Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Votimi për drejtorin e RTSH i pavlefshëm dhe i paligjshëm, ja dy shkeljet e Këshillit, ‘votim’ nga Vietnami. A do t’a administrojë Prokuroria procesverbalin e mbledhjes?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Votimi për drejtorin e RTSH i pavlefshëm dhe i paligjshëm, ja dy shkeljet e Këshillit, ‘votim’ nga Vietnami. A do t’a administrojë Prokuroria procesverbalin e mbledhjes?
Lajmi i funditTelevizion

Votimi për drejtorin e RTSH i pavlefshëm dhe i paligjshëm, ja dy shkeljet e Këshillit, ‘votim’ nga Vietnami. A do t’a administrojë Prokuroria procesverbalin e mbledhjes?

Published: January 27, 2025
Shpërndaje

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar vijoi sot procesin e zgjedhjes se drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së. Por, në mbledhjen e sotme, shoqëruar me debate, anëtarët e Këshillit, në kundërshtim me ligjin për mediet audiovizive dhe të statutit të Radio
Televizionit Shqiptar, kryen një votim pa diskutuar mbi kriteret që ploteson ose jo secili kandidat!

Kriteret janë të qarta dhe konkrete. Sipas juristëve, kjo e minon procesin, pasi votohet kandidati me njohuri të kufizuara, pa vërtetuar CV-në e tij me dokumentet provuese.

Nga ana tjetër, votimi konsiderohet i paligjshëm e për rrjedhojë i pavlefshëm sepse Kryetari i Këshillit dhe vetë anetarët kanë lejuar të votojë një anëtar që gjendet jashte shtetit, konkretisht në Vietnam, në një kohë që votimi ishte i fshehtë.

- Publicitet -

Votimi online i këtij anëtari të Keshillit natyrisht zbuloi dhe sesi votoi ai prej Vietnamit. Mjafton kjo paligjshmëri që i gjithë procesi të shpallet i pavlefshëm.

Kandidatët për postin e Drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar janë: Jetmir Shpuza, Laureta Roshi, Kliton Rama, Aurora Polo, Floriana Paskali, Eni Vasili, Harilla Koçi, Enrik Mehmeti, Flamur Buçpapaj dhe Ermal Hoxha.

Faqja e njohur investigative Prapaskena shkruan se procesi i përzgjedhjes është i paligjshëm, i paracaktuar dhe korruptiv. Mbetet për t’u parë nëse Prokuroria e Tiranës do të nisë hetimet dhe do të administrojë procesverbalin e mbledhjes.

Ka evidenca që kandidatja e piketuar për kreun e RTSH-së, Aurora Polo, ka korruptuar disa anëtarë të Këshillit Drejtues, me qoka, duke abuzuar me detyrën e drejtoreshës së komanduar.

Aurora Polo është zgjedhur nëndrejtore e RTSH në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi nuk plotëson kriteret. Duke menduar se do t’i shpëtojnë përgjegjësisë penale, po tentojnë t’a çojnë më tej këtë paligjshmëri, duke emëruar Polon në krye të RTSH.

Kriteret

Statuti i RTSH ka përcaktuar qartë kriteret mbi të cilat duhet të bazohen anëtarët e këshillit:
a) të jetë shtetas/e shqiptar;

b) të ketë kryer arsimin e lartë;

c) një individ me ndjenjën më të lartë të
integritetit, përgjegjësisë, kualifikimeve profesionale dhe meritave;

ç) të ketë përvojë pune jo më pak se 10 vjet, nga të cilat 5 vjet pozicione menaxhimi në media, institucione publike (jo administratë), sektori privat, në shkenca komunikimi, teknologji komunikimi dhe digjitale;

d) të ketë përvojë të spikatur në menaxhim dhe drejtim;

dh) të dëshmojë njohje të sektorit public audioviziv, misionin dhe zhvillimin e tij në përputhje me standardet europiane.

Aurora Polo sipas CV së publikuar prej asaj vetë, nuk ka asnjë vit punë si drejtuese në media audiovizive apo të shkruar. Këshilli duhet ta skualifikojë atë në mbledhjen e të hënës, për mospërmbushje të nenit 10, pika ç të statutit të RTSH: Të ketë përvojë pune jo më pak se 10 vjet, nga të cilat 5 vjet pozicione menaxhimi në media, institucione publike (jo administratë), sektori privat, në shkenca komunikimi, teknologji komunikimi dhe digjitale.

CV-ja e Aurora Polos

1-Drejtuese e Albafilm

2-Përgjegjës i Sektorit të Tensionit të Ulët dhe të Mesëm, Drejtoria për llogaritjet e humbjeve dhe Departamenti i Bilancit të Matjes. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (Nën varësinë e Ministrisë së Energjitikës)

3-Specialist në Licencat dhe Koncesionet Energjetike, Departamenti i Standardeve Energjetike, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

4-Specialist në Departamentin e Shitjeve dhe Marketingut – Drejtoria e Përgjithshme, Albtelecom sh.a.

5-Shef i Furnizimit me Energji në Departamentin Teknik – Drejtoria e Përgjithshme, Albtelecom sh.a

6-Shef i Furnizimit me Energji në Qarkun Tiranë 1, Albtelecom sh.a.

7-Anëtar i Task Forcës Mjedisore të Energjisë

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • prec Ulaj says:
    January 27, 2025 at 6:16 pm

    Perderisa komisioni apo bordi eshte me njerez te majte, patjeter qe drejtoresha do zgjidhet prej tyre.
    C’kerkon Eni Vasili ?
    Rroga e saj ne telvizionin ku eshte, eshte disa here me e madhe se drejtori TVSH.
    E dyta, Eni Vasili ka qene anetar ee Saliut, cfare kerkon kur ne qeveri jane kundershtaret?
    Guxonte ndonje admirues i PS te kandidonte kur ishte Saliu ne pushtet? E nxirrte me shqelma nga gara.

    Reply
  • demo says:
    January 28, 2025 at 3:16 am

    Nga gjithe keta kandidate qe lexova,Eni Vasili eshte nje corbe qe nuk drejton dot nje Emisjon,jo nje Televizion.Ky Ermal Hoxha mos eshte nipi shokut Enver qe beri ca muaj kamp pushimi per drogen e Xibrrakes?
    Ay Mehmeti mos eshte nje raportues i TV per Vloren?Po c`jane keta?U shua Shqipria per nje figure te Medias?
    Po them nje Emer.Nuk e Drejton dot TVSH nje Figure e njohur e Botimeve Shqiptare,Bujar Hudhri?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Parlamenti Evropian voton me 483 vota pro, miratohet raporti i Shqipërisë për vitin 2025
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • PËRGJIMET: “Do sjell dhe 20 milionë euro, futi në fuçi 50 litërshe e groposi…”
  • PS reagon pas deklaratës së Koçekut për Bajrat
  • Rasti Koçeku dhe Rama

Komentet e Fundit

  1. K R on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave
  2. Cajupi on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  3. Dajti on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  4. Rexha on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave
  5. Berlin on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?