Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Viti 2023, transfertat kombëtare në Euro u rritën me ritme më të larta se ato në Lekë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Viti 2023, transfertat kombëtare në Euro u rritën me ritme më të larta se ato në Lekë
Ekonomi

Viti 2023, transfertat kombëtare në Euro u rritën me ritme më të larta se ato në Lekë

Published: January 27, 2024
Shpërndaje

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deri për vitin 2023 në sistemin kombëtar të pagesave në Euro, AIPS Euro, u kryen 249 mijë transferta në monedhën europiane.

Transfertat në Euro janë rritur me 60% krahasuar me vitin 2022. Në vlerë, transfertat për vitin e kaluar arritën në pothuajse 3.3 miliardë euro, me një rritje vjetore prej 22%.

Megjithëse transfertat ndërbankare në Lekë ngelen ende dominuese (veçanërisht pagesat në vlerë të vogël), ritmi i rritjes së tyre ishte më i ulët vitin e kaluar.

- Publicitet -

Kështu, numri i veprimeve në sistemin klerimit të pagesave me vlerë të vogël në Lekë (AECH) vitin e kaluar u rrit me 12% krahasuar me një vit më parë, ndërsa numri i transaksioneve në sistemin e pagesave me vlerë të madhe në Lekë (AIPS) pësoi rënie të lehtë me 0.9% krahasuar me vitin 2022.

Në vlerë, volume i transaksioneve në sistemin AECH u rrit me pak më shumë se 5%, ndërsa në sistemin AIPS në Lekë edhe vlera e transaksioneve pësoi një rënie të lehtë, me 1.5%.

Sistemi AECH proceson pagesat ndërbankare deri në vlerë 1.5 milionë lekë, ndërsa sistemi AIPS Lekë proceson pagesat e mëdha, me vlerë mbi 1.5 milionë lekë.

Rritja më e shpejtë e numrit dhe volumit të transfertave në Euro, krahasuar me ato në Lekë mund të jetë një efekt i rritjes së prurjeve valutore në ekonomi dhe veçanërsisht shtim në numrin e transaksioneve të lidhura me turizmin. Ky është tregues i një euroizimi të lartë të pagesave në ekonominë shqiptare.

Sistemi i pagesave AIPS Euro filloi funksionimin në janar të vitit 2022, me qëllimin uljen e kostove të transfertave bankare në monedhën europiane.

Para ngritjes së këtij sistemi, transfertat kombëtare në Euro mund të bëheshin vetëm nëpërmjet përdorimit të llogarive që bankat shqiptare kanë në banka korrespondente jashtë vendit.

Kjo rrugë krijonte vonesa në kohë dhe, mbi të gjitha, kosto shumë më të larta krahasuar me transfertat në Lekë. Komisionet e larta bënin që shumë shpesh klientët e sektorit bankar t’i zhvendosnin fondet nga njëra bankë tek tjetra nëpërmjet tërheqjeve dhe derdhjeve cash në arkë.

Për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AIPS Euro, me vlerë më të vogël ose të barabartë me 10 mijë euro, totali i komisioneve të aplikuara nga pjesëmarrësi origjinues për çdo urdhërpagesë nuk duhet të jenë më i lartë se 0.2% e vlerës së transferuar dhe komisioni dysheme nuk mund të jetë më i lartë se 6 euro.

Për pagesat që janë të iniciuara në formë elektronike, totali i komisioneve të aplikuara nga pjesëmarrësi origjinues për çdo urdhërpagesë nuk duhet të jetë më i lartë se 50% e totalit të komisioneve të aplikuara për çdo pagesë të iniciuar në formë jo elektronike.

Kjo do të thotë zbatimin e totalit të komisioneve dysheme të lartë se 3 euro, totalit të komisioneve jo më të lartë se 0.1% e vlerës së transferuar për vlerë më të vogël ose të barabartë me 10 mijë euro.

Në total, për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AIPS Euro, totali i komisioneve maksimum të aplikuara nga pjesëmarrësi origjinues për çdo urdhërpagesë, nuk duhet të jetë më i lartë se 50 euro, pavarësisht nga shuma. Për transfertat e kryera përmes këtij sistemi nuk aplikohen komisione për fondet në mbërritje.

Ndërkohë, për transfertat në lekë kostot e transfertave janë ende më të ulëta. për transfertat deri në 1.5 milionë lekë (që procesohen nëpërmjet sistemit AECH) komisioni maksimal që i ngarkohet klientit është 500 lekë, ndërsa për pagesat me vlerë të madhe, mbi 1.5 milionë lekë, komisioni maksimal është 1500 lekë.

Megjithatë, në Lekë bankat kanë detyrimin të ofrojnë tarifa 50% më të ulëta për transfertat e nisura nëpërmjet kanaleve dixhitale (e-bankingun).

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet
  • Horoskopi 19 Qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

Komentet e Fundit

  1. Fatmir on Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  2. Anonymous on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Një vlonjat në Londër on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  4. Na ruajt zoti on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Km on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?