Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Vizita zyrtare në Madrid, Rama pritet në Pallatin Mbretëror nga Mbreti Filipe IV
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > VIDEO: Vizita zyrtare në Madrid, Rama pritet në Pallatin Mbretëror nga Mbreti Filipe IV
Lajmi i funditPolitike

VIDEO: Vizita zyrtare në Madrid, Rama pritet në Pallatin Mbretëror nga Mbreti Filipe IV

Published: February 7, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron, kanë mbërritur në Pallatin Mbretëror Zarzuela, ku janë pritur nga Mbreti Filipe VI.

Rama po zhvillon zhvillojë një vizitë dyditore në Madrid, Spanjë, me rastin e pjesëmarrjes në ceremoninë e Çmimit Universal Spanjoll “Espanol Universal Award”, një çmim prestigjioz ndërkombëtar, që u jepet personave që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në promovimin dhe përmirësimin e kulturës, gjuhës dhe trashëgimisë spanjolle në mbarë botën.

Pas takimit, mbreti Felipe VI do të presë në audiencë Kryeministrin Rama. Në kuadër të kësaj vizite do të nënshkruhet në një ceremoni të posaçme, marrëveshja “Kongresi Botëror i Ligjit 2027” që do mbahet në Tiranë.

- Publicitet -

Ky Kongres, që mbahet pas 2 vitesh në Tiranë, mbledh së bashku juristë, gjyqtarë, avokatë e akademikë nga mbarë bota. Për Kryeministrin Rama, ky është sinjal që komuniteti ndërkombëtar kërkon të njohë demokracinë dhe drejtësinë tonë.

Por gjatë udhëtimit për në Spanjë, Kryeministri Rama njoftoi se Shqipëria do të jetë vendi organizator i Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, “një mundësi e shkëlqyer për të promovuar përparimet e vendit në drejtim të forcimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit”, – tha ai në një postim në rrjete sociale.

Rama theksoi se procesi i përzgjedhjes ka qenë shumë konkurrues dhe ka përfshirë kandidatë të fuqishëm nga kontinente të ndryshme. Kryeministri lexoi dhe letrën e dërguar nga presidenti i Shoqatës Botërore të Juristëve, Javier Cremades, ku u theksua se Shqipëria ka arritur të fitojë besimin e komunitetit ndërkombëtar për të organizuar këtë ngjarje prestigjioze në Tiranë, e cila do të njohë përparimet e saj në krijimin e institucioneve të drejta dhe funksionimin e ligjit si garanci për dinjitetin njerëzor dhe zhvillimin e qytetarëve.

“Procesi i përzgjedhjes ka qenë i ngushtë dhe konkurrues. Shqipëria ka marrë pjesë me kandidatë të fortë dhe historikisht demokratik nga kontinente të ndryshme’. Kështu shkruhet në letrën e Presidentit të Shoqatës Botërore të Juristëve, profesor i të drejtës kushtetuese dhe avokat me prestigj të madh. ‘Duke zgjedhur Shqipërinë si vendin pritës të Kongresit Botëror të Ligjit 2027, komuniteti ndërkombëtar i ligjit dëshiron të njohë demokracinë e saj të re dhe institucionet e themeluara mbi sundimin e ligjit si garanci për dinjitetin njerëzor dhe zhvillimin për qytetarët e saj’, vazhdon ai. ‘Kongresi do të jetë një mundësi e shkëlqyer për vendin tuaj për t’i paraqitur botës përparimet e mëdha drejt një demokracie të fortë dhe respektin ndaj sundimit të ligjit’.

E pra, për pak ne nisemi për në Madrid për njoftimin publik të përzgjedhjes së kandidaturës së Shqipërisë për të mirëpritur Kongresin Botëror të Ligjit. Gjatë këtyre kongreseve çdo dy vjet prezantohet një çmim, çmimi i paqes dhe lirisë botërore që konsiderohet nga shumë si çmimi Nobel në ligj. Pra, Shqipëria 2027 do të jetë vendi i Samitit të NATO-s, i Europianit të Futbollit për të rinjtë dhe tani edhe i Kongresit Botëror të Ligjit. Ç’të them? Kush i imagjinonte këto dhe të tjera plot akoma deri disa vite më parë le të ngrejë dorën. Kongresi Botëror i Ligjit është ndër të tjera edhe një trofe i Shqipërisë në formën e konsideratës së lartë që ka krijuar vendi ynë falë reformës në drejtësi”, – tha Rama.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • demo says:
    February 7, 2025 at 10:22 am

    Spanja nuk e njeh Kosoven.Europiani i futbollit er te Rinjte zhvillohet ne Bashkepunim ne Konfederaten Serbi-Shqiperi.
    Berberin e Seviljes e donin TE GJITHE.

