Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vizita dy ditore e sekretares amerikane në Shqipëri, flet edhe për Bunk’Art 1: “Një vend magjepsës”!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vizita dy ditore e sekretares amerikane në Shqipëri, flet edhe për Bunk’Art 1: “Një vend magjepsës”!
AktualitetKulture

Vizita dy ditore e sekretares amerikane në Shqipëri, flet edhe për Bunk’Art 1: “Një vend magjepsës”!

Published: July 23, 2022
Shpërndaje

“Një vend magjepsës”! Ky është përshkrimi për vizitën në muzeun e Bunk’Art 1 të zëvendës Ndihmës Sekretares së Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Ambasadorja Lisa Johnson.

Në përfundim të vizitës dy ditore në Shqipëri, Johnson zgjodhi të shkonte në muzeun e Bunk’Art duke thënë se të sjell kujtesë të zymtë dhe jep mesazhin se pse ne të gjithë duhet të luftojmë për të ruajtur liritë tona themelore dhe të drejtat e njeriut. Megjithatë vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë që qëndron krah NATO teksa vijojnë kërcënimet për lirinë në Europë.

“Jam në Shqipëri,  në përfundim të vizitës dy ditore, gjëja e fundit që bëmë ishte vizita në muzeun Bunk’Art. Për të pasur një të ardhme të ndritur, vendet duhet të kuptojnë dhe të mësojnë nga e kaluara e tyre. Kjo është e vërtetë në Shqipëri, aq sa është edhe në Shtetet e Bashkuara Por nga çfarë kam parë unë, shqiptarët kanë një të ardhme të shkëlqyer dhe qëndrojnë krah për krah me ne në NATO, ndërsa përballemi së bashku me kërcënimet e reja autoritare për lirinë në Europë”, tha Johnson.

TripAdvisor, website më i rëndësishëm rreth informacionit turistik në gjithë botën, ka vlerësuar edhe këtë vit Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 si vendet turistike që kanë marrë komente të shkëlqyera udhëtarësh anembanë globit në Tripadvisor gjatë 12 muajve të fundit.

- Publicitet -

Vlerësimi prestigjoz “Travelers’ choice 2022” për Shqipërinë i është dhënë Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 që edhe këtë vit janë pozicionuar në vendin e parë dhe të dytë mes vendeve më të vlerësuara në Shqipëri nga turistë nga e gjithë bota.

Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 janë mesin e muzeve më të veçantë që i kushtohen të kaluarës së sistemit komunist në Shqipëri. Një udhëtim pas në kohë për çdo vizitor është Bunk’Art 1, ku historitë më të rralla të asaj periudhe vuajtjesh sot gjenden të dokumentuara në 106 dhoma të ndryshme, të këtij muzeumi historik.

Ndër labirintet më interesant për çdo vizitor të huaj dhe vendas dhe që lidhet me qendrën e kryeqytetit, është Bunk Art 2. I krijuar në vitet ’81-’86, brenda bunkerit sekret të Ministrisë së Brendshme ai është muzeumi i parë dedikuar historisë së sigurimit dhe viktimave të terrorit komunist.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    July 23, 2022 at 8:45 am

    ”Ambasadore’ apo agjente,’diplomate’ apo dallkauke!???????????

    Tog fjaleshi ‘sistem kAmunist’ eshte pjelle e tru shpelareeve xhihadisteve neofashisteve mergates se qyqeve dhe ‘Makartisteve’ kaubojsa te Trump-Trapave…sepse ‘sistem kjomunist’ nuk ka egzistuar e gati e pa mundur te egzistoje ndonjehere ne historine e njerezimit…..!Po NATO-NATË ç’far hyn me nje ‘bunker art’ ish vend strehim si ne gjithe Shqiperine e ne bote!?
    Nuyk mund te mbajne kaubojsat ‘ambasadore’ statusin e vendit ‘aleat strategjik’ mbas 30 vjetesh ‘lufte’ me mullinjte me ere te kAmunizmit me bregji te BBB-Biberaj-Beograt-Baku Serbi-Rusi ku shumica e ambasadoreve kane qene pre e se njejtave regji te blere me flori!!!!!!!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur

Komentet e Fundit

  1. sadiku on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. Ke parajsa e satëme on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Glaukias on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  4. Glaukias on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  5. Futja kot on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?