Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vijon “rrokullisja” e Euros, bie poshtë vlerës së 114 lekëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vijon “rrokullisja” e Euros, bie poshtë vlerës së 114 lekëve
AktualitetEkonomi

Vijon “rrokullisja” e Euros, bie poshtë vlerës së 114 lekëve

Published: December 22, 2022
Shpërndaje

Kursi i këmbimit të Euros ka thelluar më tej rënien ditën e mërkurë, duke rënë për herë të parë poshtë kufirit të 114 lekëve.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 113.84 lekë, 0.51 pikë më pak krahasuar me të martën. Që nga fillimi i muajit dhjetor, Euro ka humbur 2.6% të vlerës në kursin e këmbimit me Lekun.

Sipas burimeve nga tregu, në ditët e fundit rënia e Euros po nxitet më tej nga njëra prej bankave të sistemit, që po realizon shitje të mëdha të valutës, duke konvertuar një pjesë të kapitalit të saj aksioner në Lekë.

- Publicitet -

Ky operacion vjen në një moment kur qysh më parë më parë tregu po karakterizohej nga një ofertë në rritje dhe kërkesë në rënie për monedhën europiane. Oferta valutore, që këtë vit ka qenë e lartë në mënyrë të qëndrueshme dhe agjentët e tregut shprehen se prurjet në këtë periudhë janë rritur më tej.

Mund të hipotizohet se kjo ofertë po fryhet më tej nga faktorët sezonalë, si turizmi dhe kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit. Historikisht, kjo periudhë sjell rritje të flukseve valutore hyrëse në ekonomi dhe një zhvlerësim të Euros në kursin e këmbimit me lekun.

Megjithatë, rënia e Euros në këtë peirudhë nuk ka pasur asnjëherë përmasa të tilla. Agjentët e tregut besojnë se prurjet nga ekonomia e zezë dhe ajo informale janë faktorë me ndikim të rëndësishëm në ecurinë e krsit të këmbimit valutor.

Një ndikim të konsiderueshëm në këtë tendencë vlerësohet se ka pasur edhe rënia e kërkesës së Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), që prej gjysmës së dytë të muajit nëntor i ka ulur ndjeshëm importet e energjisë dhe nevojat e saj për valutë. Tërheqja nga tregu e KESH e ka thelluar më tej hendekun mes kërkesës dhe ofertës, duke e “zhytur” Euron në nivelet më të ulëta historike.

Në teori, një ndikim në forcimin e monedhës vendase ndaj Euros mund të ketë pasur edhe rritja e shpejtë e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë. Megjithatë, ekspertët e tregut janë shumë dyshues lidhur me ndikimin real të normave të interesit në kursin e këmbimit të Lekut.

Një forcim i monedhës kombëtare kundrejt Euros në këtë moment duket e leverdisshme për pjesën më të madhe të publikut, duke pasur parasysh se forcimi i lekut ndikon në uljen e çmimeve të importi.

Shqipëria është një ekonomi me deficit të thellë në trregtinë e mallrave të konsumit dhe forcimi i Lekut ka një efekt amortizues në nivelet e inflacionit. Forcimi i Lekut është i volitshëm edhe për atë pjesë të konsiderueshme të shqiptarëve me të ardhura në lekë, por që kanë kredi bankare në Euro.

Nga ana tjetër, zhvlerësimi i shpejtë i Euros ka efekte negativ për subjektet që kanë të ardhura në valutë dhe shpenzime në Lekë.

Efekti i zhvlerësimit të Euros prek sidomos sektorët eksportues të ekonomisë, duke ulur të ardhurat të shprehura në monedhën vendase dhe duke ndikuar negativisht marzhet e fitimit të këtyre bizneseve.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • k says:
    December 22, 2022 at 9:49 am

    Europa është shume e shqetesuar per forcimin e lekut se mund të bëjë konkurence tek tregu i gjelave të detit.

    Reply
  • Andis says:
    December 23, 2022 at 4:22 am

    Dollari do forcohet Edhe me shume ne javet ne vazhdim

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Të rinjtë rrethojnë dhe godasin selitë e PS dhe PD në Shkodër, shikoni çfarë shkruajnë në fasadë
  • Eurodeputetja Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë
  • Kreu i forcave të rendit në Shkodër në gjendje të rëndë, u godit me gurë në kokë nga protestuesit
  • VIDEO: Vazhdojnë ta godasin edhe pse e kanë shtrirë, 6 policë dhunojnë protestuesin
  • Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat?

Komentet e Fundit

  1. xxx on Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  2. . on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  3. Lesh lesh on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. abdiaga on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. Politeknikumi on VIDEO: “Ai pi kokainë, ju rrifni kalamajtë”. Tension mes një grupi policësh, mediave dhe kalimtarëve në qendër të Tiranës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?