Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
“Duhet të siguroheni që njerëzimi të shërbehet nga të pasurit
dhe jo të sundohet prej tyre”.
Papa Françesku
Shumica e shqiptarëve nuk e kishin dëgjuar kurrë fjalën koncesion, ose thjesht e kishin lexuar në librat e historisë si diçka e keqe e përdorur nga qeveritë e kohës së monarkisë. Edhe sot, kur shtypi dhe TV buçasin përditë kundër koncesioneve, shumica e njerëzve as që ia kanë idenë çfarë janë e si funksionojnë ato. Po t’iu referohemi fjalorëve të gjuhëve të ndryshme na del se fjala koncesion, veç të tjerave, do të thotë dhënie e një të drejte, lëshim, privilegj etj.
Mirëpo tek ne duhej të dilnin në skenë udhëheqës të ndritur dhe largpamës, nga ata që e kalojnë jetën politike hipur në makina dhe shoqëruar me varganë makinash të tjera të mbushura me matrahulë, zorraxhinj, lamashë e vandalë të armatosur e të dhunshëm nga të cilët marrin frymëzime demokratike, ose udhëheqës që i kthejnë zyrat qeveritare në fusha basketbolli apo studio zhargavinash artistike, në mënyrë që tek ne koncesioni të ngrihej në nivelin e një zotërie hijerëndë dhe të kudondodhur.
Dalja në skenë dhe qeverisja e vendit nga këto dy kategori të ndritura individësh politikë na ka dhënë mundësinë që ta kuptojmë më mirë koncesionin, madje t’i japim atij statusin e shpëtimtarit në fushën e ekonomisë dhe ta nderojmë si Zoti (Mister) Koncesion. Udhëheqësit tanë të shndritur, por edhe të gjithëditur, aq sa edhe rrufjanë e matrapazë, po bëjnë çmos të na bindin për qëllimet e mira dhe domosdoshmërinë e zbatimit të koncesioneve si forma të zhvillimit demokratik/kapitalist të ekonomisë tonë.
Duke pasur parasysh arsyetimet e tyre “bindëse” na rezulton se shumë, ose të gjithë sektorët e ekonomisë, kulturës, mbrojtjes etj. duhen dhënë me koncesion tek privatët. Sipas teoricienëve tanë të shquar, meqenëse shteti ynë është i dobët ekonomikisht dhe i pafuqishëm administrativisht, duke pasur parasysh edhe faktin që individët sipërmarrës janë edhe më të kualifikuar dhe interesuar për zhvillim e fitim, ne duhet t’ua besojmë këtyre individëve prodhimet dhe shërbimet bazë të jetës dhe jetesës tonë.
Pasi iu dhanë biznesmenëve tanë “të ndershëm” me koncesion shumicën e pasurive mbi- e nëntokësore, portet e aeroportet, shërbimet mjekësore, rrugët dhe ambientet sportive, tani na thonë se do të bëjnë të njëjtën gjë edhe me qendrat arkeologjike, kulturore e turistike. Po, çfarë do të thonë të gjitha këto në gjuhën e thjeshtë popullore? Këto thonë se pasuritë e përbashkëta mbi- e nëntokësore, pasuritë natyrore dhe ato të krijuara për shekuj nga puna dhe djersa e shqiptarëve, tani iu duhen dhënë një grushti individësh që qëndrojnë mbi ne por edhe të “prirë” për të na shërbyer me përkushtim e nivel të lartë. Kështu, Shqipëria do të kthehet nga pronë dhe vend i gjithë shqiptarëve, në pronë i një grushti njerëzish “të zgjedhur”, i një “elite” morale e intelektuale të quajtur VIP-a, aristokraci, fisnikëri apo çfarëdo përcaktori tjetër përkëdhelës, të cilët do të fitojnë monopolin dhe të drejtën historike për të na sunduar sot e mot.
