Nga Artan Xh. DUKA
Botuar në DITA
“Ҫadёr” me vete!
Vota e mёrgatёs tregoi se edhe matanё kufirit shumicё mbetet PS, njё sebep ky mё shumё pёr qeverisjen qё edhe pa kёtё “noterizim” nga jashtё ka marrё kot por dhe paralajmёrim pёr PD qё u nis pёr vetulla e nxorri sytё. Dallim i madh ky pavarёsisht se mёrgimi masiv, qё sesa ikje pёr mё mirё mbetet ikje nga halli, vёrtet ka shkaktar kryesor qeverisjet gjёmёmadhe tё PD por ama edhe ato tё PS nuk janё pa gjё.
Vota e mёrgatёs ishte njё tjetёr shёmbull i zgjedhjes mes “shiut” tё PS e “breshёrit” PD-ist e ku dallimin, mё shumё se premtimi pёr tё ardhmen, e bёn qёndrimi ndaj sё shkuarёs me shumicёn qё ende pandeh se PS, tё paktёn me “letra”, e respekton atё.
Si risi, vota e mёrgatёs nxit reflektime pёr mё tej nga hamёndja e hershme nёse duhet e ia vlen, kush duhet tё votojё, qasja logjistike etj.
Ia vlen rruga!
Nёse nisemi nga llogjika se vetёm taksapaguesit vёndalinj qё kanё mbajtur e mbajnё partitё e politikёn me xhepat e tyre, ndikohen drejtёpёrdrejtё nga politika, atёhere parimisht mёrgimtari del jashtё loje. Ai jeton, paguan taksa, fatura, voton politikёn, sheh tё ardhmen e fёmijёve etj… gjetiu dhe shumё prej tyre, edhe kur kthehen, rrinё si tё ishin turist, bile llogariten si tё tillё. Ata vёrtet dёrgojnё tё ardhura pёr mbijetesёn e tё dashurve tё braktisur nga politika e shteti por grante, shpenzime, investime bёjnё edhe tё huajt por ata nuk votojnё dot.
Vota e mёrgimit ndёrkohё e nxjerr sherrnajёn politike edhe matanё kufirit. Mёrgimtarёt, bashkё me vёndin lanё edhe tensionet politike pas pёr t’u bёrё njёsh rreth vlerave qё bashkojnё. Spicat e politikёs sё Tiranёs, ecejakjet (zgjedhje tё pёrgjithёshme e vёndore), mitingjet, shfaqjet, retorikat partiake etj, tё gjitha nё kurriz tё xhepit tё qytetarit, krijojnё ndasi e mund t’a shndёrrojё mёrgatёn nga tharm kohezioni rreth interesit kombёtar, nё shtojcё tё politikёs zullumqare e alibi shtesё pёr farsadёn e demokracisё.
Nga ana tjetёr, po aq me vёnd ёshtё edhe e drejta e mёrgimtarit pёr tё ndikuar politikёn pas largimit. Nuk janё njё e dy por thuajse gjysma aktive e popullsisё jashtё qё lanё familje, shtёpi e katandi pas, paguajnё ende taksa e fatura, hyjnё e dalin me e pa rast, figurojnё tek Gjёndja Civile, kanё karta identiteti e pasaportё nё xhep etj njёlloj si trupi diplomatik apo pasanikёt me prona jashtё qё kalojnё plot kohё andej.
Vota e mёrgatёs duhet tё bazohet nё kritere tё qarta kur kemi parasysh kalimin e brezave, vitet jashtё, prania nё BE (plot votues tё sotёm mbase shtetas gjetiu) etj. Kriteri mё domethёnёs pёr tё drejtёn e votёs edhe nё mёrgatё mbetet nёnshtetёsia e sa kohё brezat e rinj shfaqin interes pёr t’u identifikuar si shqiptarё e marrin pasaportё, kanё tё drejtё tё votojnё pёr atё qё ndodh nё Shqipёri.
Mёrgimtari shqiptar u bё i tillё pёr shkak tё BeRamёs qё pafytyrёsisht shkon e i kёrkon votёn sot dhe ai do tё mbetet mёrgimtar i ndjeshёm ndaj ngjarjeve nё vёnd e politikёs qё ka braktisur familjarёt qё ia mbajnё kokёn pas. Vota ёshtё e drejta e tij pёr tё bёrё tё tijёn nga larg ndaj dhe kur vihet nё kandar po-ja e jo-ja rreth votёs, mё mirё tё tejkalohet e drejta sesa tё cёnohet sadopak ajo.
