Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vjedhja e floririt/ SPAK nuk nis procedim penal ndaj Metës: Ka kaluar shumë kohë e janë dënuar 5 vetë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vjedhja e floririt/ SPAK nuk nis procedim penal ndaj Metës: Ka kaluar shumë kohë e janë dënuar 5 vetë
KronikeKryesorePolitike

Vjedhja e floririt/ SPAK nuk nis procedim penal ndaj Metës: Ka kaluar shumë kohë e janë dënuar 5 vetë

Published: October 18, 2022
Shpërndaje

SPAK ka mbyllur një nga pesë dosjet e Ilir Metës, ku i kallëzuar ishte edhe Sali Berisha.

Prokurorja e SPAK-ut, Manjola Kajana, ka vendosur mos fillimin e procedimit penal, mbi bazën e kallëzimit penale nr. 142/2022 të avokatg Idajet Beqirit kundër Ilir Metës dhe Sali Berishës, për vjedhjen e floririt të shtetit në tunelet e Kërrabës ndodhur në vitet 1997 dhe 1999.

Dy janë argumentet kryesore të prokurores së SPAK për të mos nisur një procedim penal, për të hetuar Metën dhe Berishën nëse janë implikuar në vjedhjet e floririt, ngjarje për të cilën Berisha dhe Meta kanë akuzuar njëri-tjetrin.

- Publicitet -

Së pari, prokurorja Manjola Kajana thotë se vepra penale e referuar në kallëzimin e Idajet Beqirit është parashkruar sipas legjislacionit penal, pasi kanë kaluar më shumë se 20 vite. “Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 66 i Kodit Penal në parashikon se: “Nuk mund të bëhet ndjekje penale kur nga kryerja e veprës penale deri në çastin e marrjes së personit si të pandehur kanë kaluar… b) Njëzet vjet për krimet që parashikojnë dënimin jo më të ulët se dhjetë vjet burgim ose dënim tjetër më të rëndë. Kështu dispozita e nenit 66 të Kodit Penal që bën fjalë për parashkrimin e ndjekjes penale me të cilin duhet kuptuar ndalimi që ekziston me ligjin për të bërë ndjekje penale, në qoftë se, nga koha kur është kryer vepra penale, deri në momentin e marrjes s’i të pandehur të autorit të saj, kanë kaluar afatet e parashikuara në këtë dispozitë”, arsyeton prokurorja.

Së dyti, prokurorja e SPAK-ut Manjola Kajana thekson se për këtë ngjarje janë dënuar 5 persona në vitin 2001, me vendim të formës së prerë të Gjykatës Ushtarake. Ahmet Hyka është dënuar me 8 vite burg për veprën penale të “Vjedhjes së bankave” në bashkëpunim.

Me 6 vite burg është dënuar Pëllumb Dalti, për veprën penale të “Vjedhjes së bankave”, Enver Hyka me 3.6 vite burg, Arjan Bishqemi është dënuar me 20 vite burg për veprën penale të shpërdorimit të detyrës nga ushtaraku si dhe Blerim Haka është dënuar me 3 vite burg për veprën penale të shkeljes së rregullave të shërbimit të rojës në objekt të rëndësishëm në kohën e gjendjes të jashtëzakonshme

Kallëzuesi avokat Idajet Beqiri kundërshton dhe ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme vendimin e prokurores Manjola Kajana për mos fillimin e procedimit penal ndaj Ilir Metës dhe Sali Berishës për vjedhjen e floririt. Sipas Beqirit vendimi është në kundërshtim flagrant me ligjin penal dhe procedurial penal, si dhe me provat dhe me faktet.

Sipas avokatit Beqiri, vendimi i prokurores nuk i përgjigjet standardit, përgjegjësisë dhe seriozitetit të SPAK, e trajton vjedhjen e floririt të shqiptarëve problemet shumë përciptazi, anashkalon akuzat më të rënda, ka arsyetime vetëm për një pjesë të vogël të akuzave si dhe ka arsyetime që vetëm favorizojnë Metën dhe Berishës, të cilët sipas Beqirit janë të dyshuar si organizatorë, frymëzues dhe përfitues të vjedhjes së floririt.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
18 Comments
  • pilo lala says:
    October 18, 2022 at 1:46 pm

    Vendim shume i drejte i SPAkut.
    Vjedhja e floririt ka dale si akuze e Sali Berishes, nuk ka asnje baze, dihet qe Sali Berisha genjen.
    SPAku nuk duhet furnizuar me llafe rrugesh, ka plot fakte deshmi per vjedhjet e Ilir Metes e Monikes, mos harxhoni kohen me perralla.
    Faktet kane treguar nga deshmite e punonjesve, qe Sali Berisha ka nderruar pergjegjesin e bazes, dhe ka futur njerezit e tij per ta vjedhur.