Duke iu besuar shumë politikanëve tanë të ndershëm, të përkushtuar, humanë dhe modernë, edhe unë po “e mirëpres” ardhjen e koncesionit dhe e shpall atë si “shpëtimtarin” tonë qytetar, shoqëror e kombëtar. Përveç sa më sipër, unë besoj dhe propozoj që të jepen me koncesion edhe arsimi, krejt mjekësia, akademia e shkencave, mbrojtja e vendit dhe, rendi, sidomos sistemi ynë i nderuar i drejtësisë.
Meqenëse, siç na mësojnë udhëheqësit tanë largpamës “perëndimorë”, individët e biznesit tek ne janë më të pasur se shteti, më të aftë se shtetarët tanë të të gjithë krahëve, më të ndershëm e të përkushtuar se të zgjedhurit tanë, atëherë le t’ua besojmë atyre të gjithë sektorët e jetës tonë, madje edhe jetët tona vetë. Ata vërtetë udhëhiqen në jetë e në punë nga ligji i fitimit, por neve nuk na vjen ndonjë gjë e keqe paçka se ata janë duke fituar shumë dhe në kurrizin tonë të përkulur. A nuk thonë përditë gjithfarë njerëzish të ditur, të politikës e të medias se “Nuk të vjen e keqja nga ai që ka!”?
Ata që s’kishin asgjë dhe sot kanë shumë, ata që “të pabrekë i zuri dreka, milionerë i gjeti darka” (Ali Asllani), ata që s’paguajnë taksa e tatime dhe na i shesin mallrat e shërbimet “sa i biri t’ ëmën”, që s’na paguajnë rrogat apo na japin për një muaj punë sa shpenzojnë ata vetë për një “kafe”, tani e tutje do të bëhen shërbëtorët tanë të përunjur dhe, madje, shpëtimtarët tanë. Ata janë më të aftët megjithëse ne kemi zgjedhur të tjerë si të tillë. Ata do të na qajnë dhe zgjidhin hallet, megjithëse një gjë të tillë na e patën premtuar të votuarit prej nesh. Ata do të bëjnë çmos për të shtuar fitimet e tyre, por s’do të lënë gur pa lëvizur për të na shërbyer neve, do të propozojnë dhe “lobojnë” për ligje që favorizojnë ata, por që na shërbejnë edhe ne. Madje hallet tona do t’i kenë gjithnjë si qëllim kryesor.
Përfundimisht, ne do të jemi të lumtur sepse do të vijë koha që gjithë pasuritë tona kombëtare, që dikur na përkisnin të gjithëve dhe kishin edhe ndihmesën e të gjithëve, tani e tutje do iu përkasin një grushti njerëzish “të zgjedhur”, ndërsa ne do iu lutemi për gjithçka dhe do i paguajmë për shërbime të kryera e të pakryera, të kryera mirë por edhe keq.
Në fund të fundit, politikanët tanë liberalë, modernë e demokratë na kanë thënë qysh në fillim se ata do të vendosin në qendër individin dhe jo shoqërinë si në sistemin e kaluar kriminal, prandaj pasurimi me çdo kusht e mjet i individit mbetet shqetësimi i tyre kryesor, edhe nëse këta individë të pasur do të përbëjnë një për qind të popullsisë. Pjesa tjetër e popullit duhet të mos shqetësohet pasi kjo është një “periudhë tranzicioni” e cila mund të zgjasë 50 apo 100 vjet. Kush do le të presë, kush s’ka durim le të marrë rrugët e botës. Kjo është “demokracia”. E rëndësishme është që ne jemi të lirë, jemi anëtarë të NATO-s dhe, ndoshta, do të bëhemi të BE-së.
Meqenëse duket qartë që thuajse çdo gjë do të jepet me koncesion tek individët sipërmarrës dhe të zotë, unë do të propozoja që, për të lehtësuar punën e qeverisë dhe shkurtuar kohën e saj të punës, Parlamenti shqiptar duhet të miratojë një ndryshim kushtetues ku të sanksionohet që e gjithë Shqipëria të jepet me koncesion.
