Pasi u konstatua se pllakat e trotuareve të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë po përdoreshin nga protestuesit si “municion artilerie”, sot është gjetur zgjidhja.
Është futur fadroma dhe ka kthyer në mesjetë bulevardin duke e zhveshur totalisht nga pllakat e trotuareve. Pamjet tregojnë punonjës të shumtë bashkie që po i mbledhin të gjitha pllakat, ndërkohë që tani ka vetëm një rrugë balte në vend të trotuareve.
Tani mungojnë vetëm hendeqet me ujë rreth godinës dhe një urë me zinxhirë që të ngrihet sa herë që afrohet turma.
