Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
E ftuar të votojë në 11 majin e këtij viti, diaspora shqiptare befas e ndjeu veten të rëndësishme.
Ka disa ditë që për të dhe rolin e saj diskutohet në parlamentin shqiptar, përplasen partitë politike lëshohen mallkime e përkëdhelje, ashtu si nuk kishte ndodhur kurrë më parë dhe, kaq zjarr, nuk do të ketë as në të ardhmen. Joshja është e habitshme. Karremi është hedhur.
E çuditshme është se ajo, edhe një herë, nuk do të jetë subjekt i politikës, por objekt i saj. Pra, si të thuash, duan të mjelin prej saj, pa i bërë vend në grazhdin e politikës. Ndoshta është më mirë kështu, por, me siguri që e gjitha do të jetë një farsë në jetën e diasporës, që, pas gjithë këtij vrulli lakmitar dhe përkëdhelës, do të jetë, si edhe më parë, e njëjta si ka qenë deri tani. Me hallet e saj, të cilat shteti shqiptar nuk ia zgjidh dot, me familjet në Shqipëri që presin prej saj, dhe ku rënia e fuqisë blerëse përmes monedhës Euro ka rënduar mirësinë e saj, sepse i ka rënë vlera, dhe ku, mbi të gjitha, përkdheljet e tanishme do të jenë përsëri të përkohshme, në pritje të një fushate tjetër zgjedhore.
Të dy partitë e mëdha politike, ajo në qeverisje dhe tjetra në opozitë, kanë ngjallur besimin se vota e diasporës do të pëmbysë një qeveri ose do e mbajë edhe më tej në këmbë atë. Duke e ditur se Opozita tani ka shkuar edhe më tej: të votojnë edhe ata që nuk kanë asnjë dokument shqiptar, që mund të keni tani nënshtetësi tjetër, si një “ çështje lufte “ në miratimin e ndryshimeve të fundit në kodin zgjedhor, që bëhet copash sa herë që futin duart dy partitë e mëdha. Ndryshe, theksoi edhe drejtuesi i opozitës, ndryshimet ligjre nuk do të miratohen dhe diaspora nuk do të jetë më e përkdhelura e çastit. Në fakt, kjo e fundit, është dëshira e fshehtë e tij.
Ka disa shkaqe përse opozita kërkon të hedhë në erë gjithë projektin e ngritur për votimin e diasporës.
Së pari, ajo e di mirëfilli se mes saj dhe shumicës qeveritare, zgjedhja e shqiptarëve të larguar nga Shqipëria do të jetë për këtë të fundit. Sondazhet e institucioneve serioze ndërkombëtare që monitorojnë Shqipërinë , sidomos tani, në muajt e fundit parazgjedhor, kanë risi të befasishme. Më shumë se 60 për qind e diasporës do të jetë për shumicën qeverisëse. Në dy shtete të rëndësishme , ku është përqëndruar diaspora shqiptare, në Greqi dhe në Itali , kjo përkrahje do të jetë edhe më e lartë. Më pak do të jetë në SHBA dhe e barazpeshuar në Kanada, ndërsa në shtetet e tjera evropiane , përkrahja ndaj së majtës, me gjithë ndryshimet tronditëse që po ndodhin në skenën politike të saj, do të jetë mbi 50 përqind.
Opozita e di këtë. Ajo ka organizuar sondazhet dhe ka studimet e saj të qarta, që i dëshmojnë se vlera, apo më saktë, pritshmëria e votimit masiv të diasporës në përkrahje të saj, është tepër larg pritshmërisë dhe, në fund të fundit, në mos në deputetë, do të trondisë në përqindje besimin ndaj saj.
Së dyti, muajt që kanë mbetur janë të pakët për opozitën për të vendosur drejtpeshimin e saj. Prej shumë kohe ajo e ka humbur këtë lidhje , që, edhe ashtu, në 12 vite, më e shumta ka qenë nga denoncimet e vendimeve arbitrare tëp qeverisë, se sa në përkrahjen e diasporës. Edhe në rastet e pakta, kur pjesë të diasporës janë thirrur në grupet sulmuese të saj, si ndodhi në sulmin e janarit mbi godinën kryesore të opozitës, ata kanë ndikuar që drejtuesi i saj të shpallet në shtetin britanik si njeri i padëshiruar, të humbasë gjyqet, e bashkë me to, sipas mediave të njohura, edhe 600 mijë euro, për të cilat ende askush nuk e di se nga e kanë burimin.
