Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Vrasësi serial i grave”/ Si u njohën Dan Hutra dhe Elena Hysa. Publikohen fotot nga fejesa e tyre
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Vrasësi serial i grave”/ Si u njohën Dan Hutra dhe Elena Hysa. Publikohen fotot nga fejesa e tyre
AktualitetKronike

“Vrasësi serial i grave”/ Si u njohën Dan Hutra dhe Elena Hysa. Publikohen fotot nga fejesa e tyre

Published: March 7, 2023
Shpërndaje

Elena (Alketa) Hysa ka qenë bashkëjetuesja e Dan Hutrës, e cila u nda prej tij pas debateve dhe dhunës së ushtruar nga 41-vjeçari.

Në një intervistë për emisionin Uniko me gazetarin Spartak Koka në Klan Plus, babai dhe vëllain i Elena Hysës kanë treguar se si u njohën Dan Hutra dhe vajza Elena, kur ndodhi fejesa e tyre dhe përse krushqia u prish.

Sipas tyre, gjithçka ndodhi për shkak se Dan Hutra akuzoi Elenën pasi mësoi që kjo e fundit ishte shtatzënë se fëmijën nuk e kishte me të, gjë që u mohua kategorikisht nga 35-vjeçarja.

- Publicitet -

Në intervistën për Uniko, familjarët e Elenës shprehen të bindur se fëmija është i Dan Hutrës dhe janë të gatshëm sërish për të bërë analizat e ADN-së.

Spartak Koka: Si është njohur dhe kur është njohur vajza Alketa me Dan Hutrën? Si u zhvillua miqësia e dy familjeve?

Zaim Hysa: Ka ardhur këtu me gjithë një shkuesi edhe thanë kështu-kështu. Thashë meqë jeni njoft ju unë jam dakord. Vjen një ditë, venë unazat, i vunë.

Spartak Koka: Erdhi bashkë me shkuesin kur ju ka takuar për herë të parë?

Zaim Hysa: Po.

Spartak Koka: Janë njohur më përpara me njëri-tjetrin apo me shkuesi?

Zaim Hysa: Edhe vajza Alketa, edhe shkuesi, edhe ky kanë qenë në klub diku ku kanë pirë kafe. Edhe kanë ardhur këtu të më thonë mua që kështu-kështu.

Spartak Koka: Pasi e njohën njëri-tjetrin kanë ardhur që ta bëjnë familjare?

Zaim Hysa: Po.

Spartak Koka: Më mbrapa keni bërë fejesë? Çfarë ka ndodhur?

Zaim Hysa: Dasmë. Ka bërë një ceremoni, ai e ka bërë dhe më ka thirrur dhe mua. Kemi shkuar në Kukës. Kemi ngrënë drekë, kemi ardhur këtu.

Spartak Koka: E gjitha kjo kur ka ndodhur? Pra prezantimi me ju?

Zaim Hysa: Në fund të Prillit, në fillim të Majit ai erdhi këtu të më kërkonte dorën gjoja të fejohej.

Spartak Koka: Ju ishit dakord?

Zaim Hysa: Po ishim dakord.

Spartak Koka: Pastaj vajza ka shkuar menjëherë të shtëpia e tij?

Erjon Hysa: Po ka shkuar të lajë e të pastrojë.

Spartak Koka: Tek nëna e tij apo jo?

Erjon Hysa: Po.

Spartak Koka: Kur është ceremonia e fejesës, e shkëmbimit të unazave?

Zaim Hysa: Po në 24 Maj.

Spartak Koka: Pastaj keni bërë dhe fejesën?

Zaim Hysa: Po.

Spartak Koka: Ku e keni bërë fejesën?

Zaim Hysa: Këtu.

Spartak Koka: Pse thotë Dan Hutra kam shpenzuar 4 mijë Euro?

Zaim Hysa: Ka bërë një drekë atje në Kukës. 50 veta.

Spartak Koka: Kur filluan problemet?

Zaim Hysa: Pas 3 javësh filluan problemet. Vajza ka tentuar të vijë këtu, ka ikur. I ka thënë gjoja që nuk e ke me mua fëmijën se ka qenë shtatzënë. Për këtë kanë bërë debat.

Spartak Koka: Dhe vajza ka ikur se nuk ka duruar dot akuzat?

Zaim Hysa: Po bënte debat me personin që gjoja nuk e ke me mua. Kjo i thoshte e ke me mua.

Erjon Hysa: Me sa kam folur unë me motrën, ai dhe e ka rrahur, e ka dhunuar.

Spartak Koka: Çfarë ka ndodhur atë ditë?

Zaim Hysa: Ka ardhur këtu vetë, na ka kërcënuar për këtë që ka ikur Alketa nga shtëpia.

Spartak Koka: Çfarë kërkonte nga ju pastaj?

Zaim Hysa: Para, më paguani shpenzimet atje ose do t’ju vras.

Spartak Koka: Pra, ju kërkonte lekët që kishte shpenzuar ai, jo borxh?

Zaim Hysa: Po. Lekët që kishte shpenzuar atje pastaj e nxorri borxh.

Spartak Koka: Sa lekë i dhatë?

Zaim Hysa: 3300 Euro.

Spartak Koka: Ia dhatë me cilin qëllim?

Zaim Hysa: Po t’i merrte të na hiqej qafe. Ai ka ardhur na ka kërcënuar këtu mua edhe vajzat, edhe gruan.

Spartak Koka: Lekët ua dhatë nga frika e kërcënimit?

Zaim Hysa: Po nga frika.

Më 1 Mars 2023, në familjen Hysa, Dan Hutra vrau Mevlute Hysën 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses), si dhe plagosi ish-bashkëjetuesen Elena Hysa 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa 60 vjeçe

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tirana digjet, po kryeministri?
  • Protestuesit sulmuan selinë, PS reagon me… pjesë nga fjalimi Ramës
  • Sulmohet edhe Bashkia, protesta përçan bashkiakët e PD-së në Shkodër
  • Gjuha që ushqen dhunën
  • Grupe të rinjsh rrethojnë dhe godasin selitë e PS-së dhe PD-së në Shkodër, shikoni çfarë shkruajnë në fasadë (VIDEO)

Komentet e Fundit

  1. xxx on Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  2. . on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  3. Lesh lesh on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. abdiaga on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. Politeknikumi on VIDEO: “Ai pi kokainë, ju rrifni kalamajtë”. Tension mes një grupi policësh, mediave dhe kalimtarëve në qendër të Tiranës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?