Në këtë mënyrë ne nuk do të kemi nevojë për parti politike, parlament apo qeveri. Biznesmenët koncesionistë do të jenë njëkohësisht edhe politikanë, ligjbërës e ligjzbatues, prokurorë, avokatë, gjyqtarë e policë. Kështu, edhe pakësojmë shpenzimet që bëjmë për të paguar politikanët dhe administratën shtetërore, shpenzimet për fushata zgjedhore, edhe zhdukim aleancën e shenjtë politikë-biznes dhe luftojmë korrupsionin, sepse njerëzit e padijshëm, njerëzit dashakëqij dhe, sidomos, ata që i përkasin monizmit po na thonë se koncesioni ka një djalë që quhet korrupsion dhe një vëlla mjaft të zotin që quhet tender, pa folur për kushërinjtë me emrin e përbashkët: Monopol.
Meqenëse biznesmenët qenkan më të pasur financiarisht dhe më të aftë administrativisht, shkurt më të zotët se shteti, atëherë për çfarë na duhet shteti?! Pse të kemi dy zotërinj mbi krye, edhe shtetin edhe biznesin, të parin si zot të zgjedhur prej nesh dhe të dytin si zot që është forcuar në kurrizin tonë dhe, në aleancë me të parin, qenka bërë zoti ynë, por edhe zoti i shtetit “tonë”?!
Në këtë mënyrë ne ndreqim një padrejtësi që i kemi bërë deri tani leksikografisë, i vëmë emrin e vërtetë sistemit politik dhe e quajmë oligarki, ndërsa emrin demokraci, që e kemi përdorur deri tani si maskë, e ruajmë për një të ardhme të largët dhe për sistemin që do të ndërtojnë breza shumë më të denjë se i yni, nëse do të ekzistojnë ndonjëherë. Nuk shkon të vazhdojmë të fshihemi dhe të jetojmë me maska. Jemi të lirë, apo jo?!
Sot nuk na hyjnë në punë thënie të tilla si ajo e Luis Brandeiz (Louis D. Brandeis), ish-anëtar i Gjykatës së Lartë të SHBA-së, që thoshte se “Ose do të kemi demokraci në këtë vend, ose do të kemi përqendrimin e pasurive të mëdha në pak duar, por nuk mund t’i kemi të dyja njëkohësisht”.
Nuk na hyjnë në punë se tashmë tek ne po konkurrojnë të dyja, qeveritarët dhe përfituesit thërrasin me ngazëllim: Rrofsh e qofsh Mister Koncesion! Ndërsa ne, që s’kemi gjë në dorë u hakërrehemi me vargjet plot mllef të Ali Asllanit:
Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakejve,
Hani, pini e rrëmbeni, është botë e maskarenjve…..
Dhe kërkoni me ballëhapur, komb i varfër t’ju thërresë,
Gjithë me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqesë.
Viktor Malaj
Viki ndoshta e ka harruar, por tere brezi i jone i para 90es e di mire se cdo te thote koncesion.
E kishin mesuar si koncept qe nga koha e Zogut qe kishte dhene naften me koncesion.
Rrotullohet shume Viktori i shkrete,
qe mos te thote cope nje te vertete :
Se kjo Rilindja aq shume prej tij lavderuar,
Ekonomine e Shqiperise krejt ka shkaterruar,
ato Koncesione hajdute ketu UFO-t nuk i sajuan,
por Edi Rama e qeveria tij per turp i degjeneruan!