    Reply
  • MallaKASTRIOTI says:
    October 18, 2022 at 2:27 pm

    Kotë e ke AVOKAT I.Beqiri.Kjo u pa që me gjyqet e Izet HAXHISË.
    -Skandali për mos ndëshkimin e Sb filloi në 1997.Ndaj,hajdutët dhe vrasësit në këtë
    vënd jan falur nga DREJTËSI E DEGJENERUAR që në 1992 me kursin 6 mujor të plepave.
    -Aty Gj.+Prek.hëngrën një lugë çorbë të prishur,Por në 30 vite i Shërbyen shpurës berishiste dhe vetes së tyre për tu pasuruar marramëndshëm me Pasurin e Popullit,Personazheve kriminal që nxirrnin nga burgu me €,$,Pasuri,etj, që vetingu nxori NOKAUT 70 % TË TYRE.
    -Sa të jetë S.Berisha në politikë dhe i gjallë nuk do ketë kurrë drejtësi për ATË,FAMILJEN E TIJ,ALEATËT..Por goditje do të ketë vetëm MAJTASA në mënyrë SELEKTIVE sa kohë PS të jetë në Pushtet.
    -SPAK ka lindur i vdekur.Ata jan zgjedhur nga kolegët tyre-KLP të lidhur BESA-BESË për mos ndëshkimin e ATIT TË TYRE TË PD QË I FRYMZON dhe u premton për ti kthyer përsëri në detyra për bota,pasi janë mbi 800 + familjarët,miqt,Shokët e tyre..që shpreson të vij në pushtet.Jo më kot Sb kthehet përsëri në PD.
    -Kështu,Sb dhe drejtësia në Shqipëri është kthyer në FATKEQSI KOMBËTARE.Shto këtu edhe 800 TV e PORDHËTALE në favor të tij që do të thot se vëndit i duhen shumë vite të tjera për të marrë kthesën,Athere kur Sb të vdes natyramisht,Ndose sipas DASH politikisht vdiq që më 19 maj 2021 me nongratën..që për Sb s’është asgjë.
    -Rroftë Mbreti-Posht Mbreti..!

    Reply
  • Aldrin says:
    October 18, 2022 at 2:27 pm

    Spak te gjeje ndonje nga keto dietologet qe shesin dieta pa licence, dhe ndonje grua pa burre, si ajo gjukatesja qe ja futen sa krahu, ndonje hajdut xhepash, dhe te dali ne televizor dhe te thote qe ja arriten qellimit te luftojne korrupsionin
    Shikoni mos ka ndonje fhatar qe shet qepe pa leje., kapeni

    Reply
  • Spak says:
    October 18, 2022 at 3:31 pm

    Shqiperia nuk behet!

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    October 18, 2022 at 3:36 pm

    Me qen se akuzoeh te dy edhe Berisha edhe Mata atehere duhet te hetohen qr te dy. Ketu fle lepuri
    !. Keta ose jen hajdut qe te dy, ose eshte njeri, pore kata e zbardhin te verteten.
    Menyra e te mos hetuarit me pretendimin se keta kane akuzuar njeri tjetrin eshte thjeshe menyra per ta fshahur te verteten. Spaku do te mbaj pergjegjesi !

    Reply
  • PO , PO says:
    October 18, 2022 at 3:50 pm

    Hajde ligje idjote hajde ! Te vjedhesh rezervat e arit te shtetit , me tonelata te tera lingota ari dhe krimi te parashkruhet ! Kush do ta mbroje kete shtet , kur nuk i dalin dot per zot prokuroria dhe gjykatat me ligjet qe ka miratuar vete ?! Prandaj njerezit jane terbuar dhe nuk njohin as ligje dhe as kete shtet rrumpalle !
    E gjithe kjo klase politike i shtyn njerezit te kthejne koken mbrapa dhe te adhurojne shtetin diktatorial komunist . Anije pa busull ne mes te stuhive te oqeanit !

    Reply
  • Tani says:
    October 18, 2022 at 4:01 pm

    Spak spak spak

    Reply
  • mali says:
    October 18, 2022 at 5:12 pm

    Popull budalla ! Si mendoni qe gjithe ate sasie floriri Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia do ta linte ne dore te malokut Sali dhe dru me pre Ilirit?Ato florinj e kane gjetur vendin.Popull shiko si do ta kalosh dimrin se do te jete shume i ashper.Thone qe sa dite maximume ne behar kane qene te nxehta ,aq dite maximume minus do te kete ne dimer. SPAK-u nuk eshte per popullin por eshte per mafiozet t’i nxjerrin syte njeri tjetrit.

