalin pamjet kur autori nis të qëllojë me armë

Published: April 26, 2026
Shpërndaje

Pamjet të reja janë publikuar nga momenti kur autori i sulmit me armë zjarri në darkën e korrespondentëve, ku ndodhej edhe Donald Trump ka thyer sigurinë dhe është futur në sallën e eventit.

Siç shihet edhe në pamje, autori kalon sigurinë dhe futet në sallën, ku po zhvillohej evendit, por menjëherë kanë reaguar forcat e sigurisë dhe Shërbimi Sekret.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump publikoi një foto të autorit të dyshuar të krimit, Cole Tomas Allen të shtrirë pa lëvizur në dysheme me duart e lidhura pas shpine.

- Publicitet -

pic.twitter.com/zcgVgZivwD

— Rapid Response 47 (@RapidResponse47) April 26, 2026

Sipas CNN, fillimisht u raportua se autori i të shtënave ishte i vdekur. Megjithatë, Shërbimi Sekret dhe Trump kanë thënë se autori është arrestuar. Autoritetet e kanë identifikuar të dyshuarin për të shtënat si një burrë 31-vjeçar nga Kalifornia.

Sipas raportimeve nga media amerikane, i dyshuari është parë duke vrapuar drejt sallës së eventit përpara se të ndalohej nga forcat e sigurisë.

Ai besohet të jetë një 31-vjeçar nga Torrance California, në periferi jugperëndimore të Los Anxhelosit, në Kalifornia. Autoritetet në Washington DC kanë bërë të ditur se i dyshuari ndodhet aktualisht në spitalin lokal, ku po merr trajtim mjekësor, ndërsa mbetet nën mbikëqyrjen e policisë.

Ndërkohë, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Todd Blanche, deklaroi se ndaj tij pritet të ngrihen akuza “shumë shpejt”. Jeffery W. Carroll, shefi i përkohshëm i Departamentit të Policisë Metropolitane, thotë se i dyshuari mbante disa armë.

“Ai ishte i armatosur me një pushkë gjahu, një pistoletë dhe disa thika”, thotë ai.

Trump fillimisht donte të kthehej në vendin e Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, por Shërbimi Sekret ishte kundër kësaj. Trump në fund tha se po kthehej në Shtëpinë e Bardhë dhe do të mbante një konferencë për shtyp.

Donald Trump ishte planifikuar të fliste në këtë ngjarje, paraqitja e tij e parë në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Presidenti zgjodhi të mos merrte pjesë në këtë ngjarje gjatë mandatit të tij të parë dhe ka abstenuar që nga rizgjedhja e tij.

Washington Hilton, i vendosur në një distancë të shkurtër nga Shtëpia e Bardhë, është vendi ku u qëllua me armë Presidenti Ronald Reagan në vitin 1981.

Replay video of shots being heard and President Trump and the rest of the stage being evacuated from the WHCA Dinner. pic.twitter.com/t908J3v47b

— Faytuks Network (@FaytuksNetwork) April 26, 2026

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Lala i Lushnjes says:
    April 26, 2026 at 7:45 am

    Pordhë me rigon, d.m.th. kaloi disa breza sigurie dhe arriti tek Trapi të mbaj dekleratë për shtyp.

    Reply
  • demo says:
    April 26, 2026 at 10:23 am

    Ja mori doren.Me kete atentat fiton mbeshtetje.
    Armiqte te marrin te keqen,shoku Enver!

    Reply
  • tarras says:
    April 27, 2026 at 9:23 am

    kjo ishte lojaaa

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama për “Revolucionin e Flamingove”: Është sfiduese për qeverinë, padurimi është i madh
  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me urbanin
  • Shqipëria, me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada. Si po i nxit Ballkani bebet
  • Horoskopi 12 Shtator 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sot
  • Çadrat me vete, si parashikohet moti për sot

Komentet e Fundit

  1. Tellalli on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi
  2. Bruno on Letër deputetëve mbi ndryshimet e vitit 2024 në ligjin për Zonat e Mbrojtura
  3. elion on Shqipëria “dënon” Serbinë një ditë me vonesë, për nderimet shtetërore ndaj “Kasapit të Bosnjes”
  4. Shannan on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  5. nje shqiptar on 12 shtator 2026

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?