Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Viti i ri akademik/ Begaj për studentët: Vendimet tuaja profesionale do të jenë e ardhmja jonë e përbashkët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Viti i ri akademik/ Begaj për studentët: Vendimet tuaja profesionale do të jenë e ardhmja jonë e përbashkët
AktualitetShoqëri

Viti i ri akademik/ Begaj për studentët: Vendimet tuaja profesionale do të jenë e ardhmja jonë e përbashkët

Published: October 2, 2023
Shpërndaje

Në nisje të vitit të ri akademik 2023-2024, Presidenti Bajram Begaj, uron me një mesazh studentët dhe stafin akademik.

 

“Të dashur studentë,

- Publicitet -

Dëshiroj të shpreh urimet e mia më të ngrohta për të gjithë studentët që sot do të fillojnë vitin e ri akademik 2023-2024!

Për ju, të dashur studentë që uleni për herë të parë në auditore, sot është fillimi i një ndryshimi të madh: “Dita e parë e jetës universitare.”

Si student i dikurshëm e kujtoj ende fare mirë ditën e parë të mbushur me emocione, kureshtje dhe pasiguri. Prandaj i kuptoj shumë mirë ndjenjat dhe emocionet tuaja.

I kuptoj shumë mirë edhe ata të cilët janë drejt përfundimit të diplomës, kur mendojnë se çfarë duhet të bëjnë pas universitetit. Një gjë është e sigurt, vendimet tuaja profesionale do të jenë e ardhmja jonë e përbashkët. Ndaj uroj  e besoj fort se kjo do të jetë e ardhmja që dëshironi. Ndërkohë, shfrytëzojeni mundësinë e artë për t’u shkolluar dhe dedikojuni arsimimit tuaj akademik.

Çdo ditë në auditore mendoni si të përfitoni sa më shumë dije. Punoni fort, studioni! Formësojeni veten dhe objektivat tuaja nëpërmjet punës për t’i arritur ato! Guxoni të ëndërroni dhe shfrytëzoni mundësitë e shkollimit që realizimi i këtyre ëndrrave të jenë një realitet më i mirë i shoqërisë shqiptare në të ardhmen.

Në demokraci nuk ka rëndësi se nga vjen, por ku shkon. Objektivat tuaj afatgjatë, ndonjëherë mund t’ju duken shumë larg. Por çdo rrugë e gjatë nis me një hap të shkurtër. Hidheni hapin të sigurt.

Ne, si prindër dhe shoqëri, ju jemi borxhlinj sepse mbase nuk kemi bërë dot më të mirën, por kemi bërë më të mundshmen në rrethanat që u gjendëm dhe me aftësitë që kishim.

Tani është radha juaj, të nderuar studentë, kudo që ndodheni, ta merrni stafetën dhe të bëni nesër atë çka ne nuk arritëm ta bënim deri më sot.

Stafeve akademike i uroj gjithashtu një fillim të mbarë e të suksesshëm!
Përkushtojuni profesionit me pasion e mendjehapësi!
Nxisni të menduarin kritik dhe përshtatni metodat e mësimdhënies me ato të pedagogjive aktive!
Shpresa për një të ardhme më të mirë është në duart tuaja!
 
Suksese të gjithëve!”

 

 

 

 

p.k\dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • The New York Times: Zemërimi ndaj Ramës shtohet, kërkohet dorëheqja e tij
  • Ushqime të shtrenjta, bizneset ulën çmimet nga presioni i qeverisë, paralajmërojnë rritje në janar
  • Nisin hetimet për dëmtimin në sy të 28-vjeçarit, pezullohet një efektiv pas dhunës ndaj një qytetari
  • Zgjedhjet parlamentare, e diel vendimtare për Serbinë, a do ta rrëzojnë studentët Vuçiçin?
  • VIDEO: Po shkonte në shtëpi me bukë me vete, qytetari dhunohet nga dy efektivë

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on “Futja e Berishës e dobëson protestën dhe e forcon Edi Ramën”, Mehmeti: “Në PD mbushin xhepat, nuk e duan rënien e tij”
  2. ATSH on Përpjekja për ta shtypur protestën e ka shtuar zemërimin
  3. find the difference on Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  4. Haxhi Kristaq Qamili (*) on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë: Nuk dorëzohem
  5. ATSH on Një prej tyre…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?