Z.Malaj ne teori keni plotesisht te drejte sipas mendimit tim modest por realiteti shqiptar eshte krejt ndryshe .Administrata shteterore ,ajo komunale ,drejtesia ,shendetsia si pjese te shtetit kane deshtuar ,kane bere gjemen ne perkujdesjen per pasurite apo ne vleresimin drejt te te ardhurave.Me konkretisht :Turma e 7 Korrikut nenkupton qe nje pjese e madhe e popullit beson se mund te marr prape ndonje kocke(sigurisht te punesuar ne administrate) duke ndjekur barbarin Saleh dhe nuk ja ndjen fare se aleati yne me i madh e cileson si hajdut dhe kriminel.Mentalteti i nje pjese te madhe te shqiptareve eshte se ku te bejne trafiqe,allishverishe,korrupsion apo vjedhje dhe jo duke e pare punen e ndershme si burim i te mirave dhe te ndertimit per te ardhmen e femijeve,ju jeni ne Londer dhe mund te keni statistika se sa shqiptare jene ne burgjet e Anglise ne raport me popullsine…Si perfundim mendoj se shoqeria jone sidomos mediat e korruptuara bejne publicitet modelin e Stresit, Kallakut apo atyre vajzave qe te verbojne me pasuri dhe te zhveshura.Administrata shteterore ka qene ne administrimin e pronave dhe shohim perdite barbarine e tjetersimit.KORRUPSIONI ESHTE KTHYER NE NJE MJET JETESE ME SE NORMAL i pranuar nga nje pjese e madhe e popullit.Ne shendetsi ne spitalet shteterore zvarriten operacionet apo analizat deri sa te paguhet dhe ne shume raste kur ke mbaruar pune ke paguar me shume se tek spitalet private…qe kane tarifa te kripura por te qarta.Duhet ndryshar me rrenje mentaliteti i shmanies se ligjit dhe kjo fillon nga prindi,shkolla ,shoqeria.
Duhet kështu,duhet ashtu e loptë në miser.
A U RRASE BİSLİM AG
Du vëllëzër të varfër mezi frymonin.
Vëllait të madhë iu kishte bërë merak ta ftonte Bislim Agën në darkë.İ vogli i thotë:jo,le Bislim Agën,ne mezi jetojmë,jemi të varfër dhe nuk ja kem rendin Bislim Agës…..
Megjithatë, i madhi bëri si bëri,bleu ca hargj dhe e ftoi Agan për darkë.(Aga vinte në të këtilla raste vet i shtati apo teti).
Pasi kishin ngrën darkë vëllai i madhë i piqte kafe Bislim agës,por kishte planifikuar t’ia piqte me njëfar intervali kohor,mirpo vëllai i vogël nga inati rrinte gadi,dhe porsa e zbrazte filxhanin agaj,publikisht i thoshte vëllait të madhë: piqi kafe Bislim Agës.
Ky i madhi,tash,duhej medeomos,ani se kishte planifikuar t’i piqte por pak më rrall.
Për një qast aga u largua nga oda dhe vëllai i vogël,plotë inat,duke e rrahur dorën e majtë të bërë grusht me të djathtën po i thotë: nxërrc,nxërrëc a u rrase Bislim ag?!
Ja e thua, mirë e thua, por ne si popull nuk të ndihmojmë dot. Ka ardhur koha e maskarenjve. Viktor.
Koncesionet në disa,shtete të zhvilluara,aplikohen aty ku nuk punohet dhe ndërtohet bile edhe jepen për 99 vite ose në pakëthim
Ja e thua, mirë e thua, por ne si popull nuk të ndihmojmë dot. Ka ardhur koha e maskarenjve. Viktor.
CDO SHQIPTAR TANI E DI
KA VAJTUR NE PALCE THIKA
NJE PAKICE SDI SA KA
SHUMICA JETON.ME PIKA
PER SQARIME TEORI
SHQIPETARI SKA NEVOJE
NE DO TE JESH I DOBISHEM
DIL NE RRJESHT PARAROJE
ETERIT QE BENE VATANIN
FLISNIN PAK POT BENIN SHUME
DHANEJETEN DERDHEN GJAKUN
LIRINE MBI FLAMUR E VUNE
PROKOPI BEN VEC GUXIMI
VETMOHIMI PER ATDHE
BOLL ME LLAFE TEORIRA
GJALLE JE POPULL A PO FLE
OK Z.Viktot.Teorikisht merr notën 10,si gjithmonë.Kur dim se praktika është kriteri së vërtetës.
