Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vjen në Shqipëri ambasadorja e re e BE-së, paraqet letrat kredenciale te Presidenti
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vjen në Shqipëri ambasadorja e re e BE-së, paraqet letrat kredenciale te Presidenti
AktualitetPolitike

Vjen në Shqipëri ambasadorja e re e BE-së, paraqet letrat kredenciale te Presidenti

Published: August 2, 2022
Shpërndaje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e re e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, zonja Christiane Hohmann.

Pasi i uroi mirëseardhjen në Shqipëri dhe e siguroi për mbështetjen e tij dhe të institucioneve shqiptare, Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen politike dhe asistencën financiare që BE i ka dhënë Shqipërisë në tre dekadat e fundit.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për asistencën financiare të dhënë për përballimin e dëmeve të mëdha nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, si dhe për përballimin e lehtësimin e situatës gjatë pandemisë së Covid 19.

- Publicitet -

Presidenti i Republikës shprehu gjithashtu besimin se ardhja e zonjës Hohmann në Tiranë do t’i japë një shtytje të re marrëdhënieve të Shqipërisë me institucionet e Bashkimit Evropian, si dhe vetë procesit të negociatave të aderimit në BE.

Presidenti Begaj nënvizoi ndër të tjera dhe vullnetin politik të institucioneve shqiptare për të përparuar në rrugën e reformave, duke theksuar se integrimi evropian mbetet projekti dhe prioriteti më madhor i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“I ndërgjegjshëm për sfidat dhe vështirësitë që vetë BE-ja e Vendet Anëtare të saj po kalojnë pas agresionit rus në Ukrainë, shpreh besimin se vëmendja e Bashkimit Evropian ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor do të jetë edhe më e madhe, duke e konsideruar procesin e zgjerimit si instrumentin më të mirë gjeopolitik për adresimin e kërcënimeve ndaj paqes dhe sigurisë së rajonit dhe të kontinentit në tërësi”, nënvizoi Presidenti Begaj.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • intelektuali says:
    August 2, 2022 at 5:33 pm

    NJE GJE URROJ:

    Vetem kjo mos te jete si hajdutja Vllahutini qe dergoi ne Shqypni komunistja fanatike Mogherini per te bere ca para qe nga lakmia alla oreksi vjen me te ngrene lejoi kanabizimin e vendit bashke me ambasadorin e panerum Lu duke ja leshuar frenat Saje Qorrit, bedelit besnik te Edvin Droges dhe te mafies enveriste me pushtet qe ja nxiu jeten komisarit te policise Dritan Zagani qe askush nuk i ka kerkuar deri me sot falje per jete krim te ndyre qeveritar

    Reply
  • !!? says:
    August 4, 2022 at 6:29 am

    Mbasi takoj presidentin, me vrap do të vej tek Edi Rama, që mezi po e pret që ti mësoj vallen e naplonit, sikurse ja mësoj ambasadorit Zorreka. Eh si do ta kërcej dhëndrri kollovar naplonin po të ketë partneren Hohmann në valle, do të paloset për tokë duke tundur miljonat e prikës së investimeve dhe subvencioneve të nuses BE ( vetëm për bujqësinë 146 miljon euro veresie) që

    të gjitha i takojn asnjë njeriu tjetër, vetëm atij, dhendrrit kollovar, për të cilin Varhellët e BE hapën negociatat ( nuk i hapën për Shqipërinë dhe shqiptarët), dhe nga dhëndrri do të ketë darova të majme për Varhellët që i hapën gjirin e nuses BE dhëndrrit kollovar dhe po ta kërcej mirë vallen e naplonit , edhe ambasadorja e BE do të ketë darovën e saj të majme. Dëndrri nuk bën pazar kur i hecën vallja me ambasadorët e BE.

    Sa më shpejt ambasadore takimin e përzëmërt tek Edi Rama që të hetoj a ke talent që të tundësh belin e të mësosh vallen e naplonit dhe të filloj kursi me koreografin më të mirë dhe super talentin e kësaj valle që po kërcehet për 30 vjetë rresht pa u ndalur edhe nga Sali Berisha, pa le Fatos Nano, i papërmbajtshëm edhe ai i Lirës, Ilir 007-ta që e tundte me bllok në dorë ku një faqe fuste në valle 700 mij euro njëherësh, por jo si Edi Rama që fut në valle vetëm nga princi i kurorës arap 40 miljonë euro njëherësh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë
  • Zgjidhet qeveria e re e Kosovës, Albin Kurti merr mandatin si kryeministër, prezantohet kabineti i ri
  • Pullat, dializa, sterilizimi, Kayo: Shteti po shndërrohet në një kompani gjigande guackë
  • AKU: Salmonelë dhe antibiotikë të rrezikshëm në mishin e importuar nga Brazili
  • “Territorialja”, tensione mes Ramës dhe kryebashkiakut të Poliçanit, përfshihet edhe aktorja

Komentet e Fundit

  1. 'Antishqiptari' on Pullat, dializa, sterilizimi, Kayo: Shteti po shndërrohet në një kompani gjigande guackë
  2. Socialisti i zhgenjyer on “Territorialja”, tensione mes Ramës dhe kryebashkiakut të Poliçanit, përfshihet edhe aktorja
  3. MeteH on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  4. Anonymous on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  5. olaola on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?