Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Von der Leyen akuzon Putinin: Rusia po na shantazhon, po përdor energjinë si armë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Von der Leyen akuzon Putinin: Rusia po na shantazhon, po përdor energjinë si armë
AktualitetBote

Von der Leyen akuzon Putinin: Rusia po na shantazhon, po përdor energjinë si armë

Published: July 20, 2022
Shpërndaje

Evropa vazhdon të sfidohet me një të ardhme të paqartë sa i përket furnizimit me gaz. Një pjesë e vendeve anëtare të BE-së po përballen me sasi të reduktuara të gazit që vjen nga Rusia. Pasiguria dhe mundësitë që Moska të ndërpresë furnizimin me gaz në dimër, nxiti thirrjet e Bashkimit Evropian drejtuar vendeve anëtare që të ulin konsumin e gazit me 15 për qind.

Bashkimi Evropian shpalosi sot (e mërkurë) planet që vendet anëtare të bllokut të shkurtojnë konsumin e gazit me 15 për qind deri në mars të vitit të ardhshëm. BE-ja paralajmëroi se pa këto shkurtime të thella që duhen kryer tani, vendet mund të përballen me mungesa gjatë dimrit, nëse Rusia ndërpret furnizimin.

“Rusia po na shantazhon, duke përdorur energjinë si armë. Në çdo rast, qoftë për një ndërprerje të pjesshme, të madhe, apo ndërprerje totale të gazit rus, Evropa duhet të jetë gati”, tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një konferencë për shtyp.

- Publicitet -

Komentet e saj vijnë ndërsa Evropa po mundohet të sigurojë rezerva të mjaftueshme të gazit para futjes në sezonin e dimrit dhe të krijojë një mburojë në rast se Moska kufizon më tej furnizimet e saj si hakmarrje për mbështetjen që Brukseli i ka dhënë Ukrainës.

Një pjesë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian tashmë po përballen me furnizime të reduktuara ruse, ndërsa zyrtarët e BE-së paralajmërojnë se ka të ngjarë të ndodhë një ndalim i plotë i furnizimit me gaz nga Rusia.

Komisioni Evropian propozoi sot një objektiv për të gjitha vendet anëtare të BE-së, për uljen e përdorimit të gazit me 15 për qind nga gushti në mars, krahasuar me konsumin mesatar të këtyre vendeve në të njëjtën periudhë, nga viti 2016 e deri më 2021.

Propozimi i mundëson Brukselit ta bëjë këtë objektiv të detyrueshëm, në rast të ndonjë urgjence, nëse BE-ja deklaron rrezikun e konsiderueshëm për mungesë të madhe të gazit.

Rregullorja duhet të miratohet nga një shumicë e cilësuar e vendeve anëtare, të cilat së bashku duhet të përfaqësojë 65 për qind të popullsisë së Bashkimit Evropian.

Diplomatët e vendeve të BE-së pritet të diskutojnë mbi këtë çështje të premten, ndërsa miratimi i rregullores pritet të bëhet në një takim urgjent të ministrative të energjisë më 26 korrik.

Para se ta sulmonte Ukrainën, Moska siguronte 40 për qind të nevojave të BE-së për gaz. Por pas fillimit të luftës, sasia e gazit rus që transportohet në Evropë kanë rënë nën 30 për qind të mesatares së viteve 2016-2021.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet
  • Horoskopi 19 Qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

Komentet e Fundit

  1. Fatmir on Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  2. Anonymous on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Një vlonjat në Londër on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  4. Na ruajt zoti on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Km on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?