Gazetari Sokol Bregu foli për kërcënimet dhe fyerjet që kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit.
Bregu tha se sulme të tilla janë të kuptueshme për shkak se Meta është i shqetësuar se ajo çfarë ka rezultuar pas hetimeve të SPAK ndaj tij, mund t’i ndërpresë përfundimisht aktivitetin politik.
“Çdo njeri që po i vjen një ndërprerje e një aktiviteti politik pritet që të bëjë sulmet e veta. Unë nuk e kuptoj se çfarë do prisnim nga Meta, të thoshte “faleminderit SPAK që po më heton”? Shqetësohen më shumë ata që e shohin këtë retorikë dhe nuk shqetësohet ai.
Po të ishte kaq i shantazhueshëm të gjithë ata që ishin në akuzë do dilnin të flisnin kështu dhe të shpëtonin. Ajo që ne mendonim është se duke qenë se ai ka mbajtur postet më të rëndësishme të vendit, duhet të ketë një formë paraqitje ndryshe”, u shpreh Bregu.
Ndër të tjera ai tha se kjo qasje e ashpër nga Meta ndaj SPAK, vjen pasi kryetari i PL po përpiqet të shtyjë në kohë dorëzimin në GJKKO të dosjes së hetimeve mbi aferën “CEZ-DIA”.
Ndërsa theksoi se lidhur me 3 çështjet për të cilat po hetohen Meta dhe Kryemadhi, e ëma e kësaj të fundit ishte ndër të fundit në listën e dëshmitarëve.
“Mbase kjo është një mënyrë sesi Meta mund ta shtyjë në kohë të gjithë hetimin e tij. Kjo mund të jetë një frenim, një strategji që ta largojë pak në kohë dërgimin e dosjes që ka më shumë se 5 vite që hetohet. Mirëpo dosja ka qenë e pahetuar gjatë kohës që Meta ka qenë president dhe kur e humbi imunitetin, hetimi ka vijuar me shpejtësi.
Ka ardhur koha që t’i japë një përfundim SPAK nëse do e dërgojë në GJKKO. Jemi në fund të hetimeve. Mesa di unë lidhur me dosjen, vjehrra ishte një ndër dëshmitarët e fundit që do merrej në pyetje por ajo është për pistën e fshehjes së të ardhurave dhe evazionit. Dje kishte një thirrje të ish-anëtarit të LSI, Ralf Gjoni për lobimin. Pra bëhet fjalë për 3 çështje”, tha gazetari.
Sipas tij, SPAK nuk është indimituar aspak nga kërcënimet apo akuzat e Ilir Metës ndaj Altin Dumanit.
n.s. / dita
Të merresh me Metën është humbje kohe, se çfarë ka bërë e di një popull i tërë, se cili është u mësua nga reagimi i tij si paloço. Të dënohet me sekuestrim pasurie dhe me burgim sipas ligjeve në fuqi. Kështu fillon të rrudhet korrupsioni dhe merr frymë ekonomia. Korrupsioni ka bllokuar çdo veprimtari në të gjithë fushat e jetës. Korrupsioni për zhvillimin e vendit është i ngjashëm me një sëmundje që pengon qarkullimin e gjakut, që e çon organizmin drejt vdekjes dhe ky(korrupsioni) e çon përparimin dhe mirëqenien drejt falimentimit. Të dënohet çdo njeri që shkel ligjet duke filluar nga maja e piramidës së shtetit ky është ilaçi i duhur për mirëqënien dhe qytetërim të shoqërisë shqiptare.
VO:
-LikeFloriri( pseudonim nga Sb) është FATKEQSIA NR.2 në këtë vënd në 34 vite me dosje e vidio me ZË E FIGURË të para nga gjithë BOTA..!
• Është vonuar arrestimi Im nga DREJTËSIA e kapur nga politika që në 1992 qëkurse magjistratët dolën nga FURRA SALISTE PLEPISTE.
• Vidio Meta-Priftin për 7 %-çin ishte TREDHJE E DREJTËSISË 100 % nga non grata pas darkës së madhe në vilën e Likes me VERË KL.1..!
-Sali Non grata është fstkeqsia nr.1 në Shqipëri qëkurse u rekomandua të drejtoi Partinë e parë opozitare nga Ramiz Alia me detyrim përcaktim nga LOBIMET SËRBE-GREKE.. (dihen emat) & më tej President e KM që do të organizonte 3-4 grushte Shteti sipas porosive të agjenturave të huaja për shkatërrimin e copëtimin e vëndit sikur 1913..!
•Shitje e 354 KM det Greqisë dhe tokave në Jugë të vëndit për vorreza,Gradimi Kryepeskopit Janullatos në krye të Kishës sonë 1992,Emërimi i terroristit Fredi Belerit për Kryebashkiak në Himarë,Dalja në krahë e Terroristit K.Kacifasit në Bularat,Vendosja e bustit të terroristot Grek -1920 VASIL SHAHINI,etj,Tregon se Sb është anti Shqipëtari më i rrezikshëm që nga 112..!!
-Të 2 këta,Saliu & Meta i kan bër shumë dëme Shqipërisë më shumë se Turku në 500 vite & NaziFashizmi në L2B.
•Kjo argumentohet me faktin se me TEORIN SHOCK-92(tokës së djegur) Vodhën,Shitën,Shkatërruan mbi 500 nd/Je e institucione të 45 viteve në emër të ELEMINIMIT TË KOMUNIZMIT NGA 2 KOMUNISTËT(spiun) MË TË RREZIKSHËM PREJ 1967-2024..!
-SPAK+GJKKO po vonon shumë SEKUESTRON e pasurive marrandëse brënda e jashtë Atdheut dhe arrestimin e tyre FAMILJARISHT & ME HA-LE-ATËT.
-Kjo drejtësi e RE është në PROVË para popullit & SHBA që e financon & monitoron..!
• Dështimi drejtësisë do të thot DËSHTIMI AMERIKËS,që Sb+Im po e kërkojnë me çdo kusht me ardhjen në pushtet të tyre..!
-Shpifjet e tyre ndaj SPAK+GJKKO(në faktë Amerikës,BE,Anglisë,etj) po
NDOTIN MJEDISIN KOMBËTAR E ND/KOMBËTAR.
• Edhe me kaq shpifje ndaj DREJTËSISË,SHBA,BE,ANGLISË..Me anën e MEDJEVE 99 % të kapura prej tyre 2005..kan arritur të NXIJNË shumë QEVERISJEN & SHQIPËRINË FAQE BOTËS.
• Fakti freskët që ndodhi me TV RAI-3 Italian me Sali Berishës & dhëndrrit Malltezi duke thyer ligjin..Tregon se Sb nuk pyet më për SPAK+GJKKO,SHBA+BE..por as për ZOTIN..!