Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Shpëtohen pas 8 orë kërkimesh dy turistë francezë, një prej tyre në gjendje të rënduar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VIDEO: Shpëtohen pas 8 orë kërkimesh dy turistë francezë, një prej tyre në gjendje të rënduar
KronikeKryesore

VIDEO: Shpëtohen pas 8 orë kërkimesh dy turistë francezë, një prej tyre në gjendje të rënduar

Published: August 15, 2023
Shpërndaje
Dy turistë francezë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në një zonë mjaft të vështirë malore në Shkodër, janë shpëtuar pas një operacioni të vështirë që zgjati 8 orë.
Policia bën me dije se njëri prej tyre pati komplikime shëndetësore.
“Rreth orës 19:00, salla operative e Policisë së Shkodrës ka marrë njoftim se 2 turistë francezë kishin mbetur të bllokuar në një terren shumë të thepisur, pranë përroit të Cutit dhe se njëri prej tyre kishte shfaqur komplikime shëndetësore (temperaturë të lartë). Menjëherë pas këtij njoftimi, drejt zonës së sinjalizuar, janë nisur efektivët e Policisë Alpine të FNSH Shkodër, të ciliët janë të trajnuar dhe të pajisur, për t’iu shkuar në ndihmë qytetarëve dhe turistëve të cilët gjatë eksplorimeve, mbesin të bllokuar në terrene të vështira malore.
Si rezultat i veprimeve të specializuara të skuadrës së Policisë Alpine, si dhe asistencës së banorëve të zonës, 2 turistët janë lokalizuar rreth mesnatës, janë shoqëruar deri në një zonë të aksesueshme nga automjeti i Policisë dhe më pas janë transportuar me këtë automjet, në spitalin e Shkodrës. Shtetasi që shfaqi komplikime shëndetësore vijon të marrë asistencë mjekësore në spitalin e Shkodrës, dhe është jashtë rrezikut për jetën”, raporton policia.
Turistët falënderuan punonjësit e Policisë Alpine, për gatishmërinë e treguar, si dhe për ndihmën e ofruar.
Skuadra e Policisë Alpine fton çdo qytetar/turist që gjendet në një nevojë që lidhet me detyrat funksionale të kësaj njësie, të kërkojë ndihmë, dhe ndërhyrja e specializuar do të jetë e menjëhershme.

 

 

- Publicitet -

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Hajdute!”/ Protestuesit ndjekin Ballukun drejt makinës
  • Kosova me qeveri të re, por 62 votat e Kurtit mjaftojnë për Qeverinë, jo për Presidentin
  • Protesta kundër Muzeut Hebraik u maskua pas “Klubit Labëria”
  • Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë
  • Kabineti i propozuar nga Albin Kurti

Komentet e Fundit

  1. K R on Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë
  2. nje shqiptar on Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë
  3. Ethem Lalaj on Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë
  4. 'Antishqiptari' on Iluzioni i shtetëzimit
  5. Socialisti i zhgenjyer on “Territorialja”, tensione mes Ramës dhe kryebashkiakut të Poliçanit, përfshihet edhe aktorja

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?