Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Votimi nga diaspora, 62% e zarfeve kanë mbërritur në KQZ, afat deri më 8 maj për tërheqjen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Votimi nga diaspora, 62% e zarfeve kanë mbërritur në KQZ, afat deri më 8 maj për tërheqjen
Lajmi i funditPolitike

Votimi nga diaspora, 62% e zarfeve kanë mbërritur në KQZ, afat deri më 8 maj për tërheqjen

Published: May 8, 2025
Shpërndaje

Deri më 7 maj 2025, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë mbërritur 153,277 zarfe me fletë votimi të dërguara nga votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, duke përfaqësuar 62% të totalit prej 245,935 zarfeve të shpërndara.

Nga totali i zarfeve të dërguara 37% e tyre u dërguan në Itali sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, 27,8% në Greqi, 10,4% në Gjermani, 8.4% në SHBA, 7% në Angli, në Francë u dërguan 2.2% etj.

Nga totali i zarfeve të mbërritura në KQZ, sipas të dhënave 43% e tyre janë nga emigrantët që jetojnë në Itali, 18% nga Greqia, 12% nga Gjermania, 10% nga SHBA, 7% nga Anglia etj.

- Publicitet -

23% e totalit të zarfeve të ardhura me fletët e votimit pranë KQZ i përkasin qarkut të Tiranës, 13% për Fierin, 12% për Durrësin, 9% Elbasani, 8% Shkodra, Vlora dhe Korça nga 7% secila. Për qarkun e Lezhës dhe Beratit nga 6% secila, Dibra 4%, Gjirokastra 3% dhe 2% Kukësi.

Nga të dhënat rezulton se diferenca më e thellë për zarfet e dërguara kundrejt atyre të mbërritura është në shtetin e Greqisë. Nga 68,3 mijë zarfe me fletë votimi të dërguara në këtë shtet, pranë KQZ kanë mbërritur 27,5 mijë apo 40% e tyre. Ndërsa në Itali nga 91,2 mijë zarfe të dërguara me fletë votimi kanë mbërritur 65,9 mijë apo 72% e tyre.

KQZ ka nisur këtë proces për herë të parë në mënyrë të zgjeruar, me synimin për të përfshirë votën e diasporës në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Votuesit kanë marrë me postë zarfin me fletën e votimit dhe udhëzimet përkatëse, të cilat duhet t’i kthejnë pranë institucionit deri në ditën e zgjedhjeve.

Po ashtu sipas të dhënave zyrtare, 92% e zarfeve të dërguara janë marrë nga qytetarët, ndërsa 20,234 votues, ose rreth 8%, ende nuk i kanë marrë materialet e votimit.

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, tha në një konferencë për media se rreth 11 mijë qytetarë nuk kanë mundur të pajisen me zarfin për shkak të pasaktësive në të dhënat e kontaktit, si adresat e banimit, email-et apo numrat e telefonit. Pjesa tjetër është kontaktuar, por nuk ka reaguar ndaj komunikimit nga shërbimet postare.

Për këta qytetarë, afati për të mundësuar marrjen e zarfeve do të jetë deri më 8 maj, ndërsa zarfat me fletën e votimit duhet të mbërrijnë deri në përfundimin e afatit të votimeve, pra deri ditën e diel ora 19:00, që të konsiderohen të vlefshme.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Mediatikusi says:
    May 8, 2025 at 6:46 am

    Heqja e “non grata” per Sali Berishen nga State Department (:DASH) ka bere te pllakose heshtja ne mediat e paguara nga paret e vjedhura nga Inceneratoret.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kur Parisi i paqes korrigjonte Versajën e luftës!
  • Alarmi për territorin: Planifikimi urban po humbet rolin e tij ligjor e shkencor
  • Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale
  • Dyshime se është “rekrutuar” nga Rusia, Presidentja sllovene në qendër të një skandali spiunazhi
  • Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën

Komentet e Fundit

  1. Socialisti i zhgenjyer on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  2. Patriot on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  3. Keqardhje totale on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  4. Ethem Lalaj on “Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte Mickoski
  5. Vlora on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?