Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Von der Leyen sot në Tiranë, takohet me Ramën, në fokus paketa e BE-së për rritje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Von der Leyen sot në Tiranë, takohet me Ramën, në fokus paketa e BE-së për rritje
Lajmi i funditPolitike

Von der Leyen sot në Tiranë, takohet me Ramën, në fokus paketa e BE-së për rritje

Published: October 23, 2024
Shpërndaje

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të vizitojë ditën e sotme Tiranën. Pas mbërritjes në vendin tonë Von der Leyen do të takohet në orën 15:00 me kryeministrin Edi Rama. Mësohet se në fokus të këtij takimi do të jetë paketa e BE-së për rritje dhe reforma në rajon, e cila përfshin ndihmë financiare prej 6 miliardë euro për këto vende. Pas këtij takimi pritet që ata të mbajnë një fjalim në ceremoninë e inaugurimit të kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë.

Rreth orës 17:00, Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së Kampusit të Kolegjit të Europës. Ky është i pari kampus që hap dyert jashtë një vendi të Bashkimit Europian.

Kampusi i Kolegjit të Evropës në Tiranë do të ofrojë një program akademik me standarde evropiane për studentët dhe profesionistët nga Shqipëria, rajoni i Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian dhe më gjerë, dhe do të hapë ciklin e studimeve duke filluar nga ky vit akademik. Agjenda e Von der Leyen vijon të enjten me një takim me presidentin Bajram Begaj në orën 10:00.

- Publicitet -

E mërkurë

15:10 – Mbërritja e Von der Leyen në Kryeministri
15:15 – Takim me kryeministrin Rama
16:10 – Deklaratë e përbashkët për shtyp
17:00 – Ceremonia e hapjes së Kolegjit të Europës

E enjte

10:00- Takim me presidentin Bajram Begaj

Ndërkohë të enjten, Ursula von der Leyen do të shkojë në Maqedoninë e Veriut ku do të takohet me kryeministrin, Hristjan Mickoski dhe presidenten, Gordana Siljanovska-Davkova. Po të enjten ajo do të vizitojë Bosnjën e Hercegovinën, ku fillimisht pritet t’i vizitojë zonat e prekura nga përmbytjet e fundit vdekjeprurëse.

Axhenda e saj në Bosnjë nuk përfundon këtu pasi Von der Leyen do të ketë një takim në Presidencën e Bosnjë e Hercegovinës. Nga Bosnja, ajo do të shkojë në Serbi, ku do të takohet me presidentin, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin Millosh Vuçeviç. Ditën e fundit të turneut, presidentja Ursula von der Leyen do qëndrojë për vizitë në Kosovë, kurse më pas do të shkojë në Mal të Zi, ku do të takohet me presidentin Jakov Milatoviç dhe kryeministrin Milojko Spajiç.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • sa per saktesi says:
    October 23, 2024 at 7:27 am

    Duhet te kihet parasysh : Paketa e BE-se per rritje me 6 miliard Euro per Rajonin perfshin afro 960 milion Euro per Shqiperine.
    Nga ato 1/3 pra (300 milion) jane te pakthyeshme kurse 2/3 pjesa tjeter jane Kredi e si te tilla do paguhen me kamate ne vitet ne vazhdim.

    Reply
  • Humoristi says:
    October 23, 2024 at 8:56 am

    Mergata e qyqaneve eshte ne Strasburg!E zonja e shtepise ne Tirane!?Ky eshte lajm historik humoristik.

    Reply
  • mali says:
    October 23, 2024 at 12:03 pm

    Qemoti na u zune dy pleq dhe njeri e ofendoi tjetrin duke I thene :te dhjevsha mustaqet.
    Kjo ishte ofeza me e madhe e kohes dhe na e hedh ne gjyq.
    Pala kundershtare e pa qe gjyqin e kishte 100% te humbur dhe na I shkon gjykatesit me nje tufe me para.
    Gjykatesi e kuptoi dhe te mos quheshe I koruptuar I tha:
    ” me sy nuk I shoh
    Me dore nuk I kap
    Futi ne qitap.
    Hapi qitapin dhe aty u futen parate.
    Diten e gjyqit ,gjykatesi hapi qitapin dhe I thote pales akuzuese :
    Ky qitapi ,o zoteri, thote qe jo vetem mustaqet tende qe I dhjet por menderos edhe te mijat.
    Si rrjedhin akuza bie poshte.
    Tani te vime ne problemi.
    Edhe Rama me parate e BE ,si gjykatesi:
    Me dore s’i kap
    Me sy s’i shoh
    Varjani ne qafe Belinda Ballukut.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dhuna ndaj të miturës në Fier, arrest në burg dhe në shtëpi për dy nga vajzat, tjetra shtrohet në spital psikiatrik
  • 12 viktima dhe shumë të zhdukur nga zjarret në Spanjë, çfarë i shkaktoi flakët masive
  • Ministria e Arsimit po ndan bileta falas të Kany West për fëmijët e 9-vjeçares, por këngët e tij kanë përmbajtje seksuale!
  • “1 mijë raketa janë gati për t’u lëshuar nëse më vrisni”, Trump kërcënon Iranin: Do t’ju asgjesojmë plotësisht
  • Pensioni që nuk del, 27% e popullsisë në moshë pensioni drejt kufirit të varfërisë ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Barbados on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. Alban on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. US on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Liu on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. capi on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?