Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Von der Leyen në Shkup: Do t’ia dalim me krizën energjetike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Von der Leyen në Shkup: Do t’ia dalim me krizën energjetike
AktualitetBote

Von der Leyen në Shkup: Do t’ia dalim me krizën energjetike

Published: October 26, 2022
Shpërndaje

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka dhënë mbështetje Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, gjatë një vizite që ka realizuar të mërkurën në Shkup.

Ajo ka përmendur edhe krizën e energjisë, si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Pas takimit me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, presidentja e KE-së, von der Leyen, ka dënuar sulmet ruse në Ukrainë, duke i cilësuar “brutale” ndaj civilëve, por edhe ndaj objekteve të energjisë, me qëllimin e vetëm që populli ukrainas të vuajë sa më shumë agresionin rus.

- Publicitet -

“Jemi në një situatë shumë të rëndë. Po shohim brutalitetin e paparë që ka për qëllim t’ua pamundësojë grave, fëmijëve e burrave, ujin, ngrohjen e kështu me radhë. Janë sulme të tmerrshme. Jemi të vetëdijshëm se Rusia do të bëjë gjithçka, jo vetëm për të terrorizuar popullin ukrainas, dhe për të paralizuar shtetin, por dhe që të dëbojë ukrainasit nga vendi i tyre. Ata kanë mbështetje të fuqishme nga të gjithë ne, sa i përket ndihmës ushtarake për t’u mbrojtur, por edhe sa i përket ndihmës për përmirësimin e infrastrukturës sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Jemi të përgatitur edhe për fluks të refugjatëve, do të jemi solidarë me këtë popull dhe mesazhi im është i qartë: Çfarëdo qoftë taktika që do të përdorë (presideti rus, Vladimir) Putini, ne do të qëndrojmë afër miqve tanë në Ukrainë, me besimin se Ukrainë do t’ia dalë”, ka deklaruar mes tjerash von der Leyen.

Gjatë qëndrimit të saj në Shkup është nënshkruar marrëveshja e parë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

Marrëveshja për FRONTEX-in, që ka të bëjë me mbrojtjen e kufijve nga migrimi i paligjshëm, për integrimin evropian dhe përballjen me krizën energjetike, është nënshkruar në gjuhën maqedonase.

Sipas kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, kjo gjë “tregon se gjuha maqedonase është e mbrojtur dhe nuk është cenuar me marrëveshjen me Bullgarinë”.

Duke folur për krizën energjetike, Leyen ka thënë se beson që kriza do të kapërcehet dhe se vendet e rajonit do të kenë mbështetjen e BE-së.

“Së bashku do ta kapërcejmë këtë krizë. Ne do ta kapërcejmë krizën energjetike me grante prej 80 milionë eurosh për Maqedoninë e Veriut dhe sigurisht do të vazhdojmë me grantet. Kjo mbështetje do të vazhdojë përmes një plani investimi me mullinj të erës dhe lidhjes me gaz me Serbinë dhe Kosovën”.

Të enjten presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen do të vizitojë Kosovën dhe Shqipërinë.

Von der Leyen do ta vazhdojë turneun në Bosnje-Hercegovinë më 28 tetor dhe më pas në Serbi.

Këtë turne nëpër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, presidentja e Komisionit Evropian do ta përmbyllë me vizitë në Mal të Zi, të shtunën, më 29 tetor.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • K.E – BELA MAFIA
  • Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
  • Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  • Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
  • Familja e aktorit Gjergji Lala ngre padi ndaj klinikës italiane, Prokuroria e Romës nis hetimet për vrasje nga pakujdesia

Komentet e Fundit

  1. Zhani Pano on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. Shqiptar on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  3. Zhani Pano on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  4. Tiranë on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  5. Vena Carva on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?