Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vila 69 në Palasë është në pronësi të ish-ministrit Blendi Klosi e fshehur në emër të komentatorit sportiv Dritan Shakohoxha?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > Vila 69 në Palasë është në pronësi të ish-ministrit Blendi Klosi e fshehur në emër të komentatorit sportiv Dritan Shakohoxha?
Investigim

Vila 69 në Palasë është në pronësi të ish-ministrit Blendi Klosi e fshehur në emër të komentatorit sportiv Dritan Shakohoxha?

Published: September 14, 2026
Shpërndaje

Një pasuri tjetër e Blendi Klosit, është superbanesa nr. 81, me sipërfaqe 368 m2 dhe vlerë 780 mijë Euro në kohën blerjes; në katin e 12 tek pallati i kuq “Park Gate” pranë Parkut të Liqenit e përballë Fakultetit Ekonomik…

Është në të drejtën e SPAK-ut të hetojë pronësinë dhe vlerat financiare të apartamenteve e vilave në Tiranë dhe bregdet, që dyshohet se janë të ish-qeveritarëve Arben Ahmetaj e Belinda Balluku, si dhe personat me emrat e të cilëve dyshohet se i kanë regjistruar.

Nëse këta kanë fshehur vila, apartamente e pasuri të tjera, le të përgjigjen para drejtësisë me kundër-provat e tyre, por përse shefat e SPAK-ut nuk po zbatojnë parimin e barazisë para ligjit edhe për ministra e ish-ministra të tjerë?

- Publicitet -

P.sh., në media dhe në denoncime të dërguara në SPAK flitet për Vilën nr. 69 në kompleksin turistik “Green Coast” në Palasë, që në dosjen kadastrale figuron me emrin e komentatorit sportiv Dritan Shakohoxha.

Nuk e paragjykojmë Shakohoxhën, pasi ai mund të ketë patur e ka burime financiare për ta blerë, mobiluar dhe mirëmbajtur vilën luksoze në kompleksin e vilave të pasanikëve buzë detit në Palasë.

Por fakti që në çdo denoncim flitet se Vila nr. 69 në kompleksin turistik “Green Coast” në Palasë është në pronësi faktike të ish-ministrit Blendi Klosi dhe e fshehur në emër të komentatorit sportiv Dritan Shakohoxha, duhet të shërbejë si indicie që SPAK të fillojë hetimin e burimeve financiare dhe pronësisë faktike të vilës.

Pra, të hetojë nëse vilën luksoze e ka blerë me kursimet nga paga, nga aktivitete të tjera biznesi, nga dhurime, trashëgimi apo fitime nga bixhozi.

· Bazuar në denoncimet që ka, SPAK duhet të hetojë se cili shtetas e ka porositur te kompania investuese Vilën nr. 69 në kompleksin turistik “Green Coast” në Palasë dhe cili e ka në përdorim?

· Të hetojë kamerat e zonës së kompleksit dhe zonën ku ndodhet vila?

· Të hetojë me cilin ka bërë marrëveshje studioja që ka projektuar dhe realizuar arredimin e vilës?

· Cili ka bërë pagesat, në çfarë intervali këstesh apo njëherësh, nëpërmjet bankës apo në dorë?

· Cila kompani ia ka mobiluar dhe mirëmban; dhe a janë të vërteta denoncimet e dyshimet se vila e regjistruar me emrin e Dritan Shakohoxhës është pronë faktike e ish-ministrit Blendi Klosi?

Për më tepër, ish-ministri Blendi Klosi, përveç rastit të kësaj vile, duhet hetuar në bazë të raporteve të agjencive të Antikorrupsionit e Antikrimit Financiar, se ka fshehur edhe vila e apartamente të tjera në emrin e Shakohoxhës e të besuarve të tjerë.

Një pasuri tjetër që duhet hetuar është Suita nr. 81, me sipërfaqe 368 m² dhe vlerë 780 mijë euro në kohën e blerjes; ndodhur në katin e 12-të të pallatit të kuq “Park Gate”, pranë Parkut të Liqenit e përballë Fakultetit Ekonomik.

Po Vila nr. 69 në emrin e Dritan Shakohoxhës në Palasë; a do

Nëse SPAK do të vëzhgojë kamerat, do të pyesë ndërtuesin, administratorin dhe banorët e pallatit, do të mësojnë se në suitën me sipërfaqe 382 m² banon ish-ministri Blendi Klosi dhe është pronë e tij.

Vilën në Palasë, këtë suitë banimi dhe asnjë shtëpi e pasuri tjetër, Blendi Klosi nuk i ka deklaruar në ILDKPKI; nuk ka deklaruar as pagesë qiraje dhe asnjë raport tjetër me këto pasuri, madje as shtesat anësore të bëra në Vilën nr. 69 te kompleksi në Palasë.

I kujtojmë shefat e SPAK-ut se kulla, komplekse me pallate e vila në Tiranë, Lalëz, Durrës, Vlorë, Orikum, Himarë, Sarandë e Ksamil kanë apartamente e vila shumë pushtetarë e politikanë, të fshehura me emra të tjerë, madje disa kanë hotele e resorte të tyre.

