Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 19:00 të datës 11 maj 2025, kanë mbërritur 191.912 zarfe me fletëvotime nga diaspora shqiptare.
Nga gjithsej 245.935 zarfe të dërguara, janë tërhequr nga zgjedhësit 227.097 fletë votimi, ndërsa 18.326 zarfe nuk janë marrë nga qytetarët që ishin regjistruar në Platformën Elektronike të Votimit.
Sipas KQZ, 2502 zarfe janë te kutia e posaçme.
Italia mban vendin e parë për numrin më të lartë të fletëvotimeve të kthyera me 72.800 zarfe, pasuar nga Greqia me 52.942 dhe Gjermania me 20.318.
Në ndarjen sipas qarqeve, Tirana kryeson me 41.748 zarfe, ndjekur nga Fieri me 25.949 dhe Durrësi me 19.699.
Këto zgjedhje parlamentare shënojnë herën e parë që shqiptarët jashtë vendit votojnë, me procesin që ka nisur rreth një muaj më parë.
Administrimi i votave të diasporës po zhvillohet në Pallatin e Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik në Tiranë.
j.l./ dita

Kryekomisioneri Qelbashi pezulloi publikimin e rezultatit te votimit elektronik ne Vore, kur ne boten qe jetojme ky lloj votimi publikohet direkt ne televizionet kombtare . Qelibashi pezulloi me vendim personal numurimin e votave te emigranteve te ardhura nga Greqia pa asnje aresye vetem se deshi Flamur Noka ! Perse? Ka dy aresye: 1- te pengoje nxjerrjen e rezultateve ne te gjitha qarqet ku kane votuar keta emigrante 2- te lehtesoje manipulimin e votave me keto zarfa per te ndryshuar rezultatin sipas deshires tyre duke patur kujtese Ristanin ne zgjedhjet e kryebashkiakut qe i fali 4 vota Lulezim Bashes atehere. Pra, Qelibashi kujton se shqiptaret do ta lejojne kete te shirje ne kurriz te atij populli si po shine Dumani me ligjet e shtetit shqiptar qe po tallet bashke me prokuroret dhe gjyqtaret.? KJo eshte katastrofe per Shqiperine ne rrugen drejte ku eshte nisur, por a do ti lejojne me shqiptaret keta njerez te tallen me ta?Iiiiiiiii