Përkrahja e opozitës në diasporë është e rallë në mjedise intelektuale apo botë formuese. Më tepër në figura të njohura për lidhje të dyshimta, që bëjnë pjesë në grupe , ndaj të cilave janë të interesuara shërbime inteligjente të shteteve ku jetojnë, apo, edhe më tej, pjesë e largimit nga shteti amë jo si njerëz në kërkim të një jete ndryshe, por të përfitimit dhe krijimit të grupeve që bëhen strukturë e përfitimeve të paligjshme.
Ka një dallim të madh mes qarjeve të opozitës dhe ndjenjës së trimfit të shumicës në qeverisje.
E para e di se ka hedhur në hap të gabuar në gjetjen e një kauze që, duke mos qenë e gabuar, është e nxituar dhe e pa llogaritur mirë prej saj. Ajo ka shkuar me mendimin se , ata që janë larguar në vitet e fundit janë kundërshtarë të qeverisë aktuale, ndaj, me siguri do të votojnë opozitën. Kjo hamendje fëmijërore dhe naive në thelbin e saj, lë mënjanë faktin se , ata që kanë ikur në vitet e fundit, përgjithësisht kanë shkuar përmes një rruge që vetë opozita e ka hapur, me pasaporta të rregullta, të punësuar, nga një vend që nuk është më problemi i ndërkombëtarëve, si ndodhitë e vitit 1997, ku protestuesit nuk vriten në rrugë, si në 21 janar, apo nuk hidhen në erë si në Gërdec. Ata janë larguar , në shumë raste, me viza pune, jo përmes Kanalit të Otrantos, me skafet e krimit dhe të vdekjes.
Nëse dhjetë apo shumë vite më parë, këto mërgimtarë do të iknin në vendet europiane , duke treguar kombësinë e tyre, shumë prej të larguarve do të shiheshin si banditë, të uritur, të lënë në mëshirën e fatit, pjesë e bandave të armatosura. Do të ishin të nënshtruar nga fati keq që ndillte kombi i vendit të tyre.
Tani largohen nga një vend që prej në një vit mbi 11,2 milion turistë, disa prej të cilëve janë ata vetë, nga një vend për të cilin shumë duan të dinë, dhe ata, më shumë se çdo shqiptar që jeton në vendin e tij, e ndjejnë këtë ndryshim fantastik.
Një shqiptar që jeton në mërgim, qoftë edhe prej pak viteve mëson se një njeri në gjendjen e tij të natyrshme është krijesë e arsyeshme, e cila respekton gjithnjë ligjet, qofshin edhe ligjet morale. Duke qenë më larg , ajo, dispora, është edhe më e qetë në trajtimin e ngjarjeve, qëndrimeve dhe përcaktimeve politike. Mllefi, me të cilin mendon opozita se ata janë larguar nga Shqipëria, edhe kur ka qenë i pranishëm, tashmë ka imponimin e ligjit në vendin ku jeton, dhe i duket e habitshme se si ish kreu i shtetit apo i qeverisë, edhe një thirrje të zakonshme nga sistemi i drejtësisë e trajton si krim, dhe vetë sistemin si strukturë kriminale.
Nganjëherë opozita është aq naive, sa që largimin nga Shqipëria e trajton si revoltë ndaj qeverisjes dhe pret me lugë në brez të ulet në një tryezë nga e cila mbahet larg prej 12 viteve.
Së treti, e majta në pushtet, skandalet e së cilës mund të kishin përmbysur çdo qeveri, lojën me diasporën e njeh më mirë se sa opozita. Ajo është qeveria e së sotmes dhe, si çdo e tillë, ka lidhje, edhe institucionale me ata që jetojnë jashtë vendit. Ajo ka ambasadat, konsullatat, të dërguarit, dhe, në fund të fundit, ajo e ka njohur si mundësi reale shumë më herët. Pa folur ër forcën financiare të saj.
Jo rastësisht shefi i qeverisë, që është në të njëjtën kohë edhe drejtuesi i shumicës qeverisëse, ka deleguar në disporë një njeri të njohur si grumbullues votash: Taulant Ballën.
Opozita, nga ana e saj ka deleguar një figurë të njohur politikisht, por në të njëjtën kohë edhe të mënjanuar politikisht, Jozefina Topallin. I pari, ka qenë gjithnjë aty ku është sot, me të mirat dhe mangësitë e tij, por, kudo që ka qenë drejtues, ka fituar zgjedhjet.