Pamfleti

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Detari says:
    September 14, 2026 at 10:54 am

    Green coast u dha leja per strategjike per hotele 5 yje etj?

    Si ka mundesi qe nga hotele 5 yje aty ka vila qe shiten?

    Domth moren token falas dhe me leke te zeza ndertuan vila?

    Mos u lodhni kot me SPAKun edhe ata do kene na nje vile aty ka per te gjithe pervec popullit te dhjere

    Reply
    • Taktiku says:
      September 14, 2026 at 2:47 pm

      Prandaj quhet “strategjik”, se eshte bere me strategji… per te bere te pasur Zamir Manen, jo per te punesuar njerez me sherbime hotelerie…

      Reply
  • Ethem Lalaj says:
    September 14, 2026 at 10:59 am

    OK..POR SI KA MUNDËSI QË NUK EVIFENTOHEN 60 VILAT E SALIIT,VILAT E ARBEN KRAJËS,MULIT,TABAKUT,HAXHINASTOS,LIKE/MONËS,RISTANIT,ERVINIT..NË GJ.LALZIT.? TË LULIT,ETJ NË TIRANË E HOLLANDË.?
    -SA VILA JANË NË 28 MIJ.KM/2 NGA KSAMILI-,VELIPOJË..?
    -PSE PAGUHET SEKTORI I EVIDENTIMIT TË PASURËSË.?
    -SA KOHË SHQIPËTARËT DO TË JENË MË TË VARFRIT NË BOTË PËR SHKAK TË KORTUPSIONIT TË POLITIQËNVE NË 36 VITE,NDONSE ME PASURI MË SHUMË NË BOTË.?
    FLM DITA

    Reply
  • dinjiteti munguar says:
    September 14, 2026 at 11:06 am

    Patjeter qe nuk mund te mbetet pa vila dhe Bled Kllocka diabetiku, e sa per Shakon, ai i ploteson kushtet per te qene Zari pushtetareve se qe i vogel Zar ka qene.

    Reply
  • tefiku says:
    September 14, 2026 at 12:33 pm

    Gazeta Dita i jep udhezime prokurorise se si duhet te beje hetimet.

    Reply
    • Tedardha says:
      September 14, 2026 at 2:57 pm

      Cdo informacion qe ndihmon te kapen dhe denohen hajdutet eshte pozitiv. Ti nuk ke prioritet te denohen ata qe te vjedhin, po ke hall se mos prishet procedura 🙂 ?!

      Reply
  • Nuk kuptoj asgjë. says:
    September 14, 2026 at 4:51 pm

    Si i ka bërë paratë ky Shakohoxha për të pasur një vilë në Palasë?! Nuk e kuptoj! Sa paguhet dhe kush e paguan kaq shumë?! Sa fiton në muaj?! Nuk kuptoj asgjë. Një gazetar i pasur?!

    Reply
  • 1thundrak says:
    September 15, 2026 at 2:06 pm

    Tefik loqja ti nuk ke pare mamin e blendit si i fuste leket me topa te makinetat e rozafes. Leku leter. Mbylle halene.

    Reply
  • Mara emigrante ne Itali says:
    September 20, 2026 at 7:38 am

    Po mire more komentues e zeme se ka vile Blendi , po per saliun e kopen e tije qe kane 50 vila dhe llogari bankare perse nuk e diskutoni dhe ta hetoni ? Te pakten Klosi ka i vile ndersa saliu +ilir +lilzim + tabaku + vokshi + salinjani etj etj qe kane 5 vila qe arin ne 50 vilat e saliut ? Turp qe komentoni mbi babalet e saliut dhe te kopes se tij .

    Reply
    • miqesisht says:
      September 20, 2026 at 9:28 am

      Marushe, lexon shkrimin ti apo jo? Kur nje vile regjistrohet nga nje politikan ne emer te nje tjetri kjo quhet fshehje pasurie edhe ne Shqiperi ashtu si kudo neper bote…apo atje ne Itali ku pretendon se je eshte ndryshe!
      Mos merr kot persiper te mbulosh vjedhjet e pushtetareve te sotem se nuk ja del dot, qofsh ne Shqiperi e aq me shume nga Italia nese je atje vertete.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E FUNDIT: Vendet kandidate për në BE, edhe nëse pranohen, do përballen me një “periudhë prove” 15-vjeçare pas anëtarësimit
  • Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi
  • Trajneri i Irlandës i drejtohet UEFA-s: Nuk duam më ndeshje me Izraelin
  • Vrima e çelësit u bë kullojëse makaronash
  • Zbulimi i neutrinove me energji të lartë, ndahet Çmimi Nobel në Fizikë

Komentet e Fundit

  1. Patronazhisti on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  2. Detari on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  3. Mr. Urith on 103-vjeçari që nuk del në pension: Historia e veteranit që shërben pije prej vitit 1963
  4. Mapo on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  5. demo on Protestuesit, vezë mbi opinionistin, përplasen me disa deputetë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?