Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Propozimi francez për negociatat me BE/ Përshkallëzohet protesta në Shkup, lëndohen 4 policë, shoqërohen disa persona (VIDEO)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Propozimi francez për negociatat me BE/ Përshkallëzohet protesta në Shkup, lëndohen 4 policë, shoqërohen disa persona (VIDEO)
BoteKryesore

Propozimi francez për negociatat me BE/ Përshkallëzohet protesta në Shkup, lëndohen 4 policë, shoqërohen disa persona (VIDEO)

Published: July 5, 2022
Shpërndaje

Protestuesit maqedonas kanë thyer xhamat e ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme në Shkup, në ditën e katërt të protestave kundër propozimit francez. Protesta, e cila ka filluar para objektit të qeverisë, ka vazhduar më pas tek MPJ, ku protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike dhe gjësende të forta, duke thyer xhamat e përparmë të ministrisë. Si pasojë, një prej efektivëve ka mbetur i plagosur. Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë që po bën transportimin e të lënduarit.

Protestuesit i kanë bërë thirrje ministrit të Jashtëm, Bujar Osmanit, që “ta mësoj historinë”. Në pankartat e protestuesve emri i Bujar Osmanit, ishte deformuar në Bugar Osmani.

The situation has generally calmed down. A small group of demonstrants are still standing near the police cordon#Protest in #Skopje pic.twitter.com/98VedvBAbO

— Martin Koloski (@koloski_) July 5, 2022

- Publicitet -

Protestuesit janë ndaluar para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, në protestën që po vazhdon edhe në orët e mbrëmjes së 5 korrikut. Kjo është dita e katërt që në Shkup po mbahet protesta me moton “Ultimatum? Jo, faleminderit”, kundër propozimit francez përmes të cilit synohet të tejkalohen dallimet mes Shkupit dhe Sofjes zyrtare rreth të kaluarës dhe çështjes së identitetit maqedonas.

Protestuesit po kërkojnë që autoritet e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, të refuzojnë propozimin e Bashkimit Evropian, të njohur si propozim francez, për fillimin e negociatave për anëtarësim. Sipas tyre, francez bën “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën e as historinë maqedonase. Gjatë protestës, policia maqedonase tha se janë lënduar katër policë. Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski ka bërë thirrje për protesta të qeta dhe demokratike duke nënvizuar se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe këtë të drejtë askush nuk guxon tua mohojë.

“Dhuna ndaj atyre që kujdesen për rendin – policisë maqedonase , ndaj institucioneve nuk do të sjell asgjë. Dje kishim tentim për eskalim të situatës, kemi 4 polic të lënduar”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Gjatë protestës së një ditë më parë, një grup i qytetarëve të udhëhequr nga lideri i partisë ‘E Majta’, Dimitar Aapsiev, i cili njihet për qëndrimet e tij nacionaliste, theu rrethojën e vendosura para Qeverisë dhe në drejtim të Policisë dhe ndërtesës qeveritare hodhën letra tualeti, shishe plastike, topa uji, mjete piroteknike dhe vezë.

One more arrested. Unclear what happened now. #Protest in #Skopje pic.twitter.com/v5urQrxL1T

— Martin Koloski (@koloski_) July 5, 2022

Kovaçevski: E pa tolerueshme të protestohet me maska

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski gjatë ditës ka thënë se protestat e dhunshme nuk i kanë hije një vendi anëtar të NATO-s dhe një vendi që pretendon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Po, protestojnë njerëz që mbajnë maska , të cilët godasin policinë. Po, kemi polic të lënduar. çdo kush mund të protestoj për çdo çështje. Por qëllimi që të shkohet në protesta me maska është I pa tolerueshme për një shtet që kaloi 27 prillin. Kjo nuk guxon të na ndodhë. Mbrëmë e patë se policia u tërhoq. Këtu bisedohet për propozim të ofruar nga Bashkimi Evropian” ka deklaruar kryeministri I Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski.

Ndryshe, përmes propozimi francez i cili arriti në Maqedoninë e Veriut më 30 qershor synohet të tejkalohen dallimet mes Shkupit dhe Sofjes për çështjen e gjuhës dhe të kaluarës historike me këtë dhe zhbllokimin e procesit integrues.

Bullgaria tashmë dy vjet, përmes vetos, e ka bllokuar fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut, me këtë edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë drejt rrugëtimit në procesin integrues në Bashkimin Evropian.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Mos e beso po deshe, por eshte e vertete. says:
    July 5, 2022 at 10:04 pm

    Maqedonia si shtet artificial i ngjizur nga kodoshet Perendimore i ka ardhur koha te shperbehet, “copat” e saj te shkojne ne vendet e origjines.

    Reply
  • Erdogan says:
    July 6, 2022 at 1:20 am

    Njesoj si Arnautistanin tuaj zoti me comentin Mos e beson Po deshe.
    Angloamerikanet e krijuan Arnautistanin Osmane dikur Epiri Greke ne te Veriut (Voras greq) dhe te Jugut (Jugo sllavisht).
    Ajo eshte edhe aresyaja perse e perkedhelin Turqine qe kthen Simbole Greke te Krishterimit ne Xhami si Agia Sofia e ndertuar nga Perandori Ilyre Greke Iustinianos ne 532A.D.
    Sa me te dobet dhe te Vogel ta kene hajdutet e Parthenonit Kombin Greko-Ilyre kaq me mire per Cifutet dhe Turqit.
    Sa per Sllavet e Shkupit te njohur nga Angloamerikanet me Emrin Greke Maqedoni eshte nje fact tjeter per Krimet e tyre kunder Njerezimit.
    Vete Glivorovi Presidenti i Pare i Meqedonise se Veriut pas Shperberjes se Jugosllavise deklaronte qe Ne thoshte Ai jemi Sllave dhe nuk kemi lidhje me Aleksandrin e Madh.
    Tani e kupton se kush jane Kriminele?