    Reply
  • Aleksander Thana says:
    October 18, 2022 at 5:46 pm

    Nexhmija e ka marre arin me vete ne varr. Hapini varrin si Enverit dhe po nuk u gjend, te futen persegjalli ne varr likja dhe zgjebja sali. Mortja drejtesise shqiptare. Keta te spak aspakut duhen futur te gjithe ne burg.

    Reply
  • fteri says:
    October 18, 2022 at 5:47 pm

    Po mirë atëherë të prangosen prokurort e Spakut,që flejnë gjumë mbi dosje krimit ,ose jan këta bashkëpuntor të vjedhjes floririt .Populli paguan sa qimet e kokës DREJTËSINË të gjurmoi hajdutët Ilir Meta dhe Sali Berisha ,ata AKUZOHEN për vjedhje floriri dhe pasurim marramendës përrallor ,dhe padia për floririn ,kurr nuk duhet të mbyllet ,duhej zhvilluar e ndjekur deri në kthimin e pasurisë së vjedhur Banka e shtetit.Por strukturat kriminale të Sali Ram Berishës dhe Ilir Metës ,kan shtri kthetrat edhe te strukturat e Spakut ,tani edhe ajo vepron si gestapo mbyllë dyert e denancimit ,kjo është kthim mbrapa te katrahura e Berishës që ka ekzekutuar drejtësinë në shqipëri.

    Reply
  • Rrofshin ppp says:
    October 18, 2022 at 6:34 pm

    Zbuloni kush qendron pas investitoreve of shore do gjeni jo vetem kush fshihet pas floririt por edhe pas parave te popullit te 97-tes

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    October 18, 2022 at 8:26 pm

    DASH u mjaftua vetem me nje Non Gtao, dhe ceshtjen nuk e qoi me teje duke ua len ne dore strukturave te Shtetit Shqiptar,
    Pore kur filloi te flitet per Reforme ne Drejtesi Edi Rama tha nje fjel te madhe dhe ja c`fare tha:” Ne Shqiptaret nuk bejme dote Drejtesi pasi po te hulemtojesh fare e fisin une munde te dale kushuri me Sali Berishen, prandaj Drejtesin po ja lejme partenrve tan Strategjik kryesishte SHBA-se.”
    Ne lidhje me kete mos u gabofsha u be edhe nje amandamente Kushtetuse per lenjen e drejtesise Amerikaneve. Opozita ne ate kohe e kudershtoi, pore gjate rrugtimit me sa duke gjeti edhe ne SHBA leva qe po e lejn ne gjysme Drejtesin duke u mjaftuar vetem me nje Non Grato.
    Me duket qe edhe Amerika po deshton ne Reformen e Drejtesin Shqiptare.

    Reply
  • beni says:
    October 18, 2022 at 8:45 pm

    Mos harroni ate kombanjerin nga Berati qe nuk justifikonte pasurine dhe nuk kishte leshuar jupon tatimor ne 1997 Spaku thirri 240 deshmitare. Ka shtet ketu more!

    Reply
  • Llapaqeni i kuq says:
    October 18, 2022 at 10:37 pm

    Parti enver jemi gati kurdohere. U mbars mali dhe polli nje mi.
    Para skllever muzhike me beqirin ne krye

    Reply
  • Prapaniku says:
    October 19, 2022 at 6:14 am

    Të dhjefsha mu në SPAK dhe mendoj se eka hak.

    Reply
  • Zgjohuni nese s’doni te beheni bashkfajtor. Zoti vonon por kurre nuk harron te ndeshkoje autore e bashkfajtor me krimin. says:
    October 19, 2022 at 7:34 am

    Po vjen minuti qe prokuror te SPAK-ut e pushtetare dhe ish pushtetare dhe gjykates te nje drejtesie pa Drejtesi te ulen ne bangen e drejtesis si bashkepuntore me bandat e krimit.

    Reply
  • Zhgenjimi says:
    October 19, 2022 at 8:32 am

    Hiq nje Llalle e ver nje Llalle. Statukuoja e polititkes qe i ben te gjithe bashke , pa popullit ja bëtë në…nën.

    Reply
  • I tille je sa here qe hap gojen says:
    October 19, 2022 at 9:09 am

    Shko atje ne mal e shpelle ku ke lindur e je rritur ti z.Mali , se nuk ke tru per te dale ne kuvend te burrave e te flasesh si njeri me logjike normale . Nuk mund te debatohet me debile si ti !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron dhe mbështet protestat në Shqipëri
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre
  • Mbappe shkruan emrin në librat e rekordeve, francezi barazon Klose dhe gjuetia për Messin vazhdon
  • E konfirmon ADN, trupi i pajetë i gjetur i përket Eglant Koçit
  • SPAK: Dy të besuarat e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës F6 në Dhërmi

Komentet e Fundit

  1. Rinia është e ardhmja on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  2. Illi on Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra
  3. Km on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  4. 3D on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  5. 3D on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?