Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mijëra udhëtarë rrugëve! Cila është kompania ajrore me 60 përqind të udhëtimeve me probleme në 2023
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Mijëra udhëtarë rrugëve! Cila është kompania ajrore me 60 përqind të udhëtimeve me probleme në 2023
EkonomiLajmi i fundit

Mijëra udhëtarë rrugëve! Cila është kompania ajrore me 60 përqind të udhëtimeve me probleme në 2023

Published: March 28, 2024
Shpërndaje

Vjet mijëra qytetarë janë zvarritur në aeroportin e Rinasit në pritje të fluturimit që ju është shtyrë në momentin e fundit ose në rastin më të keq ju është anuluar. Report TV ka siguruar shifrat të cilat tregojnë se 281 fluturime janë bërë me mbi 3 orë vonesë, dhe rekordin negativ e mban kompania Wizz Air, ndërsa ndër kompanitë me performancën më të mirë është ‘Air Albania’.

Në Aeroportin e Tiranës përgjatë vitit 2023 janë vonuar për më shumë se 3 orë 281 fluturime dhe 60% e vonesave janë të një kompanie të vetme Wizz Air Europë. Në 161 fluturime Wizz Air, me një diferencë shumë të madhe me të tjerat, ka lënë mijëra qytetarë vitin e kaluar të presin me orë të tëra për të marrë avionin, për të udhëtuar drejt destinacionit për ku kishin prerë biletën.

Nga shifrat e siguruara prej Report Tv nga Autoriteti i Aviacionit Civil duke qartë se kompania low-cost Wizz Air, ka performancën më të keqe, ndërsa vihet re se ndër kompanitë më të mira në treg në shërbim dhe korrektësi rezulton ‘Air Albania’ e cila nga 4748 fluturime gjithsej, ulje apo ngritje qofshin, është vonuar vetëm në 4 të tilla, duke u renditur në një prej 3 kompanive me koeficientin më të ulët të fluturimeve me vonesa, 1 për 1000. Wizz air nga ana tjetër ka probabilitetin më të keq të mundshëm, me koeficientin 26.8 fluturime me vonesa mbi 3 orë në 1000 të tilla.

- Publicitet -

Si pasojë e shtyrjes së orës së fluturimit, minimalisht vjet është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë-Tereza 843 orë. Pra Wizz Air e cila erdhi në tregun shqiptar me synim për të sjellë cilësi, shërbim dhe korrektësi me çmim të ulët, në fakt po lë me mijëra pasagjerë në pritje pa marrë në konsideratë rëndësinë e udhëtimit, nëse është për arsye shëndetësore apo diçka tjetër emergjente.

E njëjta situatë rezulton edhe me shifrat e anulimeve të fluturimeve. Gjatë vitit të kaluar sipas Aviacionit Civil janë anuluar 90 fluturime në total, nga 50,702 fluturime të realizuara nga TIA, ndërsa më shumë se 30% e tyre janë të Wizz Air. Kompania rezulton me shërbimin më të keq teksa ka lënë pa udhëtim qytetarët në 34 fluturime me një koeficient prej 5.7 udhëtime të dështuara në 1000 të tilla. Edhe në këtë komponent kompania shqiptare ‘Air Albania’ rezulton me një performancë shumë të mirë pasi vetëm në 2.4 fluturime në 1000 të tilla ka pasur anulim.

Në total vjet për anulim të fluturimit apo për vonesë të tij janë bërë 214 ankesa nga qytetarët prej të cilëve janë kompensuar 121 pasagjerë dhe pjesa tjetër, 65 janë në proces.

Shkaqet kryesore për këto shtyrje sipas aviacionit janë vonesat e fluturimeve në aeroporte të Komunitetit Evropian apo jashtë saj, moti i keq, defektet teknike, mungesa e ekuipazhit, grevat e sindikatave në fushën e aviacionit civil dhe aktivitetet ushtarake në hapësirën Evropiane.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • mali says:
    March 28, 2024 at 11:32 pm

    Mjaft I bete tragjike keto fluturime.
    Eshte e vertete qe ne rast vonese humbet fluturimen tjeter.
    Keto raste jane ne te gjitha kompanite.
    Arsyet I di kompania qe nuk ia thote pasagjerit.
    Asnje kompani fluturimesh nuk do prishje te schedule.

    Reply
    • Miami Beach says:
      March 29, 2024 at 1:10 pm

      281 fluturime ne vit jane me vonese, statistikat nuk genjejne, por duhet te dish ti interpretosh.
      Une udhetova nje here te vetme me Polakun tranzit per Amerike, fjeta nje nate ne Varshave.
      Cfare duhet te them, qe nuk fluturoj me me Polakun?
      Kompania Wizz Air ben rreth 6-8 fluturime nga Rinasi ne dite, nqse nuk gaboj.
      Atehere i bie qe ben 365 x7x2 = 5,100 fluturime ne vit, prej ketyre 281 jane me vonese, pra 5.5%.
      Une fluturoj ne Amerike, kurre nuk kam arritur ne orar, apo te nisem ne orar.
      Une nuk gjej dot bileta aq te lira sa Wizz Air, dhe ka te njetat probleme.
      Prandaj ulni byt.hen ne sedile, dhe prisni tju coj shendosh piloti, lerini por.dhet.
      Kompanite e medha Amerikane kane te njetat probleme, nuk e njoh Europen

      Reply
  • Pasagjeri says:
    March 29, 2024 at 11:22 am

    Eshte e vertete qe Wizz ka kete performance por Air Albania eshte ne te njejtin nivel dhe me cmime 2 fish.
    Ne 3 raste qe kam bere booking me Albanian round trip, 2 jane anuluar dhe njeri eshte nisur me 2-3 ore vonese. Prej atij momenti nuk i jam afruar me.
    Megjithe performancen jo korrekte te Wizz i cili ka hyre ne treg ketu pas Air Albania, per te bere nje vleresim objektiv, krahasoni se sa pasagjere te Wizz dhe te Air Albania kane fluturuar per te njejten periudhe kohe ne te njejtet destinacione!

    Reply
  • Tuti Stela says:
    March 30, 2024 at 9:04 am

    Kam experincen me te mire me Wizz air..
    Gjithmone korrekt..
    Dhe dy here qe ka patur vonese gjera qe ndodhin,jam rimbursuar me 250 euro..
    Dhe njeher qe ishim te detyruar per arsye te motit te benim ulje te deryruar ne Bari..
    Na akomoduan neper super hotele plus mengjes e te nesermen ne dreke erdhem ne Rinas pa asnje lloj problemi..
    Edhe aircraft I ka te gjithe ne gjendje shume po shume te mire.Ka avione qe jane prodhime te mbas 2020..
    Pritshmeria shume me e madhe nga ajo cfare paguajme..
    Dhe une jam nje person qe jam minimalisht nje here ne 3 jave ne fluturime
    Qe do te thote bej shume fluturime,dhe vetem keto incidents te vogla kane qene ✈️

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë
  • Çfarë ndodhi në Gjykatë me Ilir Metën, Cakrani: Nuk do të jem më avokat i ish-presidentit, ka humbur mirëbesimi
  • Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm
  • Grabitet vila e Andrea Bocelli-t, hajdutët ikin me 500 mijë euro
  • Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten

Komentet e Fundit

  1. Moza on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  2. Turisti shqiptar on Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë
  3. Indrit on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  4. Muhamet on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  5. Replikuesi on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?