-Do ishte mirë të dinim kush është KONÇESIONISTI parë,Në ç’sektor filloi Ai,Sa ka qën dëmi ekonomik,Pse hajdutët nuk dënohen dhe tu sekuestrohet pasuria si në kohën e XHAXHIT që nëse X vidhte 200 lek e dëmshpërblehet.. dhe 2001 e paguante dëmin dhe dënohej me burg.
-Nëse ky parim do zbatohej nga DREJTËSIA E TREDHUR BGA SB 92 që me rrugën e KOMBIT,LulSaliu nuk do vidhnin 230 mil.€ dhe ti bënin temën buxhetit të shtetit.Dhe vjedhja u bë lajtmotiv i çdo Qeverisje 92-22 dhe populli po i bie fyellit me një vrimë.
-Fatkeqsia Kombëtare NR.1 te NE në 32 vite janë qeverisjet Berishiste 92-97 & 05-2013 dhe Nr.2 Drejtësia që trodhi Sb që në 92 dhe që nuk ka për tu bërë kurrë,ndonse monitorohet nga miqt tan strategjik..që siç po duket i kan ngritur duart përpjetë ndaj të korruptuarit të madh,dhunuesit të demokracisë,Shpërfillsit të drejtësisë.. S.Berisha i cili do fakte për non gratën,sikurse edhe SPAK-marionet e tij.!
-Zoti e shpëtoftë Shqipërinë.
FLM DITA,VM
Partite tona politike nuk kane lidhje as me demokracine dhe as shtetformimin, ndersa militantet e tyre bejne biznes me poltiken; investojne pak per te fituar shume kur te jene ne pushtet. Pra te gjithe bejne biznes, ideale te majta, te djathta, apo idealiste snuk. Konkluzioni; njerezit e suksesshem ne biznes (koncensionaret) duhet te udheheqin ekonomine e vendit. Po jua vare melcine ne qafe pabuksave militante merr ferra uraten, sic e ka marre keto 80 vite.
mjer shqiperia e shqiptaret e ndershem ,shqiperia nuk behet kurre
ju thoni se :
individët e biznesit tek ne janë më të pasur se shteti, më të aftë se shtetarët tanë të të gjithë krahëve, më të ndershëm e të përkushtuar se të zgjedhurit tanë, atëherë le t’ua besojmë atyre të gjithë sektorët e jetës tonë, madje edhe jetët tona vetë
Pyetja eshte se A do te duan keta “babaxhanet” qe te marrin kete pergjegjesi , kur nderkohe ata fitimin e maksimalizojne , por ne burg nuk shkojne , sepse per kete sherben ndonje qyqar qe e kercenojne te vere firman ndryshe e pret rruga e madhe , pra keta oligarket tane nje gje e kane kuptuar shteti ju dihet per te vene firmen dhe vulen qe ata se bashku me Ali baben qe kane ne krye te vazhdojne te mbushin thaset , por ne burg te cojne bedelet e shtetit
dritan, me kete shprehje Viktori legjitimon “individet me te pasur nga shteti”, si biznesmene te ndershem qe e kane vene pasurine me djerse.
Me nje fjale eshte parashtrimi i Amnistise se Ramutit per kriminelet qe kane vjedhur e grabitur pasurite kombetare te shqiptareve.
Ne carcafin e Viktorit, me paraqitjen tipike te nje kalemxhiu servil dhe te maskuar me moral, ne menyre te pamoralshme harron fillesen e gjithe pasurise se biznesmeneve +te ndershem”.
Kush nga keta biznesmene solli pasuri ne Shqiperi ne vitet 90?
Kush nga keta investoi pasurine e tij ne keto vite?
Arben Ahmetaj
Burri i Xhackes, Fusha, Gjana, Kastrati, Saimir Mane?
