Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vodhi 30 mijë euro në banesën ku shkoi për kontroll, përjashtohet nga Policia e Shtetit 24-vjeçari
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vodhi 30 mijë euro në banesën ku shkoi për kontroll, përjashtohet nga Policia e Shtetit 24-vjeçari
AktualitetKronike

Vodhi 30 mijë euro në banesën ku shkoi për kontroll, përjashtohet nga Policia e Shtetit 24-vjeçari

Published: December 22, 2022
Shpërndaje

Geraldo Nela, 24-vjeçari në detyrë Trupë shërbimi në Komisariatin e Policisë Cërrik, është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit.

Nela u arrestua pas një kallëzimi nga shtetasi S. K., me banim në Marinzë, Belsh, i cili pretendonte se gjatë një kontrolli të ushtruar pranë familjarëve të tij, më datë 20.12.2022, këtij shtetasi i ishte vjedhur një shumë prej 30 mijë euro në ambjentet e jashtme të banesës në pronësi të tij.

Po ashtu janë pezulluar nga detyra, 2 punonjës të Policisë, shtetasit E. H. dhe R. M., punonjës policie të Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Elbasanit. Të dy janë konfliktuar me njëri-tjetrin jashtë orarit të shërbimit. Gjatë konfliktit, shtetasi R. M., në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, ka goditur me send të fortë, shtetasin E. H., i cili ka marrë mjekim në spitalin e Elbasanit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

- Publicitet -

Njoftimi:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar përjashtimin nga Policia e Shtetit, të punonjësit të Policisë, inspektor G. N., 24 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Komisariatin e Policisë Cërrik. 24-vjeçari u arrestua një ditë më parë, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Arrestimi i tij u bë nga AMP.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar menjëherë pezullimin nga detyra, të 2 punonjësve të Policisë, shtetasve E. H. dhe R. M., punonjës policie të Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Elbasanit dhe në zbatim të rregullores së Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre, për shkelje të rëndë disiplinore. Procedimi disiplinor ka nisur krahas procedimit penal të nisur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. H. është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin R. M., 23 vjeç (punonjës policie, në Komisariatin e Elbasanit), gjatë kohës që të dy kanë qenë jashtë orarit të shërbimit.

Gjatë konfliktit, shtetasi R. M., në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, ka goditur me send të fortë, shtetasin E. H., i cili ka marrë mjekim në spitalin e Elbasanit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po kryen hetimet e mëtejshme për këtë rast, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Policia e Shtetit është e vendosur për të mos toleruar asnjë punonjës policie që shpërdoron detyrën dhe besimin e qytetarëve, apo që bëhet vetë cënues i ligjit. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit inkurajon qytetarët që të denoncojnë çdo rast të implikimit të punonjësve të Policisë, në paligjshmëri.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    December 23, 2022 at 4:03 am

    Policia me kujton antidrogen e viteve 95 qe e merrnin drogen dhe ja shisnin perseri grupeve kriminale.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Belulin on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. KTH S on LETËR E HAPUR
  5. Zdromsi on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?