Protesta e djeshme e opozitës u shoqërua vazhdimisht me tensione mes policisë dhe protestuesve.
Në një moment, nënkryetari i PD-së dhe njëkohësisht zëvendëskryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka humbur ndjenjat pas përplasjes me efektivët e Policisë.
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, Gjekmarkaj u ul në tokë dhe u rrethua menjëherë nga protestuesit dhe deputetët e opozitës të cilët i erdhën në ndihmë. “Sillni ujë, sillni ujë” dëgjohen të thërrasin protestuesit, ndërsa deputeti është i shtrirë në tokë.
Pas këtij incidenti ai u dërgua për ndihmë mjekësore te spitali i Traumës. PD ka akuzuar policinë se me urdhër të kryeministrit Edi Rama kanë dhunuar deputetin. Ata janë shprehur se policët e kanë përplasur dhe goditur me shkelma edhe pse e dinin që ishte deputet dhe nënkryetar i Kuvendit.
Protesta e opozitës në kuadër të mosbindjes civile ka zgjatur rreth tre orë, ku u bllokua qarkullimi në pesë pika kyçe të kryeqytetit, konkretisht te Rruga e Elbasanit, Pallati me Shigjeta, Zogu i Zi, Sheshi Willson dhe bashkia e Tiranës. Që në nisje të saj protesta është shoqëruar me përplasje të dhunshme mes policisë dhe qytetarëve.
Situata më e tensionuar është paraqitur në Rrugën e Elbasanit dhe tek Pallati me Shigjeta. Ndërkohë kreu i PD-së, Sali Berisha ka qenë i pranishëm në të gjitha pikat ku u mbajt protesta. Berisha tha për mediat se mosbindja civile nuk do të ndalet deri në krijimin e qeverisë teknike dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira.
Policia e shtetit ka reaguar pas pretendimit të eksponentëve të PD se deputeti Agron Gjekmarkaj u dhunua nga policia duke humbur ndjenjat.
Përmes një njoftimi policia thotë se deputeti Gjekmarkaj nuk është goditur nga asnjë punonjës policie, por, nga të dhënat e para, rezulton se ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është larguar nga protesta.
“Policia e Shtetit përgënjeshtron si tërësisht të pavërtetë deklaratën në media të z. Sali Berisha, ku pretendoi se deputeti Agron Gjekmarkaj është goditur nga punonjësit e Policisë.
Deputeti Gjekmarkaj nuk është goditur nga asnjë punonjës policie, por, nga të dhënat e para, rezulton se ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është larguar nga protesta. Policia e Shtetit shpreh keqardhje për këto deklarata dhe, mbi të gjitha, për veprimet e dhunshme të deputetit Flamur Noka, i cili jo vetëm nuk iu bind urdhrit të Policisë për të liruar rrugën, por ka kundërshtuar me dhunë, duke shtyrë, fyer dhe goditur punonjësit e Policisë që ishin në detyrë për të liruar rrugën me qëllim lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve. Policia e Tiranës ka evidentuar të gjithë ata shtetas që bllokuan në mënyrë antiligjore rrugën dhe kundërshtuan urdhrin e punonjësve të Policisë për ta liruar atë dhe do të procedohen sipas ligjit. Bllokimi i rrugëve është vepër penale, çka u është bërë e qartë organizatorëve të protestës në përgjigjen e kthyer nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, që mori përsipër garantimin e protestës, por pa bllokuar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve”, thuhet në reagimin e Policisë.
j.l./ dita
Policia e Shtetit dhe SPAK të kryejë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale hetimore.
Gjeka i tha jam profesor,po ku marin vesht policet,ata kishin cadra pistolet e thika me helm dhe kur i pa gjeka i ra te fiket dhe ne fund bertiti rrofte shoku sali qe nuk iku nga politika,se ndryshe do kisha ikur une
-” Jam Profesor- jam nen / Kryetar .i Palla-mentit ” – tha Gjekmarkaj dhe i ra te fiket ! PD e Berishes ,Perroi PSIQIK !
Ka ba vete per te hyre ne listat e nongrates?Ne Lezhe nuk e do askush.
Nuk duam ta besojme se e ka dhunuar policia ate Gjekmarkajn. As nuk do ta besonim sikur edhe ta kishte vrare.
Madje madje, edhe sikur ta pranoje kete gje vete Timonieri yne, jemi te bindur se eshte duke bere ndonje nga shakate e tija aq te kripura me te cilat shkulemi se qeshuri perdite.
Çfarë ironie të mprehtë ka ky “socialisti”. Të këput në bythë. Humorist i moth kadoshi. Duket që është socialist PDhi.
VO:
-Saliu me siguri një PD-ist e donte të VDEKUR në protestë për tu barazuar me 21 janarin 2011,mëkënse SPAK po vonon hetimin e dosjes së krimit me 4 të vrar me URDHËR TË SB TMERR I KOMBIT.
Profesori GjekMarkaj i mësuar në KOLLTUK & KONDICIONER nuk e përballoi dotë të FTOHTIT dhe bëri sikur u dhunua nga policia, me qëllim që BABI POLITIK TA VENDOS NËNLISTË NË 2025.Në fakt ky deputeti Lezhës nuk është dhunues por SHPIFS & nuk kishte arsye që ta dhunonte policia më PAQSORE NË BOTË kur ka duruar & po duron DEPUTETIN AGRESIV FSHATARIN NGA NOVOSEI I KUKËSIT I CILI KA GODITUR DISA HERË POLICËT NË DETYRE & NUK ËSHTË MARR ASNJP MASË.
Megjithatë Saliu e shfrytzoi këtë ngjarje POLITIKISHT,duke shpifur për çdo ditë 100 herë dhe bë 34 vite 4000.000 herë,ndonse ka urdhëruar vrasjen e mbi 20.000 njërzve pa fai veçse ishin kundër tij për DESTABILIZIM TË VËNDIT NË INTERES TË QARQEVE ARMIQSORE.
VINI RE:
● Protesta po bëhen në BEOGRAD kundër A.Vuçiçit si autokrat & protesta(mos bindje civile) bën Sb në Shqipëri për hallet e tij me DREJTËSINË I PENALIZUAR PËR KORRUPSION MSDHOR.DHE KJO NUK ËSHTË RASTËSI NË 34 VITE SA HERË QË OSHTIN VUÇIÇ-MIÇO-PUTIN..VEPRON EDHE MIKU I TYRE QË NGA 1990 NË TIRANË.!
Dhe kur DREJTËSIA E TREDHUR PREJ TIJ QË NË 1992,SB NUK PYET MË AS KRISHT E MUHAMET.PASI E KA NJË HALL TË MADH..DEKUEDTRIMI I PASURINË E FAMILJES MBI 500 OBJEKTE KORRUPSIONI NËSE GJKKO ZGJOHET NGA KOMA.
Patericat e Rames, protestojne fuqishem deri ne renie te fikti. PD-se duhet ti ndryshohet emri. Nga PD ta bejne PP, Paterica e piktorit.
Ujin katundari nga kush e priste!?,nderkohe shiu vu!?
Sali Berisha eshte me I rrezikshem tani se cdo kohe tjeter me perpara