Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vlera më e lartë që prej vitit 2021, në qershor depozitat bankare u shtuan me 101 milionë euro
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Vlera më e lartë që prej vitit 2021, në qershor depozitat bankare u shtuan me 101 milionë euro
EkonomiKryesore

Vlera më e lartë që prej vitit 2021, në qershor depozitat bankare u shtuan me 101 milionë euro

Published: July 29, 2022
Shpërndaje

Depozitat bankare në Euro gjatë muajit qershor shënuan rritjen më të lartë qysh prej gushtit të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e depozitave bankare në monedhën Europiane në mesin e këtij viti shënoi një rekord të ri historik, në vlerën e 5.7 miliardë Eurove.

Totali i depozitave në këtë monedhë u shtua me 101 milionë Euro në një muaj, rritja mujore më e lartë qysh prej gushtit të kaluar.

- Publicitet -

Rritja e depozitave në Euro ishte e shpërndarë mes individëve dhe bizneseve, ndërkohë që u përqendrua kryesisht në llogari dhe depozita pa afat, tendencë kjo e përvijuar qartë në vitet e fundit, për shkak të normave të ulëta të interesit.

Rritja vjetore e depozitave në Euro ka arritur në 18.6%, nivel ky ndjeshëm më i lartë se rritja mesatare e depozitave bankare.

Shifrat dëshmojnë për prurje dhe ofertë të lartë të Euros në ekonominë shqiptare.

Kjo ofertë po reflektohet edhe në kursin e këmbimit të Euros ndaj Lekut, që po qëndron në nivelet më të ulëta historike dhe gjatë muajve të fundit ka thyer rekord pas rekordi në rënie. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro këmbehej të enjten me 116.62 Lekë, nivel 4.2% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndër faktorët e dukshëm dhe të matshëm, rritja e prurjes së Euros reflekton në radhë të parë shifrat rekord të turizmit hyrës në Shqipëri. Sipas INSTAT, në gjashtë muajt e parë të këtij viti Shqipërinë e vizituan 2.55 milionë shtetas të huaj, në rritje me 51% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Është e arsyeshme të besohet se rritja e vizitave të shtetasve të huaj në nivelet më të larta historike po ndikon edhe në shtimin e prurjeve të Euros në ekonominë shqiptare.

Ndër të tjera, rritja e lartë e depozitave në Euro gjatë qershorit dëshmon edhe faktin se rritja sezonale e ofertës po bëhet më e shpërndarë në kohë dhe është më pak e përqendruar vetëm në periudhën korrik-gusht. Megjithatë, pritshmëritë janë që për dy muajt e pikut të sezonit veror rritja e depozitave në Euro të jetë edhe më e lartë.

Monedha europiane vazhdon të dominojë strukturën e depozitave bankare, megjithë përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për ta reduktuar peshën e saj, nëpërmjet disa masave rregullatore në vitin 2018. Por, prania e Euros në ekonominë shqiptare duket se ka rrënjë të thella dhe përpjekjet për ta “luftuar” vetëm brenda sektorit financiar nuk po japin shumë sukses.

Depozitat në Euro madje vazhdojnë të rriten, pavarësisht zhvlerësimit kundrejt monedhës vendase. Duke qenë se shpenzimet e konsumit në ekonominë shqiptare kryhen kryesisht në Lekë, zhvlerësimi i Euros e ndikon negativisht vlerën e kursimeve në këtë valutë.

Por, me sa duket, individët dhe bizneset nuk i japin shumë rëndësi këtij faktori dhe monedha europiane perceptohet si më e besueshme, pavarësisht zhvlerësimit ndaj Lekut. Një ndikim të madh në këtë zgjedhje mund të ketë edhe euroizimi i lartë i ekonomisë së brendshme dhe fakti që asetet në vlerë të madhe, duke filluar nga pronat, përgjithësisht kuotohen dhe tregtohen në Euro.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Bsh says:
    July 29, 2022 at 6:52 pm

    Dmth banka dhe shtetit shqiptar si ben pershtypje fare pse tregtohen asetet me vlere te madhe ne euro!?
    Po ce kemi BSH per ta mbajte me buke!?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve
  • Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?