Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për postën, duhen para
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për postën, duhen para
Lajmi i funditPolitike

Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për postën, duhen para

Published: November 30, 2024
Shpërndaje

Vota e emigrantëve nuk rrezikohet. Ata do të votojnë në vendin ku jetojnë dhe vota e tyre do të numërohet. Garancitë për procesin i dha komisioneri shtetëror për zgjedhjet Ilirjan Celibashi në një intervistë në emisionin “Pa censurë”.

“Për zgjedhjet e vitit 2025, të gjithë votuesit shqiptarë që banojnë jashtë Shqipërisë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës atje ku ata kanë vendqëndrimin,” tha zoti Celibashi. Megjithatë procesi nuk po kalon pa vështirësi dhe sfida kryesore me të cilën po përballët KQZ është koha.

“Koha që kemi në dispozicion është e kufizuar. Nëse për një aspekt të procesit brenda vendit, e kemi komoditetin ta bëjmë nesër apo pasnesër, për këtë proces, një punë që duhet ta bësh sot, duhet ta kishe bërë dje. Koha sjell vështirësi në finalizimin e Platformës së Rregjistrimit të Votuesve nga jashtë. Në rast se data e zgjedhjeve vendoset në 4 ose 11 maj, do të duhet që KQZ të ketë gati këtë platformën në 1 janar,“ u shpreh komisioneri Celibashi, i cili ka përpara edhe një sfidë tjetër të rëndësishme.

- Publicitet -

Ai duhet të zgjidhë çështjen e kohës së transportit të fletës së votimit. Sipas ligjit shqiptar, me finalizimin e kandidatëve për deputetë, nuk mbetet më shumë se 30 ditë kohë në dispozicion, ndërkohë që procesi normal për dërgimin dhe kthimin e fletës së votimit kërkon 40-60 ditë kohë. Në këto rrethana, zgjidhja më e shkurtër janë lekët.

“Jemi duke diskutuar me qeverinë shqiptare dhe operatorët përkatës që ndoshta të gjejmë një mënyrë tjetër, por mënyra tjetër do të thotë të paguash më shumë para për të paguar një postë më të shpejtë, që koha e dërgimit dhe e kthimit mbrapsht të fletës të mos shkojë përtej 30 ditëve. Kjo është sfida më e rëndësishme,” u shpreh zoti Celibashi për emisionin “Pa censurë”.

Por ka dhe një rrugë tjetër pa shpenzime plus. Ndryshimi i Kodit Zgjedhor. Por KQZ këtë variont s’e ka propozuar tek partitë, por duke i njohur me problemin, e ka lënë në çmimin e tyre.

“Nuk e kemi kërkuar dhe e kemi lënë në vlërësimin e tyre, por jo për të thënë se ua kemi ngecur partive politike dhe Kuvendit. Mundësitë që po eksplorojmë janë ose do të paguajmë më shumë para dhe nuk do të ndryshojmë Kodin, ose do të duhet ndryshojmë Kodin dhe të kursejmë disa buxhete. Ne kemi prezantuar faktet tek të gjithë aktorët dhe të gjithë e kanë maturinë për t’i analizuar këto fakte,“ tha zoti Celibashi për emisionin “Pa censurë”.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • mali says:
    November 30, 2024 at 6:30 pm

    Ja na doli edhe nje busnes I ri.
    Nuk ka ore shoke.Ramas I pjell mendja vetem per djallezira.
    Kushedi sa dollare do te jete kjo vjedhje.
    Ku fut hundet Rama ka vetem vjedhje te taxapaguesve.
    Nuk ngopen keto shushunjza?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora
  • Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt Bashkimit Europian
  • Një libër i ri ofron arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë
  • Lindjet në Tiranë bien gati dyfish më shpejt se mesatarja kombëtare
  • Rrjedhje gazi në furrën e bukës në Fier, asfiksohen dy punonjësit

Komentet e Fundit

  1. Dashnor Osmani on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  2. ANA on Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda reagon pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  3. rilindja e Dumbabist Ramuth budall shejtanit on Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt Bashkimit Europian
  4. Ethem Lalaj on Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda reagon pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  5. Detari on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?