    Reply
  • I juaji Edi Rama says:
    February 7, 2025 at 10:35 am

    Ne djall Kosova…une shkoj ne Spanje per te bere dhe atje ate rixhane standarte per ti strehuar ketej nga NE ato refugjatet afrikane qe i shkojne brigjeve te tyre!

    Reply
  • demo says:
    February 7, 2025 at 11:37 am

    po cfare cmim Nobel ne Ligj??????????????Ky i ka humbur te gjitha Gjyqet!Po jepni Ate qe i takon:Cmimin NcGonigall per Allashverish.

    Reply
  • Dashi says:
    February 7, 2025 at 11:57 am

    Mirë e ke demo , meqenëse Spanja nuk e njef Kosovën , atëhere edhe Shqipëria të mos e njohë Spanjën . Është kështu apo jo demo , reciprocitet ? Madje , gjithmonë për reciprocitet , Rama me gjysmën e qeverisë duhet të shkojë në Prishtinë të votojë kundër VV-së , që t’i ktheje vizitën dhe borxhin Albin Kurtit , i cili krijoi celulë VV-je në Shqipëri dhe shkoi e votoi për Berishën , kundër Ramës . Nuk të kam lexuar kurrë të kesh trajtuar në komentet e tua këtë kryevepër të beniaminit tënd Albin Kurti , madje , të njëjtën gjë , e përsëriti para disa muajsh edhe me shqiptarët e Maqedonisë , duke votuar e përkrahur kryeministrin antishqiptar të Maqedonisë . E jo vetëm kaq , por deklaroi faqe botës , në konferencën për shtyp me kryeministrin e ri maqedonas , qe shqipja nuk është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut edhe pse kushtetuta maqedonase përcakton gjuhë zyrtare kur një pakicë etnike është mbi 20% . Shqiptarët në Maqedoni përbëjnë rreth 38% të popullsisë . Ja , ky është dishepulli yt , bylmezi apolitik , Albin Kurti . Dhe e fundit , a nuk më thua demo , ç’hyn Kosova , more derdimen me vizitën zyrtare të Ramës në Spanjë ?

    Reply
  • demo says:
    February 7, 2025 at 12:08 pm

    Inat te forte paska pasur Rama,o Dash..Nuk i dilka inati me VV,qe konkuroi per zgjedhje,10-12 vjet me pare.Po pse nuk e mban Inatin me Berishen,si me AlbIn kurtin,,Se Albin Kurti,as e ka rrahur,as e ka share.

    Reply
  • Dashi says:
    February 7, 2025 at 12:35 pm

    Jo demo , Rama nuk ka asnjë inat , thjesht po zbaton kërkesën e Albinit që i kërkoi Ramës “mos ndërhy në punët e brendëshme të Kosovës , Kosova është shtet më vete dhe ka qeverinë e saj ” . Qysh atëhere para 3-4vjetësh e deri më sot , Rama nuk e përmënd as Albinin dhe as Kosovën në asnjë rast . Dhe bën mirë , apo jo demo ? Sa për Berishën , kush tha që nuk e ka inat , po megjithatë do ruajë një farë minikomunikim , si opozitë shumë e leverdishme për Ramën që është Berisha . Epo , politika kështu është o demo , po kujt i thua , Albin Kurtit ?

    Reply
  • demo says:
    February 7, 2025 at 3:49 pm

    Vlera e nje Drejtuesi shteti nuk qendron ne Ate sa shume miq ka ne Bote dhe sa Haverdar eshte me Trojet dhe Burimet e Shtetit,por ne Ate sa i mbron dhe begaton Trojet e Shtetit te Tij.

    Reply
  • Dashi says:
    February 7, 2025 at 5:30 pm

    Po , o demo , mirë e ke ç’i duam miqtë e botës më mirë pa miq . E pastaj , ja kemi marë dorën kësaj pune neve , për gjysëm shekulli kemi rrojtur pa miq fare , me forcat tona . Dhe , e dimë se si përfunduam . Por ama një gjë kemi pasur , ushtrinë dhe mbrojtjen . Ndërsa ti bën aludim me Kosovën dhe Kurtin , që nuk kanë as kobure të mjaftueshme dhe polici kur dorëzon turnin , i dorëzon edhe koburen shokut të turnit . Kjo është mbrojtja që i bën “drejtuesi I shtetit” vëndit të tij ? Sa për begatinë , Kosova ka bërë hapa mbrapa dhe është nën sanksione nga BE- ja njëlloj si Rusia . Pale gjithë këto , por të jesh edhe i izoluar nga bota . Demo , Kosova gabon rëndë dhe koha do t’a tregojë se ku do përfundojë .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. lato on ​”I gjetëm rusët!”
  2. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  5. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?