Presidenti rus Vladimir Putin tashmë ka rekrutuar 35 mijë të burgosur, përfshirë përdhunues, vrasës dhe shtatë kanibalë, që u dërguan në luftë në Ukrainë.
Rekrutët e rinj do të lirohen nga akuzat dhe të jetojnë të lirë nëse arrijnë të mbijetojnë luftës nëse shkojnë në fushëbetejë në Ukrainë, transmeton Telegrafi.
Këtë javë, kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin, nga ushtria private e Putinit, vizitoi ish-kampin e të burgosurve Gulag në lindje të Siberisë dhe tani ka për qëllim të rekrutojë sa më shumë të burgosur nga burgjet e tjera në Rusi.
Dyshohet se disa prej këtyre të burgosurve janë vrarë në beteja, e ekspertët perëndimorë po thonë se Kremlini po i shfrytëzon ata si mish për top.
Në anën tjetër, mbi 40 prej tyre janë ekzekutuar për dezertim nga Wagner që zakonisht Putini e angazhon për t’ia kryer punët e pista.
Rekrutimi i të burgosurve për vepra shumë të rënda penale, po shihet si një goditje e rëndë për Putinin, të cilit po i mungon personeli profesionistë ushtarakë.
Ushtria ruse ka pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake, e duke parë se ka nevojë për më shumë njerëz në fushëbetejë, nuk po zgjedhë mjete.
Tani po rekruton përdhunues, vrasës e kanibalë, ku shumica prej tyre ishin dënuar me burgim të përjetshëm.

Keshtu kane bere edhe colonizatoret ne Ameriken e Veriut dhe te Jugut.
Rrugacer,Kriminele,Hajdute etj.
Kush do shkonte ne nje vend te panjohur dhe te pa ftuar me familje te Rregullt?
Asnje.
Bile Xristiforos Kolomvos u vra ne rrugetimin e dyte.
Kete kane bere hajdutet e Parthenonit dhe gjithe Pasurite e popujve sidomos Greko-Ilyre. Prandaj dhe krijuan (criate angl) kete Pashallek turk te quajture Albanistane me Deputete turq si Ismail bej Vlora, Frashellinjte, Hasanet, Tahsimet etj qecte kene Influence dhe Controll.
Due mohuar luften Heroike te Popullit Greke me ne krye Arvanitasit
Perca e Sundo.
Kristofor Kolombi,as u vra,as u mbyt,por rroi deri sa zoti e mori ne Valadolid ne 1506,o Spiroooo greku!Po ti do rroc shume se budallat nuk vdesin kollaj.
Te gjitha vendet e aplikojne kete standart ne lufte dhe mos u cudisni fare.