    Reply
  • Mos e beso po deshe, por eshte e vertete. says:
    July 6, 2022 at 4:01 am

    “Erdogan” mos komento komentet e tjereve merru me artikullin, nuk te paguan njeri te korrektosh shkrimet dhe mendimet e te tjereve nuk mund te jene te gjithe ne nje mendje , do te na kthesh ne komunizem.

    Reply
    • Reshit Lala says:
      July 6, 2022 at 6:38 am

      Justiniani I
      Meister von San Vitale in Ravenna 004.jpg
      U lind në 482
      Tauresium, Dardania, (Sot Republika e Maqedonisë së veriut)

      Vdiq 15 Nëntor 565
      Konstandinopoja
      Kombësia Ilir
      Punësimi Politikan, Ushtarake
      Titulli Perandor i Perandorisë bizantine
      Bashkëshorte/t Theodora
      Prind/ër Sabbatius
      Vigilantia
      Perandoori Justinjani ishte shqiptar nga Dardania. Të dhlna nga enciklopedia. Nuk kishte punë me grekët!

      Reply
  • Reshit Lala says:
    July 6, 2022 at 6:45 am

    Justiniani enciklopedia: Në jug të Nishit gjendej fshati i tij i lindjes Tauresium, i cili për lavdinë e djalit të vet u bë qytet i madh me emrin Justiniana e Prima. Me Nouvellae 11, Perandori Justinian vendosi ta tërheqë qendrën e prefekturës së Ilirikut nga Selaniku dhe ta vendoste në Justinianën e Parë. Me të njëjtin ligj e bëri qytetin qendër patriarkale. Justiniana e Parë u bë krahas Selanikut qendra më e rëndësishme kishtare e administrative e Prefekturës së Ilirikut.
    Justiniani ndërtoi vetëm në Dardani tetë qytete të reja dhe meremetoi pesëdhjetë e një qytete të tjera. Po kështu në Epirin e Ri, që i përkiste Shqipërisë së Mesme, Perandori ndërtoi tridhjetë e dy kështjella të reja dhe meremetoi tridhjetë e gjashtë ekzistuese. Ndërsa në territorin e Epirit të Vjetër, që i përket territorit të Shqipërisë së Jugut u ndërtuan dymbëdhjetë kështjella të reja dhe u meremetuan dyzet e shtatë kështjella të tjera. Perandori rindërtoi krejtësisht qytetin e Singidinumit dhe e rrethoi me fortesa shumë të rëndësishme. Po kështu ngriti një fortesë të madhe në afërsi të këtij qyteti.
    Me emrin e vet, Justinianopolis, Perandori pagëzoi edhe qytetin Adrianopolis në Epir. Gjithashtu pranë Justinianës së Dytë, u ndërtua një qytet i ri, i quajtur Justinopolis, për nder të dajës së Augustit, themeluesit të dinastisë, Perandorit Justin I.
    Justinani u kujdes që Iliriku të ndihej i sigurtë dhe e bëri mbrojtjen e territoreve ilire prej sulmeve të barbarëve një çështje personale. Në territoret ilire u ndërtuan 43 fortesa të reja dhe u riparuan 50 fortesa të tjera.

    Reply
  • demo says:
    July 6, 2022 at 3:08 pm

    Greket nuk kane lidhje fare,fare me Maqedonasit e lashte Filipin dhe Aleksandrin e Madh.
    E kam fjalen per greket e lashtesise.Eshte vete Demosteni,oratori nga Athina,qe ja deklaron banoreve te Athines ne prag te pushtimit te Athines nga Maqedonasit e mbretit Filip.
    Kurse keta greket e sotem jane shqiptare(arvanitas),vllahe,sllave,turq,dhe nje koloni grekesh te Azise,qe i solli Turqia ne 1923,kur shkembyen popullsite.Keta jane greke ne Greqi.
    Nqs.ka shtet Artificial te sajuar ne Epruvete nga Anglia,Rusia,Franca dhe Gjermania,,ky shtet eshte Greqia.
    Ja sollen dhe mbretin Otton nga Bavaria,se Shqiptaret nuk po duronin dot pordhet e PresidentitJohan Capo d`Istria,qe shtirrej si Rus,si Venecian..Por qeni arvanitas e nuhat eren e qenit te Terbacit,se jane e njejta rrace.
    Keshtu Gjon Gjiken nga Terbaci,lindur ne Gjirokaster,shkolluar ne Venedik,me grada ne Krime,,e vrane alvanosat arvanitas,qe bene te famshmin revolucion grek me shqiptare,,se kembe greku nuk pati .

    Reply
  • Mali says:
    July 6, 2022 at 6:35 pm

    GJALLE QENKE ERDO MUTI
    TE PAT HUMBUR ZERI
    ASHTU SIC ISHE PASKE MBET
    NJE HAJVAN I TERI

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?