Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si po bëhet vlerësimi psiko-social për mësuesit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Si po bëhet vlerësimi psiko-social për mësuesit
AktualitetShoqëri

Si po bëhet vlerësimi psiko-social për mësuesit

Published: December 15, 2023
Shpërndaje

Mësuesit e rinj në të gjitha shkollat e vendit kanë nisur t’i nënshtrohen vlerësimit psiko-social, një testim i përvitshëm që këtë vit shkollor është i dyti, pas atij në vjeshtën e kaluar. Vlerësimi bëhet nga komisione të posaçme me ekspertë të arsimit dhe psikologë.

Zoi Mici është mësuese e re. Këtë shtator ajo nisi punën në gjimnazin Qemal Stafa, në Tiranë dhe pas tre muajsh punë iu nënshtrua testit psiko-social.

“Shkoi shumë mirë si intervistë. Pyetjet ishin rreth eksperiencës që ne kemi pasur gjatë këtij tremujori, duke qenë se është viti im i parë i i punës. Na pyetën për ndjesitë që ne kemi, për situata të caktuara. Duke qenë se unë jam mësuese ndihmëse për nxënësit me aftësi të kufizuara, u pyeta për socializimin dhe bashkëpërshtatjen e këtyre nxënësve me nxënës të tjerë”, tha Zoi Mici.

- Publicitet -

Zoi thotë se ky vlerësim ndikon pozitivisht në punën e tyre të përditshme me nxënësit.

“Duke qenë se jemi në fillesat tona na përgatisin dhe ku duhet të fokusohemi, ku i kemi pikat e forta dhe të dobëta.”, shtoi ajo. Lindita Ceni në të njëjtin gjimnaz është pjesë e sistemit arsimor prej vitesh, por ajo iu nënshtrua testimit psiko-social për shkak se këtë vit është transferuar nga Burreli në Tiranë.

“Besoj se shkoi shumë mirë, pyetjet ishin të pranueshme. Kishin lidhje me komunikimin, gjithëpërfshirjen, kodin e etikës, me situata të ndryshme që ne mund të na ndodhin në klasë. Dhe mënyra si ne i zgjidhim ato”, shtoi Lindita.

Psikologët, të cilët bëjnë vlerësimin e këtyre mësuesve thonë se testimi i tyre bëhet për të qenë sa më të sigurt për mirëqenien sociale të nxënësve.

“Ne kemi qenë të gjithë të rinj dhe kemi pasur probleme të vogla si ta menaxhojmë situatën. Dhe besoj duke u vëzhguar ato janë më të ndërgjegjshëm dhe më korrektë. Pyetjet që kanë të bëjnë me profesionin, si ndihen, si komunikojnë mësuesit me nxënësit, tha psikologia.

Psikologët e shkollave thonë vlerësimi i mësuesve të rinj nis më herët se sa ata t’i nënshtrohen testit.

“Puna jonë si psikologë nis që ditën kur marrim informacion që një mësues i ri ka ardhur në shkollën tonë. Kemi procedurat tonë që operojmë nëpërmjet vëzhgimeve. Në korridore, klasa, nëpërmjet intervistave me nxënës, mësues. Pastaj në një datë të caktuar, shoqërojmë mësuesit për të bërë vlerësimin pranë zyrave të arsimit”, tha ajo.

Kalimi në filtër i mësuesve të rinj ka për qëllim monitorimin e gjendjes së tyre emocionale dhe aspektit social e psikologjik. Nëse një mësues nuk e kalon testin, nuk e humb të drejtën për të ushtruar profesionin. Ai nuk lejohet të punojë në shkollën ku është bërë vlerësimi, por mund të rivlerësohet nga një komision tjetër.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kanye West e di Tiranën në Turqi
  • Detaje të reja nga vrasja në Vorë, viktima u ekzekutua me një plumb në kokë
  • Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i shkëlqyer për imazhin e Shqipërisë dhe ekonominë e Tiranës
  • Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’
  • Ëndrra e Messit për të ruajtur trofeun vazhdon, Argjentina “thyen” Zvicrën në shtesë dhe shkon në gjysmëfinale

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  2. Shqipëri eshte një on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  3. Vlora 97 on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  4. E on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  5. E on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?