Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Von Cramon: Nëse Serbia nuk bashkëpunon për hetimin e sulmit në Banjskë, i vendosen sanksione
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Von Cramon: Nëse Serbia nuk bashkëpunon për hetimin e sulmit në Banjskë, i vendosen sanksione
BoteKosovëKryesore

Von Cramon: Nëse Serbia nuk bashkëpunon për hetimin e sulmit në Banjskë, i vendosen sanksione

Published: October 19, 2023
Shpërndaje

Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian ka folur për rezolutën në Parlamentin Evropian, mocioni i së cilës do të votohet në seancën e sotme, ku kërkohet sanksionimi i Serbisë, si dhe ekstradimi i Radoiçiçit.

“Ne kemi pasur një disponim të gjatë konstruktiv, ku pesë grupe kanë dalë me rezoluta dhe negociuam së bashku sa i përket tekstit të përbashkët për rezolutë, ku kemi dalë me një tekst të fortë e të japim jehonë ndaj Serbisë”, derisa sqaroi se mocioni për rezolutë do të votohet sot, rreth orës 13:30.

“Së pari kemi një dënim të qartë e të fuqishëm për atë që ka ndodhur në veri të Kosovës, më 24 shtator”, theksoi ajo, derisa për kërkesën e ekstradimit të Radojçiçit, sqaroi se ekzistojnë nivele të ndryshme.

- Publicitet -

“Së pari, kemi një kërkesë një dënim të qartë për atë që ka ndodhur në veri të Kosovës. Kemi qenë të qartë në kërkesën tonë për hetime të thukëta dhe kemi kërkuar përkrahjen e plotë nga ana e Serbisë, në atë që ka ndodhur më 24 shtator në veri të Kosovës.

– Së dyti, kemi një indikacion të qartë se shefi këtij grupi paramilitar në veri të Kosovës ka lidhje me individët dhe me vet presidentin e Serbisë, e nëse qeveria dhe institucionet tjera shtetërore serbe qëndrojnë prapa saj ende nuk është e qartë. Pikërisht për këtë është kërkuar hetim të thukët e të pavarura por të mbështetura nga bashkësia ndërkombëtare, por që, është kërkuar nga përfaqësuesit evropianë, konstatime preliminare të rezultateve deri në fund të vitit.

– Së treti, nuk kemi folur për sanksione kundrejt Serbisë. Ne kemi futur në tekst sanksione ndaj pjesëtarëve, individ, sikundër është fjala për Radojçiqin dhe ne duhet ta bëjmë të njëjtën gjë;

– Së katërti, nëse nuk ka bashkëpunim të plotë, sa i përket këtyre hetimeve, sa i përket vazhdimësisë në ndjekje penale e kështu me radhë, do të duhej të kishte masa edhe ndaj Serbisë. E këto masa do të duhej të dukeshin si masa që rëndojnë mbi Kosovën, që nënkupton masa politike, masa financiare, etj”, deklaroi Von Cramon në RTK.

Ajo tha se kjo është vetëm një parapërgatitje dhe që nuk ka ndonjë indikacion konkret që këto masa do të vendosen menjëherë, megjithatë ajo tha se këto masa do të vendosen kur vërehet se nuk ka vullnet politik për të mbështetur hetimet nga ana e Serbisë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?