Qerrja nё autostradё
Vota postare e mёrgatёs tregoi se nuk ishte dhe aq praktike, ekonomike, e drejtё apo e arsyeshme e me gjasa ky proҫes i ndёrlikuar do tё pёrflitet e manipulohet gjithnjё politikisht duke ushqyer dyshime mё pas.
Gjithshka paguhet nga xhepi i qytetarit shqiptar nga materialet, fushatat zgjedhore jashtё, shpenzimet postare etj. Ajo nuk garanton fshehtёsi vote (bёjmё namin brёnda vёndit) e nuk shmang ndikimin e tё tretёve (familjarё, miq, militantё etj) dhe kjo kur politika nuk mundёson votё postare sё pari pёr votuesit e pamundur brёnda vёndit – pleqёri, sёmundje, invalidё etj, ndёrkohё qё nё kohёn e Enverit tё vinte kutia tek shtёpia.
“Ҫarҫafi” i stёrmadh i votёs nuk ka pёrse tё postohet adresave pafund nё botё. Ambasadat, konsullatat, qёndrat e pёrkohёshme enkas etj, janё njё mundёsi mё ekonomike, transparente dhe e shpejtё pёr votёn e mёrgatёs. Boll tё jetё nё listat e votuesve nё Shqipёri sepse kur ka interes, gjehet edhe koha e mundёsia pёr t’u rregjistruar e votuar nё ambasadё.
Aq mё mirё nёse bёhet elektronikisht me Ramёn tifoz tё dixhitalizimit pakufi. Kur ia vlen e ёshtё kollaj pёr rroga e transferta parash, dokumente zyrtare online etj, ia vlen edhe pёr votuar nga jashtё. Boll “App”-i duhur, filtrat e sigurisё etj dhe votimi e tabelimi i votёs shmang ҫdo manipulimin, pretendim apo alibi mё pas. Posta tek shtёpia pёrballё dixhitalizimit, njёlloj si avazi i mitingjeve pёrballё medias sociale, ёshtё si qerrja nё autostradё!
Ndryshim apo ndryshk-im!
Vota e mёrgatёs e ndёrlikoi mё tej ekuacionin zgjedhor dhe nёse duhet rishikuar duhet tё jetё pjesё e reformimit tё ligjit zgjedhor. Sistemi i listave “trodhi” votёn dhe e mbushi Kuvёndin me “fitues” listash qё edhe kur festojnё fitoren nё tavolinё apo turfullojnё pёr fitoren e “vjedhur” (ndaj Berisha nuk ikёn) e pastaj flasin pёr “mandate” e “pёrgjegjёsira” historike por vazhdon avazi i karshillёkut, gjithshka e bёjnё me paratё e qytetarit. Sot zgjedhjet janё farsё dhe i vetmi rekord Gines qё Rama theu ёshtё fitorja e katёrt rradhazi nё tavolinё sepse nuk garoi qoftё edhe njё herё tё vetme vёrtet pёr deputet sikundёr guxoi edhe Alia dikur.
Pёrtej fasadave e retorikёs sё BE, 11 maji pёrforcoi vijimёsinё. Kasta politike e merr qytetarin pёr liliput e sa kohё vazhdon ky sistem zgjedhor, nuk ka votё mёrgate qё bёn punё, pёrveҫse i jep alibira pёr mё tej. Kasta e tranzicionit tashmё ka pёrzёnё gjysmёn e popullsisё e kjo nuk ka lidhje me lirinё e lёvizjes. Na katandisur nё frymё sa Roma qё qeveriset nga njё kryebashkiak ndёrkohё qё tek ne kemi inflacion ministrish, administratash, kёshilltarёsh, parti e politikanё karriere etj me selira e privilegje qё edhe pёr Kinёn dalin e teprojnё!
Kasta e tranzicionit ёshtё nё konflikt interesi me ligjin zgjedhor sepse e kopsitin, miratojnё e financojnё sipas qejfit vetё. Prania e partive tё reja nё Kuvёnd ёshtё me interes e mbetet pёr t’u parё nёse do tё nxisin ndryshimin apo do kandisen nga privilegjet duke i dhёnё njё dorё varak “ndryshkut” politik.
Politika sot vёrtitet rreth parasё ndёrkohё qё duhet tё jetё mision e organizim vullnetar me politikanin misionar qё jep e nuk merr sepse i hyn politikёs pёr tё lёnё emёr tё mirё pas. Xhepi qytetar nuk ka pse mban jetёn partiake, fushatat zgjedhore, mitingjet “madhёshtore” jo-etike qё i bёjnё rreshtore votuesit e komentohen me drone, vara-vingot jashtё shtetit, faturat, bonuset e privilegjet e kuvёndarёve, festat e fitoreve e turet e falenderimeve etj, deri edhe sponzorizimet private duhen ndaluar si dardha me bishtin pas. Nёse janё parti tё mёdha sa thonё qё janё, boll i kanё kuotat e anёtarёsimit e pёrkushtimin militant. Qytetari nuk ka pse paguan farsadat e tyre, shurdhohet e ndahet barrikadave partiake nga propaganda partiake e pafre, tashmё edhe nё mёrgatё.