E dyta, sapo e mënjanuan nga lista e deputetëve, bëri sprovën e saj ,duke krijuar në partizë të vogël politike, në shumë mundësi me ndihmën e qeverisë, ku kishte edhe dështimin e saj të madh. Nuk u votua, dhe kjo tregoi se ajo, edhe kur ishte votuar, votat e saj kishin qenë nga forca politike dhe jo nga përsonaliteti politik vetjak.
I pari e merr seriozisht punën e tij, është ende vital dhe e di se ky është një shans i artë për të dëshmuar se makineria e tij e votave nuk ndryshon nga vendi ku caktohet si drejtues politik.
Topalli është e lodhur nga mungesa e gjatë, mosha dhe harresa ka bërë punën e saj, besnikëria e tanishme ndaj opozitës është e vonuar dhe jo gjithëherë me përkrahjen e duhur..Ditën që doktrina e opozitës pushoi së përputhuri me interesat e saj, zbuloi se qëndresa kishte qenë e stisur dhe jo e vërtetë.
Mes Ballës dhe Topallit ka pasur dikur një përplasje të njohur. Ka qenë lejtmotiv i mentalitetit qeverisës thënia e Topallit, si kryetare e Kuvendit, ndaj deputetit Balla të opozitës. “ Merreni prej zhelesh e nxirreni jashtë”, pat thënë ajo dikur. Tani janë përballë. Është krejt e mundur që Balla ta “marrë prej zhelesh dhe ta nxjerrë jashtë” , përfundimisht, nga politika zonjën Totalli. Sepse hendeku mes tyre do të jetë shumë më i madh se sa mendohet.
Nëse opozita do e lërë gjithçka në dorën e saj, atëherë të mos ankohet nga zhgënjimi i nesërm. Berisha mund t’ i kuptojë gjërat po të dojë. Topalli do të dëshironte t’i kuptonte po të mundte. Ajo është ende aq naive sa që beson se vetë largimi i njerëzve nga Shqipëria është i mjaftueshëm për të qenë kundër qeverisë.
Keqardhje per Bedriun qe po analizon nje problem qe edhe pret dhe nuk ndihet per Janullatosin qe eshte jo vetem nje dinakeri kriminale greke por dhe tradheti e kuislingeve Rama-Berisha…E c’me duhet votimi i majit 2025 kur Berishalja mposhti non graten e Amerikes qe eshte shume me e madhe se nje fitore e mundeshme e tij ( me variantin e mengeve te perveshura te Arizise ne maj 2011 me kutite e gabuara ne kutite e mallkuara..) Flisni nje fjale per kolonel Janullen i nderuar Bedri ,me varrosjen e te cilit ne Shqiperi u varros dinjiteti i shqiptareve perfundimisht… !
Diaspora dò shtohet edhe per shume vite,pas pranimit ne BE me 2030 akoma me shume.Rrogat me te mira,sistemi shendetesor e arsimor e bejne Europen joshese.Dokrat dò mbeten dokra,eksporti me i madh shqiptar edhe per nja 10 vite do jete malli fuqi punetore.
Kjo karabushe arrogante kurre nuk kuptoi se u katapultua ne pushtetiin e horrave per te qene horre.
Horre ka qene,se e filloi horrllukun me fuoristraden e kryehorrit malok Hajdari. E dijme dhe mos perserisim cfare ftyre la kur ishte kryetare parlamenti.Kur ra nga kali dhe ju drejtua Shkodres per Vota,atehere e kuptoi sa vlen-170 vota gjithe e gjithe,.
kaq e votojne shkodranet Gjysepins.Edhe kur hidhte shurren perpjete nga tribuna Parlamentit,,Kaq e kane votuar,,Kusuri ka qene vote per PD.Po derguat Gjysepins te mbledhe vota ne diaspore,,AQ DO TE MERRNI.
Po Xhozi dezinjatorja e partise( se punes) kur krijoi particken e saj me Patozin arriti te marre vetem 13 vota ne Tirane sa dhe kusherinjte e saj nuk e votuan. Tani duket qarte se i ka hyre detit ne kembe se nuk fitohen votat nga dritarja e avionit ne udhetime planetare turistiko foltoriko duke bere dhe premtime apo zbulime qesharake per 1 milion vota nga diaspora ne favor te perbindeshit kur cdo sondazh e nxjerr humbes te madh qe nuk kalon 30% , bile dhe sondazhi i fundit i BE se e nxirrte humbes te madh ne 11 maj 2025.
Perkrahja per te Majten ne shtetet europiane do jete mbi 50 % – thote Orakulli Bedri Islami!
Po kush e Majte or njeri? Kjo me miliarderet qe eshte ne pushtet e eshte bere balte ne qeverisje?