Kush nga keta ishte miliarder?
Kete pergjigje te japi Viktori para se te na i sjelle te mireqena pasurite e privateve, qe e paskan fuqine me te madhe nga shteti.
Sipas kesaj llogjike, koncesionet qenkan gje e mire, sepse ndihmojne shtetin e varfer.
Lexojeni me kujdes, dhe kuptojeni qellimin e ketij shkrimi,
Si ne cdo rast, kur Ramuti pergatit programe dhe ligje antishqitpare, gjithmone i paraprin fushates per legjitimimin e krimeve ekonomike dhe antikombetare duke vene perpara palaco te tille si Viktori dhe Mero Baze. Ky shkrim eshte per te ligjeruar pasurite e hajduteve dhe krimineleve te shtetit, qe Viki suflaqexhiu i paraqet si biznesmene qe i bejne nder shtetit
O budallai me pseudonimin ” Aldrin “. Ti e ke lexuar shkrimin dhe nuk ke kuptuar asgje pasi truri yt i vogel nuk eshte i mjaftueshem per te kuptuar shkrimin satire, me te cilin Viktori tall politikanet e vendit, si keta qe jane ne pushtet edhe ata qe ishin dhe duan te vijne perseri. Per ata qe i kane dy gram tru eshte qarte se autori i shkrimit eshte krejtesisht kunder koncesioneve. Librat dhe shkrimet ne gazeta botohen per njerez me nivel mesatar e siper dhe jo per cdo budalla qe i kane vene nje kompjutet perpara, pasi kompjuterin mund t’ia vinin perpara edhe majmunit ose gomarit dhe nuk do te konsiderohej lexues, vetem nese do ta kishte emrin Aldrin.
O, me gjithe mend!? E lexove shkriminin ti? Sa here?
Kush ka jetuar e mesuar,sado pak ne sistemin e diktatures e dinte shume mire teorikisht,koncensionin,si praktike grabitese kundrejt popullit dhe varferimit te perditshem te tij.Shkaterimi ekonomisei filluar qe para permbysjes te diktatures coi ne kolaps te gjithe jeten shqiptare.Per kete pati merite perendimi qe hapi dyert per skllever te mesuar.Ata qe morren shtetin ne dore perdoren cdo gje per ta rrembyer pasurine e akumuluar me djersen 45-vjecare.Politikanet ne bashkepunim me “pronaret e rinj”e transformuan pasurin shteterore ne prone private.Pas privatizimeve qe pasurit e tyre te rriteshin ju kethyem koncensioneve,te cilat gjate ketyre 32-vjeteve nuk kane pushuar.Natyrisht edhe me “ndihmen” e perendimit “bamires”.Sot opozita eshte hedhur ne sulm,jo se ka hallin e popullit fukara por mendojne se dhenia me koncesion per 30-vjet e deri ne 99-vjet do ti kufizoj mundesit e tyre per koncensione te tjera.Z.Viktor shpreh shume te verteta,por ato jane shume pak perball nxierrjes ne ankand te Shqiperise.Slloganet se jemi anetar te NATO-s apo do jemi pjese e BE-s jane per te budallallepsur njerezit qe shpresuan tek endra Europiane.Kjo eshte si pergjigja qe Shen Kozmai i tha Ali Pashait se a do te shkonte ne Stamboll:”Do te shkosh por me mjeker te kuqe”dhe ashtu shkoi vertet.Edhe Shqiperia do ti bashkohet BE-s por si lypsare me popull te kriminalizuar nga politikanet tane.Keto jane koncensionet.
