Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Votuan më shumë se një herë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Prokuroria e Shkodrës çon në gjyq 10 persona
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Votuan më shumë se një herë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Prokuroria e Shkodrës çon në gjyq 10 persona
Kronike

Votuan më shumë se një herë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Prokuroria e Shkodrës çon në gjyq 10 persona

Published: May 23, 2023
Shpërndaje

 

Prokuroria e Shkodrës ka dërguar në gjyq 10 persona për veprat penale “Votimi më shumë se një herë, ose pa u identifikuar” i kryer në bashkëpunim.

Bëhet fjalë për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie të 6 marsit 2022.

- Publicitet -

Sipas njoftimit të Prokurorisë, nga hetimet është provuar se ka tre raste të votimit të dyfishtë, ndërsa të tjerët kanë votuar më shumë se njëherë ose nuk janë identifikuar, duke sjellë si pasojë cenimin dhe manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve në qendrën e votimit.

 

Njoftimi i Prokurorisë Shkodër

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në përfundim të hetimit të procedimit penal nr. 04, të filluar më 09.01.2023, dërgoi në gjyq shtetasin E.D., për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 327/a/1-25 të K.Penal. Po kështu, kjo prokurori dërgoi në gjyq edhe shtetasit N.B., G.B., K.T., A.SH., A.M., R.M., D.Ll., të akuzuar për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 327/a/2-25 të K.Penal dhe shtetasit A.Y., dhe F.B, të akuzuar se kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, të parashikuar nga neni 327/a/1 të K.Penal.

Veprat u konsumuan në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie për disa njësi të qeverisjes vendore të datës 06.03.2022.

Nga hetimet për këtë procedim penal, është provuar se ka tre raste të votimit të dyfishtë. Shtetasi E. D., ka votuar për vete dhe për shtetasen B.Q., ndërsa shtetasit A.Y., dhe F. B., kanë votuar dy herë në dy qendra të ndryshme si votues në qendrën e parë dhe si anëtarë të komisionit në qendrën e dytë.

Ndërsa shtetasit N.B, G.B., K.T., R.M., A.M., D. Ll dhe A. Sh., kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “Votimit më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 327/a/2 e 25 i K.Penal, duke lejuar me dashje shtetasin E.D., që të votojë me dokumentin e shtetases B.Q.

Nga ana objektive vepra penale është realizuar nga të pandehurit me veprime dhe mosveprime duke lejuar persona për të votuar më shumë së një herë, votimin nga persona pa u paidentifikuar, mosmbajtjen e dokumentacionit zgjedhur sipas kërkesave ligjore duke sjellë si pasojë cenimin dhe manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve në qendrën e votimit.

 

p.k\dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Muri i Berlinit dhe Tirana”!
  • Zv/presidentja e Asamblesë të OSBE: Në Shqipëri, studentët po gjobiten e dhunohen se ushtrojnë të drejtën e protestës
  • U helmuan nga ushqimi? 7 fëmijë të kopshtit Nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital
  • E rëndë, humb jetën minatori në minierën e Martaneshit
  • Dorëheqja e parakohshme nga BQE-ja, a do të jetë Christine Lagarde presidentja e re e Francës

Komentet e Fundit

  1. Diana on Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten
  2. SHQIPTAR on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  3. SHQIPTAR on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  4. SHQIPTAR on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  5. demo on “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?