Ketu nuk ka te Majte! Ajo Parti Socialiste qe ishte u mor nga Socialistet e ju vu ne preher Soros nga Edi Rama, per ta llangosur shumengjyreshe ashtu si flamuri i tij e i LGBT.
Pastaj ai qe Bedriut i duket “grumbullues votash” pra Taulant Balla, e di gjithe Elbasani se ato vota ja mblodhi Malavita e droges qe punoi fort per te sa me Pagesa sa me Kercenime.
Pra nese opozita pra paraqitet ne diaspore me nje qytetare si Josefina Topalli, kjo “e Majta” e Bedriut qe nuk ekziston si e tille, prezantohet nga nje katunar si Tao Balla qe suksesin e votave te tij ja dedikon se pari grupit kriminal te Suel Celes e jo vetem.
OK B.Islami.Nga Ju gazetar Nr.1 në DITA duhet të mësoi Maxhoranca,PD bandë e NON GRATËS,Opozita COPASH,por edhe militantët e të dy krahëve politikë-EKSTREMIST ,që të gjithë sëbashku kush më pak e kush më shumë i kanë bër gjëmën Shqipërisë në 34 vite DEMOKRACISË në vënd.
Në Shqipëri nuk ka pasur & nuk ka PD ALTERNATIVË qeverisëse,por edhe OPOZITË të bashkuar për rrëzimin e QEVERISË CFILITSE NË KORRUPSION.Ndaj E.Rama do të qeverisë më tej se 2025.
Sali Nongrata po qëndron në PD si i mbyturi pas fijes së barit për të shpëtuar nga burgur për KORRUPSION familjar & për të shpëtuar PASURINË marramëndëse me mbi 60 pasuri në Shqipëri & Europë dhe vet Atij se mund të bëhet K.Ministër.Pasi nuk jemi në 2005 që Ai nuk ishte futur në listën e ZEZË Amrikane,Angleze,etj.
Sb sot rri me shpresë te SPAK(ndonse shpif ditë natë për TË), që të Arrestoi E.RAMËN,Kur dihet botërisht se KM nuk mund të arrestohet kur është në kolltuk.Ashtu si vet SALEH që 101 krimet e tij i ka bër në qeverisje si PRESIDENT E K.M farkeqsi Kombëtare SHQIPËRI-KOSOVË.
Në Shqipëri Sb do përgjohen gjat gjithë javës së tij si URDHËRUESI I 4 VRASJEVE NË 21 JANAR 2011 & TË 27 TË VRARË NË HIROSHIMËN E GLRDECIT,ku drejtësia e TREDHUR NGA SALEH 92 QË TË DY SËBSSHKU ÇUAN NË RRËZUMIN E SHTETIT LIGJIR.
Sb nuk ka dashur që KOSOVA të jet Shtet i pavarur,UÇK e ka cilësuar bandë,Ka përgojuar drejtuesit legjetim të Kosovës I.Rugova,R.Qose,A.Thaçi,Ka arrestuar shumë drejtues të UÇK: A.JASHARI,A.THAÇI,etj.Si & është urdhëruesi i përgatitjes së dosjeve për ARRESTIMIN e drejtuesve të UÇK NË HAGË me anën e LULI BASHËS ,GITËS,JARIT DHËNDËR,EDITH HARXHIT,etj në UNMIK KOSOVË-Sërbi për të cilën askush nuk tjot një fjalë pse L.Basha u ftua në KOPI.!!
Në 11 MAJI 2025 Shqipëtarër brënda e jashtë Atdheut duhet të lën në OPOZITË PD E S.BERISHËS DHE TË NXJERRIN NË VËNDT TË DYTË PAS PS NJË PARTI TË RE NËSE ATO BASHKOHEN,duke mos kërkuar që në 128 parti OPOZITARE TË DALIN EMRAT E 128 K.MINISTRA.
FLM DITA
Qorri,Shabani,Llapaj! Do te merrni vota me shume sa mendoni.Mjafton te vini nje Tabele ne qafe,,Te protestoni te vetem edhe po s`patet Tifoze,.Ndac te vije n`dac mos te vije Media pas jush.
B. Islami tek DITA e Meneraq Bazeja tek TemA sot me 28 janar kane te njejten tentative si Editorial – te paraqesin katunarin librazhdiot Taulant Balla si idhullin pas te cilit po bie permbys Diaspora! (Ate Ballen Taulant pra qe nuk i gjendet katundi ne harte)
E kane urdher nga lart se nuk bejoj se Bedriu e Mero ndajne te njejtin krevat.