Meqё Rama e ka hobi rikthimin nё identitet, tё rikthejё ligjin zgjedhor mazhoritar se mbase fiton njёherё si duhet. 11 maji zgjoi interes vetёm tek gara mes llojit nё listat e hapura, kujtesё kjo e “tek a tek”-ut e “hakut tek i zoti” nё mazhoritar. Njё mazhoritar me dy raunde qё shmang ҫdo merak e plotёsohet me proporcional kombёtar (listё tё hapur apo pёrzgjedhje me gogla) e ku vota nuk numёrohet nga partitё, ёshtё garё qё nxit vёrtet pasion e interes pёr votёn. Brёnda e jashtё!
“Lideri historik” i PD së fshatit tim para 11 majit legalizoj shtëpin dhe kaloj në emër të birit pronësin e një lokali. Më parë për këto veprime i kishin kërkuar miljona, por, lideri i PD së fshatit si njeri praktik që është, shfrytzoj momentin si duhet, dhe
të 17 pjestarët e familjes dhe fiisit të tij emigrantë në Greqi, më parë votues besnikë të Sali Berishës, votuan në 11 maj për kolegun e Sali Berishës në kusarin kombçfarosëse, Edi Ramën.
Patronazhistët e gestapos zgjedhore të Edi Ramës kanë ushqyer arshivën sekrete të tij me të dhënat personale për çdo qytetar shqipëtar, problemet, hallet madje edhe cilsit morale të tyre, aftësit për të bashkpunuar si ato të liderit historik të PD së katundit tim, dhe me këto të dhëna të gestapos, policis së ttij të llahtarshme zgjedhore, Edi Rama shpalosi opercionin agjenturor për manipulimin e votave të shqipëtarëve. Gestapoja e tij zgjedhore e zhvilloj opercionin agjenturor elektorale me aq efikasitet sa, tre ditë para zgjedhjeve rezultati ishte vendosur dhe shefi i gestapos, Edi Rama, në një copë letre ambalazhi, me një shkrim shëmtir, me saktësi matematike, paraqet rezultatet e operacionit agjenturor për vjedhjen e radhës së votave.
Njerëz, nuk është i saktë termi patronazhist. Ata janë dhe duhet të quhen spiunë të policis elektorale në shërbim të individit Edi Rama, një organizatë e llojit gestapo që ushqen arshivën sekrete antiligjore të Edi Ramës ku për çdo qytetar ekziston një kartel me të dhënat personale për tu përdorur për të zhvilluar operacionin sekret agjenturor të grabitjes kriminale të votave të qytetarve. me synim kriminal të shtënjes së qeverisjes së vëndit në kthetrat e kusarit të llahtarshëm kobzi kombçfarosës Edi Rama.
Nuk është thjesht vjedhje votash,as shitblerje votash por një operacion agjenturor, operacion i organizuar deri në detaje, operacion i fshehtë policesk i mirorganizuar i gestapos së frikshme zgjedhore të Edi Ramës dhe rjetit agjenturor të spiunëve elektoral të tij që si produkt ka një kuvënd ku 99% të deputetëve janë të kusarëve të flliqur Sali Berisha, Ilir Meta, Tom Doshi dhe Edi Rama, vetëm një deputet është qartazi kundër kusarëve kombçfarosës.
Është jo kuvëndi i shqiptarëve por i kusarëve, kuvëndi i cili që në mbledhjet e para do të bëj ligje për të mbrojtur dhe bër të paprekshëm kusarët dhe pasuritë e vjedhura prej tyre.
