Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasësi i Behar Sofisë: ‘Bajlozi’ do më paguante 500 mijë euro për një vrasje tjetër në Gjermani
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vrasësi i Behar Sofisë: ‘Bajlozi’ do më paguante 500 mijë euro për një vrasje tjetër në Gjermani
KronikeKryesore

Vrasësi i Behar Sofisë: ‘Bajlozi’ do më paguante 500 mijë euro për një vrasje tjetër në Gjermani

Published: March 16, 2023
Shpërndaje

Pasi vrau Behar Sofinë i njohur si “padron droge’, më 25 shkurt afër Piramidës në anë të Lanës, Ernejt Shyti, aktualisht në burg, do të ekzekutonte dhe një tjetër person në Gjermani. Pohimin 24 vjeçari e bëri në gjyq, ku tregoi për vrasjen e Sofisë, për të cilën iu premtuan 50 mijë euro, por që nuk i mori asnjëherë.

“Të njëjtët që më dhanë porosinë për të vrarë Behar Sofinë, të cilin e vrava, më afruan 500 mijë euro për të bërë një vrasje tjetër, jo në Tiranë, por në Gjermani”, trondit me rrëfimin e tij Ernejt Shyti, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë. Shytit iu afrua kjo punë, nga i njëjti grup që kërkoi eliminimin e Sofisë.

“Më thanë që viktima e ka shtëpinë buzë rrugës dhe ishte një 34-vjeçar. Pagesa që do të merrja për këtë vrasje ishte e majme, jo 50 milionë lekë të vjetra që nuk i mora asnjëherë për Behar Sofinë, por 500 mijë euro. Po ashtu më thanë se paratë do t’i merrja nga “Bajlozi”, vijoi më tej në GJKKO Shyti.

- Publicitet -

“Bajlozin” pretendon se nuk e njeh dhe nuk e di kush ishte, sikurse nuk kishte informacion nëse shënjestra ishte shqiptar apo shtetas i huaj. Në pjesën tjetër të seancës gjyqësore, Shyti rrëfeu edhe njëherë, dinamikën e ngjarjes ku mbeti i vrarë Behar Sofia.

Pasi mori porosinë, Shyti bashkë me Xhuliano Vishën edhe ky i arrestuar, shkuan në pyll e Krrabës, për të mësuar të qëllonin me pistoletë TT. Por çuditërisht i riu e vazhdon rrëfimin, duke thënë se shtinë vetëm dy herë, dhe gëzhojat i fshehën në pyll. Më pas miku i tij Visha i dha një “iPhone” me të cilin do të fliste në aplikacionin “Sky” me një tip që quhej “Lleshi”, i cili rezulton Leonard Xhixha, të cilin disa ditë më pas e takoi personalisht tek Sanatariumi. Pas Lleshit, një burrë që e thërrisnin “Daja”, Skënder Vathi dhe një djalë i ri, edhe këta në burg, i vihen në ndihmë Shytit, për të ekzekutuar Sofinë, të cilin e vëzhguan 20 ditë.

Për këto ditë ekzekutori thotë se mori vetëm 90 mijë lekë të vjetra, kurse 50 milionët të cilat do ti merrte menjëherë pas vrasje tek Liqeni i Tiranë, nuk ia dhanë kurrë. Personat që do e paguanin nuk ishin në vendin e takimit. Dy javë më vonë Ernejt Shyti u kap në Mal të Zi, pas tij u arrestuan edhe Skënder Vathi, 54 vjeç, Leonar Xhixha, 30 vjeç, Xhuljano Visha, 28 vjeç, si dhe Bujar Leza. Jemin Shera dyshohet se ka qenë personi kyç që ka bërë porosinë e vrasjes së 66-vjeçarit.

66 vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë. Autori pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66 vjeçarit dhe e ka qëlluar. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin ai është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Magjistratët çojnë sërish në Gjykatën Kushtetuese formulën e re të pagave që miratoi Kuvendi
  • 30 eurodeputetë kërkojnë hetim në META për bllokimin e profileve që postonin lajme mbi protestat në Shqipëri
  • Horoskopi 19 Shtator 2026, çfarë parashikojnë yjet në dashuri dhe punë
  • Vranësira dhe temperatura konstante, si parashikohet moti për sot
  • 19 shtator 2026

Komentet e Fundit

  1. Hajdutllëku, korrupsioni,morali, plagjiatura, dorëheqja on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  2. Lali on Drejtësi apo gjeopolitikë?
  3. Kedi on Kush fitoi në Londër?
  4. Dudumi on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  5. ANA on Absurditeti i një Gjykate

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?