Shtetasi Pandeli Carapuli është paraqitur sot në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij, Ulian Barjami.
Carapuli është zyrtarisht nën hetim për pastrim parash, në kuadër të hetimeve për një vilë bregdetare në Dhërmi, që dyshohet se është përfituar nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
Vila ndodhet në kompleksin turistik “White Rocks”, në Gjilekë të Dhërmiut. Dyshimet e Prokurorisë së Posaçme lidhen me tendera të përfituar nga kompania e Carapulit “Eurocol” sh.p.k. në kohën kur Balluku drejtonte Albcontrol. Sipas hetimeve, vila është dhënë në këmbim të favorizimit të kompanisë në procedurat e tenderimit.
SPAK bën me dije se nga hetimet rezulton se Belinda Balluku, në cilësinë e Drejtoreshës së Përgjithshme të Albcontrol sh.a., dyshohet se e ka kërkuar dhe e ka marrë përfitimin nga shoqëria “Eurocol” sh.p.k.
