Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vit i ri, taksa të reja, ndryshimet fiskale që hynë në fuqi dhe ato që priten ende
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Vit i ri, taksa të reja, ndryshimet fiskale që hynë në fuqi dhe ato që priten ende
EkonomiKryesore

Vit i ri, taksa të reja, ndryshimet fiskale që hynë në fuqi dhe ato që priten ende

Published: January 2, 2023
Shpërndaje

Çdo 1 janar, menjëherë pasi akrepat shënojnë fillimin e një viti të ri, shteti nis një kapitull të ri me buxhetin dhe shpenzimet që planifikon të bëjë, por po ashtu ndryshojnë dhe të ardhurat që duhet të paguhen nga qytetarët dhe bizneset. Çdo vit taksat preken ndjeshëm në këtë planifikim, duke bërë që shqiptarët të dalin më të fituar, apo më të rënduar nga pagesat që i detyrohen shtetit.

Në 1 Janar 2023, taksat që u ndryshuan automatikisht, ishin më të pakta se vitet e shkuara. Këtu përmendim rritjen e akcizës së cigareve me 5 lekë për paketë dhe dyfishimi i akcizës për birrat e prodhuara brenda vendit, që pritet të reflektohen tek çmimi final.

Lehtësi nga ana tjetër për bateritë e paneleve diellore dhe makinave elektrike, që do të paguajnë më pak akcizë, por edhe për familjet që ngrohen me dru, pas heqjes së TVSH-së për drutë e zjarrit.

- Publicitet -

Nga sot, bizneset ndërkohë rrezikojnë gjoba më të larta për fshehjen e punonjësve, shkeljet e procesit të fiskalizimit dhe duhet të mbajnë një sasi të kufizuar paraje cash në arkë. Ndërsa prodhuesit e energjisë, do të paguajnë gjysmën e fitimeve të vitit të shkuar të arritur nga shtrenjtimi i energjisë në formën e kontributit të solidaritetit.

Në Janar qeveria ndërkohë ka deklaruar se do të nisë shpërndarja e Pakos së Madhe, me pagesa nga 8 mijë lekë për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, tek 10 mijë lekë për punonjësit e shtetit me paga të larta, e deri tek 20 mijë lekë për punonjësit që marrin nën 60 mijë lekë dhe gratë kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike.

Ndryshimet e tjera fiskale ndërkohë mbeten të planifikuara në buxhet, por ende pa një votë finale. Si rihapja e lojërave të fatit online dhe ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat, i cili duket se do të nisë zbatimin në vitin 2024.

Gjatë debateve për buxhetin në parlament, qeveria u zotua gjithashtu të rrisë pagën minimale në 36 mijë lekë brenda gjysmës së parë të këtij viti dhe më pas në 38 mijë lekë në gjysmën e mbetur. Ndërsa një nismë që mbetet në pritje është edhe amnistia fiskale.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    January 2, 2023 at 6:49 pm

    Taksat: leket kthehen te padronet!

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    January 2, 2023 at 8:11 pm

    Dmth qe ato 8000 leke qe po na i jep tani do na i marresh nepermjet taksave te reja. Na dhe 8000 leke qe ti kthejme me keste por me interes te disa fishte.

    Reply
  • gjiprenga says:
    January 2, 2023 at 8:25 pm

    E kam fjalen per ato qe sot po sakrifikojne per kete vend,po i dalin zot ,ne kuptimin e plote te fjales,mejithese ne pension,vazhdojne te punojne!! Me shume sforca,por me dashuri,perkushtim e profesionalizem,kane vetepunesuar vehten,ne fshat e qytet.Pervec sherbimeve ndaj qytetareve me prodhimet e produktet e shumta,vazhdojne te paguajne kontribute ne sigurimet shoqerore dhe shendetesore,duke ”perfituar” 0.5% !!!!!
    edhe tani kur jepet dicka,pse nuk trajtohen edhe keta sikurse punonjesit e institucioneve me page nen 60000 lek?
    kjo eshte e palogjikeshme dhe e papranueshme! Po keshtu edhe pagesa e sigurimeve shoqerore e shendetesore,per te cilat eshte thene e sterthene qe do te hiqen. mendoj qe Qeveria duhet te vendos e te bej ate qe ka thene per pensionistet.

    Reply
  • gjiprenga says:
    January 2, 2023 at 8:25 pm

    E kam fjalen per ato qe sot po sakrifikojne per kete vend,po i dalin zot ,ne kuptimin e plote te fjales,mejithese ne pension,vazhdojne te punojne!! Me shume sforca,por me dashuri,perkushtim e profesionalizem,kane vetepunesuar vehten,ne fshat e qytet.Pervec sherbimeve ndaj qytetareve me prodhimet e produktet e shumta,vazhdojne te paguajne kontribute ne sigurimet shoqerore dhe shendetesore,duke ”perfituar” 0.5% !!!!!
    edhe tani kur jepet dicka,pse nuk trajtohen edhe keta sikurse punonjesit e institucioneve me page nen 60000 lek?
    kjo eshte e palogjikeshme dhe e papranueshme! Po keshtu edhe pagesa e sigurimeve shoqerore e shendetesore,per te cilat eshte thene e sterthene qe do te hiqen. mendoj qe Qeveria duhet te vendos e te bej ate qe ka thene per pensionistet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. demo on Një turist në protestë
  5. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?