Ne shkrim eshte perseritur me shume se dy here qe emigrantet nuk paguajne taksa, a thua se Shqiperia mbahet nga taksat. Ne fakt emigrantet pothuaj totalisht kane te drejten kushtetuese te votojne ne Shqiperi. Kush aplikoi per votim nga jashte e pati mundesine te votoje pa gjetur kohen/shpenzimin per te ardhur enkas ne atdhe te votoje. Ne te shkuaren partite e medha dergonin autobuse falas ose bileta avioni te paguara. Po u ankua Dogtorri, kafsha politike qe i Ka perdorur te 100 marifetet e vjedhjes se votes atehere mos paste kurre me zgjedhime politike. Edi nga Dogtorri mesoi. Une votova me aplikim, me erdhi zarfi me DHL ne kohe rekord. S’kishte asgje te komplikuar. Vec, besoj qe DHL kushton shume per vajtje-ardhjen e zarfit. Persa i perket taksave te papaguara ne Shqiperi, imagjino blerjen e apertamenteve nga emigrantet. Ndertuesi//punetoret/noteri/tvsh/ shteti/kontratat e ujit te papijshem/ energjia me fatura pa’ lexim dhe me kamata kot e me kot, etj, emigranti i paguan si Cecua. Ah, edhe ashensoret. Ne Shqiperi eshte fenomeni me i cuditshem ne bote, ku mrembajtja e ashensorit i paguhet nje koqeje kandari te palicensuar qe me siguri s’paguan asnje qindarke takse. Une isha per nje jave, shpenzova rreth 2 mije€ dhe kurrkund s’mora nje kupon shitblerjeje. Aty s’ka mbarim xhungla hidhja kujt tja hedhesh. Blej ne dyqan paradite nje doreze dritareje 5 mije leke, pasdite blej nje tjeter identike po tek i njejti dyqan 7 mije leke 😀As kupon, asgje, hidhja kujt tja hedhesh. Edi beri mire qe futi ndonje hallexhi ne burg pse ndertoi ndonje mur pa’ leje, pavaresisht faktit se hallexhinjte paguajne gjithmone konsekuencat. Po te filloje fushaten me dyqanet qe s’japin kupon apo shesin mallin me marifetin e hidhja kujt tja hedhesh Jo vetem wevdo futen me shume para ne arken publike, por do disiplinohet mileti. Per tu kthyer tek emigrantet qe s’paguajne taksat aty, per cfare ti paguajne? Nqs nuk punojne aty, rrjedhimisht nuk kane sherbim shendetesor falas, por paguajne. As pension s’marrin se nuk kane kontribuar. Amacl rregullisht vijne 1 a me shume here ne Shqiperi e shpenzojne shuma Jo te vogla. Ku marrin leke kesh muratore, hidrauliket, dentistet, doktoret e noteret, biles edhe policet. Edhe bashkia e Tiranes me gjobat per makinat ne kryeqytetin ndertuar pa parkime. Bashkia e Tiranes merr para nga gjobat e parkimeve aq sa Kina shpenzon per te zjere oriz per 1 miliard e gjysem kineze 😀. Vetem ne Tirane ndodh qe te projektosh e ndertosh pallate e pasi i ke shitur hyrjet pa’ i ndertuar akoma😀 kujtohesh se Ke harruar te besh plan nga do kaloje rruga. Ne vend qe tu kerkosh falje banoreve qe po i sorollat ne xhungel dergon ushtrine e policeve qe shkruajne gjoba per mjete ku populli s’ka hapesira ku ti parkoje.
Pritet qe vampiri i vicidolit dhe banda e fuksave qe pergjojne tek vrima e celsit nen drejtimin e Belo krricit te dale me nje shpifje tjeter dhe zbulim te madh lidhur me votat e diaspores qe e lane me gisht ne goje foltoren e vicidolit.
Xhozi dezinjatorja na paska zbuluar nga dritarja e avionit turistiko elektoral ne lartesi 10 m se ka pare nje disk fluturues plot me aliene diku mbi Xhibuti te Afrikes te cilet mbanin ne trupin e tyre nr.5 te PS. Ky disk eshte vene ne sherbim te patronazhisteve dhe alienet kane rrembyer te gjitha kutite postare te DHL ne avionet perkates te kesaj poste dhe pasi kane rrembyer votat e vicidolit i kane rimbushur kutite me votat e Edi Rames.
Ky eshte zbulimi me i madh i vjedhjes inteligjente qe ka zbuluar pantera e zeze e vicidolit qe do te jete nje objekt per zgjedhjet e 11 majit 2025.
Me shume vlen shkrimi Dudumit.
nuk shkon dhe… kushton, te vjen posta me leket e pensionistit qe eshte per te thirrur qameti, e ploteson me gruan e femijet rrotull, me miqte ne klub apo tek vendi ku te paguajne te votosh njerin a tjetrin… si garantohet fshehtesia e votes ketu, pastaj poston mijra flete votimi e ca nuk e plotesojne, cave u humb posta rruges e humbesi qe mbetet sala I quan vjedhje… dmth sebepe pafund per te bere procesin zhele e te gjithe ne kurriz te shqiptarit qe shtrengon rripin… shpikim gjera kur I ka zgjidhur bota me kohe
epo kjo pune..Mire ja bere atij malesorit hajdut. Le ti kerkoje tani votat e gabueme ne kutite e pagabueme,,