Kjo shihet si një hap që qytetarët e pasur rusë po ndërmarrin për t’i kthyer shpinën regjimit të presidentit Putin pas pushtimit të Ukrainës.

Rreth 15% e rusëve me më shumë se 1 milion dollarë në asete të gatshme pritet të emigrojnë në vende të tjera deri në fund të vitit 2022, sipas projekteve të bazuara në të dhënat e migracionit nga Henley & Partners, një firmë me qendër në Londër që vepron si lidhëse midis super të pasurve dhe vendeve që shesin shtetësinë e tyre.

“Rusia do të ketë rrjedhje milionerësh. Individët e pasur të cilët kanë emigruar nga Rusia kanë ardhur duke u rritur çdo vit gjatë dekadës së fundit.

Kjo është një shenjë paralajmëruese e hershme e problemeve aktuale me të cilat përballet vendi. Historikisht, kolapset e mëdha të vendeve zakonisht janë paraprirë nga një përshpejtim i emigrimit të njerëzve të pasur, të cilët shpesh janë të parët që largohen pasi kanë mjetet për ta bërë këtë”, tha Andrew Amoils, kreu i kërkimit në New World Wealth, i cili përpiloi të dhënat për Henley.

Të pasurit e botës tradicionalisht janë zhvendosur në SHBA dhe MB, por Henley tha se Emiratet e Bashkuara Arabe pritet t’i kalojnë ata si destinacioni numër një për emigracionin e milionerëve.

“Mbretëria e Bashkuar ka humbur vendin e saj, ndërsa roli i Shteteve të Bashkuara si magnet për personat e pasur është duke u venitur gjithmonë e më shumë. Ndërkohë Emiratet e Bashkuara Arabe pritet të tërheqin flukset më të mëdha neto të milionerëve globalisht në vitin 2022”, tha Henley në raportin e tij, i cili bazohet në ndjekjen sistematike të tendencave ndërkombëtare të migrimit të pasurisë private.

Rreth 4,000 të pasur pritet të jenë zhvendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe deri në fund të vitit, të ndjekur më pas nga Australia e cila pritet të tërheqë rreth 3,500 të tillë, Singaporit me 2,800 dhe dhe Izraeli me 2,500 të pasur.

a.m/dita