Dhënia e konçesioneve praktikohet dhe në perëndim, e veçanërisht në sektorë si nxjerrja e karburanteve, furnizimi me ujë të pishëm, autostradat, hekurudhat, etj., POOOR megjithëse atje shteti i të drejtës ligjore është në stadin më të lartë funksional në shërbim të demokracisë, kjo lloj tentative për të lehtësuar punët e shtetit (dembel, dobiç?) dhe për të “forcuar” nga ana financiare privatin (i shkathët, tuaf?) shihet me mjaft skepticizëm nga ekspertët, për shkak se jo rallë mungon baza e mirëstudiuar ligjore, e cila përcakton qartë, deri në detajet më të imta, rregullat e lojës dhe masat e duhura ndëshkimore, në rast se dy palët kontraktuese nuk i përmbahen detyrimeve karshi njëra-tjetrës.
Kur në perëndim janë kaq të kujdesshëm e dorështrënguar me dhënien e konçesioneve, merret vetë me mend, se sa problematike do ishte aplikimi i kësaj metode në vende ku drejtësia është jo funksionale, për mos dashur të themi e kapur, dhe korrupsioni në nivele galopante.
Per Viktor Malaj ruaj konsiderate te vecante si njeri dhe si gazetar . Nuk me kujtohet ndonje rrast te jeme kunder tezave , qe ai ka ngriuitur me pjekuri dhe kopetence . Ne rrastin konkret nuk jam i te njejtit mendim me Viktorin . Pse dhe Si ? Shteti ne menyre figurative , eshte imitimi i nje familje te madhe patriarkale . Kryefamiljari ju jep punet vartesve te vet , per bujqesine , blegtorine , ndertimin , mirmajtjen etj . Keta familjare , specializohen ne profilet e tyre . Sigurojne serite e veglave te punes , dhe specializohen , per te kryer detyrat ne menuren me te mire te mundeshme . Kryefamilojari , kontrollon , ndihmon , kur eshte nevoja . Vijon procesi jetesor . Shteti modern vijon ne keto gjurme , por me mundesi kontrate dhe kontrolli rigoroz . Kontrollojne bankat , institutet e specializura dhe mbi te gjitha drejtesia e pa varuar . Kjo e fundit eshte celesi i kontrolleve , mbi shpenzimet monetare . Kjo eshte menyra e drejtimit , nepermjet sipermarresve , qe quhen oligarke
( Greqisht= pakice ) . Nuk ka menyre tjeter te drejtimit te ekonomise , pervec gares se sipermarresve . Shteti nuk ben pune materjale , vec kontraton dhe kontrollon . Po qe se shteti zbret ne ndertimin e rrugeve , fjala vjen, nuk do te kemi kurre rruge , as pune te tjera materjale , qe i kryejne sipermarresit e specializuar . Ai qe e quajti veten shtet socilist , kete beri : eliminoi garen dhe pronen dhe u rrek t’i kryente vete te tera punet . Ai shtet dhe sistemi krejt falimentuan , ne menyre spektakolare . Me kete sqarim , besoj kuptohemi se dhenia me koncension , ose sipermarrje eshte metoda kryesore dhe e vetme e puneve te shtetit kapitalist . Rendesi ka fakti , qe mos hyje ne mes korrupsioni dhe te cvleresohet kontrata . Nga druajtija e korrupsionit , nuk mund te ndryshojme natyren e shtetit . Ketu e merr fjalen drejtesia , qe duhet te jete krejt e pa varur , si kjo , qe po ngrihet tek ne dhe qe eshte ne parim e kunderta e ish KLD , qe ishte e mbytur ne korrupsion te pa pare diku gjetke .Koncensioni , eshte i pa fajshem , deri sa punon , per vete dhe ne permbushje te kontrates . Sinqerisht : Zgalem .
Sinqerisht…një bythlëpirës me kartelë rilindjoti
Viki shkruan si Koci i teto Ollges. Me ate stilin e vjeter te bythelepiresit tipik qe kryesonte informacionin politik diten e Marte
Si jeni me censurën kamuniste?
E realizuat dhe ju planin 150% si ajo katundarja e Krutjes që e vilte (përlante) pambukun me të dyja duart?
Po shyqyr qe Viktori e kuptoi se kush eshte Edi Rama, se deri pak kohe me pare i bente elozhe ketij tradhetari