Qeveria ka miratuar ndërtimin e një centrali gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike për vetëprodhim dhe veprave ndihmëse në territorin e Aeroportit të Kukësit.
Ky impiant me kapacitet të instaluar prej 12 MW do të ndërtohet nga shoqëria “Global Technical Mechanics” sh.p.k., me pronar Ridgers Memën e cila ka ndërtuar dhe aeroportin e Kukësit.
Në vendim saktësohet se centrali cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse në territorin e Aeroportit të Kukësit sipas vendimit nr.146, datë 20.3.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kontratës së koncesionit/partneritet publik privat, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë “Global Technical Mechanics”, sh.p.k., dhe “Bami”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Kukës International Airport”, sh.p.k., për rehabilitimin, operimin, transferimin e Aeroportit të Kukësit”
Kjo kompani ka një afat 36 muaj për ndërtimin dhe vënien në punë të tij. Centrali do të funksionojë deri në përfundim të afatit të kontratës koncesionare të Aeroportit të Kukësit.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, së bashku me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, do të ushtrojnë mbikëqyrje të rregullt për të siguruar përputhjen e punimeve dhe operimit me standardet e parashikuara. Shoqëria investuese do të duhet të raportojë periodikisht mbi progresin dhe të respektojë kushtet e vendosura në licencat dhe autorizimet mjedisore.
Gjithashtu, kompania do të japë 2% të prodhimit vjetor të energjisë falas për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ose ta konvertojë atë në vlerë monetare për buxhetin e shtetit.
Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë pas publikimit në “Fletoren Zyrtare”.
VENDIMI:
Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike për vetëprodhim dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në territorin e Aeroportit të Kukësit, sipas vendimit nr.146, datë 20.3.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kontratës së koncesionit/partneritet publik privat, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë “Global Technical Mechanics”, sh.p.k., dhe “Bami”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Kukës International Airport”, sh.p.k., për rehabilitimin, operimin, transferimin e Aeroportit të Kukësit”, me elementet, si më poshtë vijon:
- a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “Global Technical Mechanics”, sh.p.k.;
- b) NIPT/NUIS: L71529026M;
- c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;
ç) Kapaciteti i instaluar: 12MË;
- d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndertimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
- dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: në territorin e Aeroportit të Kukësit, njësia administrative Shtiqën, Bashkia Kukës, Qarku Kukës;
- e) Afati i operimit: deri në mbarimin e afatit të kontratës së koncesionit, sipas vendimit nr.146, datë 20.3.2019, të Këshillit të Ministrave;
ë) Koordinatat e tokës dhe planvendosja sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
- f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit;
- g) Shoqëria “Global Technical Mechanics”, sh.p.k., ka detyrimin që:
Të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion për ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;
të respektojë kushtet e përmendura në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;
iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës, ndërmjet shoqërisë “Global Technical Mechanics”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;
t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;
të përmbushë detyrimin, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.
Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “Global Technical Mechanics”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
j.l./ dita
Nje termocentral ketu, nje ne Erseke, nje ne Divjake, nje ne Seman, nje ne Peshkopi, po behet energjia fotovoltaike shume e rendesishme per Shqiperine. Sasia qe i jepet shtetit ne forme royalty eshte sa nje Hidrocentral .2 Mega, per nje vit behen disa Qindra Mije Euro per shtetin.
Deri tani prodhohen mbi 250 Megavat, sa dyfishi kapacitetit te Vaut te Dejes.
Shqiperia nuk ka pasur nderprerje te energjise per shkak te cmimit apo mungeses qe prej 10 vjetesh.
Ky eshte konsolidim i energjise.
Brenda ketij viti do rritet ne 350 Megavat.
Domethene aeroporti deshtoi si projekt. Pastaj kete sikur e ndertoi Kastrati e jo ky që thoni.
Nuk ju ben me as përshtypje ky abuzim me parate publike.
Nuk na erdhen cunat e Londres sivjet.Ta mbjellim patate na mbeten STOK,Ta mbjellim droge,E rrembeu Lazarati kobesionin.Po i fusim nje fotovoltaike,qe te vije verdalle Belinda me drejtorat e Kukesit.
@BAJGA pilo Lala:
ME CFARE E MAT ENERGJINE ELEKTRIKE TI O INJORANT BUDALLA ENVERIST?
Sepse i hedh badiava MEGAVATET (MW) e fuqise me nje drejtshkrim ibret sikur te ishin patate fushe dhe kur do te dalesh si gjeli maje plehut kur nuk ke asnje pergatitje teknike per kete fushe dhe kur nuk njeh njesite matese ne fizike, prandaj ne komentueseve te tjere intelektuale na fyen inteligjencen ne kete forum te nerum te gazetes DITA me llogjet e idiotit qe leshon pa dogane. Meso nga intelektuali se sipas statistikave te shtetit fotovoltaiket e Ballukut kane prodhuar ne total energji elektrike per sistemin energjetik MEGAVATORE (Mwh) sa 1,5 % e prodhimit total te energjise elektrike per vitin 2024 dhe kjo bashke me Karavastane qe ka shkaterruar lagunen e pelikaneve eshte prodhim energjike:
PALO GJE.
Prit te vije thatesira e tetor-nentorit kur Belinda Balluku dhe Edi Rama te kujtohen per TEC e Vlores se nuk ka shans TEC lundruese te mashtrimit nga Bangladeshi nuk ka shans te vihen ne pune dhe pastal fol sa te duash llogje budalli per megavatet e tu te energjise idiote ne kete forum.