Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e 7-vjeçares, Çuçi: Kam reaguar me vepra, akuzat ndaj meje i nxit Berisha
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrasja e 7-vjeçares, Çuçi: Kam reaguar me vepra, akuzat ndaj meje i nxit Berisha
AktualitetPolitike

Vrasja e 7-vjeçares, Çuçi: Kam reaguar me vepra, akuzat ndaj meje i nxit Berisha

Published: August 5, 2022
Shpërndaje

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ia ka vënë fajin kryedemokratit Sali Berisha për tragjedinë e ndodhur në Potam, ku u vra një vajzë 7-vjeçe nga polici Arjan Tase.

4 ditë pas ngjarjes, ministri reagoi për herë të parë duke u shprehur se reagimin e tij e ka bërë me vepra, duke shkarkuar gjithë zinxhirin komandues të Policisë Kufitare të Vlorës.

Ndërsa shtoi se heshtja e tij është rruga e duhur për të respektuar dhimbjen e familjes së vajzës dhe të afërmve të saj. Por për të gjithë akuzat, përfshirë edhe ato për kompani me mjete lundruese dhe revoltën e qytetarëve ndaj tij, Çuçi fajësoi kryedemokratin Berisha.

- Publicitet -

“Gjatë këtyre ditëve të rënda për çdo shqiptar, por veçanërisht për familjen e vajzës dhe për ne që jemi përgjegjës për sigurinë e jetës së tyre, jam përpjekur të flas me veprime konkrete kundër fajtorëve të asaj tragjedie, të cilët tani janë para drejtësisë, përfshirë gjithashtu dhe të gjithë zinxhirin komandues të Policisë Kufitare Vlorë. Mendoj se kjo është rruga e duhur për të respektuar dhimbjen e familjes së vajzës dhe të afërmve të saj. Rruga për t’u përballur me baltën e Sali Berishës është 30- vjeçare dhe nuk më sfidon. Thjesht e kemi detyrim ndaj shqiptarëve të ndajmë fatin e Shqipërisë nga fati dhe balta e tij,”-shkruan ministri.

Reagimi i plotë:

Ka një përpjekje për të prodhuar fakte që të ilustrojnë akuzat e gatshme të Sali Berishës ndaj meje pas tragjedisë së fundit në Himarë. Për respekt të opinionit publik, që me të drejtë është i ngarkuar nga tragjedia e vajzës 7-vjeçare dhe dhimbja e familjes së saj, dua të sqaroj se sajesat me emrin tim dhe një shoqatë velierash sportive që kam krijuar me miq pasionantë të tyre, nuk kanë lidhje me asnjë biznes dhe aq më tepër me skafe apo gomone. I hedh poshtë me neveri këto sajesa, pasi duan të keqpërdorin në mënyrë të neveritshme këtë ngjarje tragjike, për ta mbajtur gjallë për hallet e tyre politike. Gjatë këtyre ditëve të rënda për çdo shqiptar, por veçanërisht për familjen e vajzës dhe për ne që jemi përgjegjës për sigurinë e jetës së tyre, jam përpjekur të flas me veprime konkrete kundër fajtorëve të asaj tragjedie, të cilët tani janë para drejtësisë, përfshirë gjithashtu dhe të gjithë zinxhirin komandues të Policisë Kufitare Vlorë. Mendoj se kjo është rruga e duhur për të respektuar dhimbjen e familjes së vajzës dhe të afërmve të saj. Rruga për t’u përballur me baltën e Sali Berishës është 30- vjeçare dhe nuk më sfidon. Thjesht e kemi detyrim ndaj shqiptarëve të ndajmë fatin e Shqipërisë nga fati dhe balta e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit. E mitura, Jonada Avdia po lahej në det kur u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones, e më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Për këtë ngjarje të rëndë është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës, por protestuesit kërkojnë 3 dorëheqje të tjera.

Ndaj kryeministrit Edi Rama kërkohet dorëheqja e Bledi Çuçit, Mirela Kumbaros dhe Gledis Nanos. Ndërsa autori i ngjarjes, Arjan Tase po përballet me drejtësinë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • kaltra says:
    August 5, 2022 at 10:49 am

    Po si nuk keni turp …nuk fole kur duhej të flisje dhe të lije kolltukun e të ikje po nxorre gruan e foli pa pikë turpi…sa u preke nga Saliu dole e flet…Po kush iu beson juve politikanë të urryer që keni 30 vjet me mendjen se çfarë te fitoni për veten tuaj dhe gjithë sojin e sorrollopin .I keni fijet e padukshme ato që jeni lidhur me lloj lloj biznesesh , prona e pasuri të grabitura.Mos i gëzofshi gjakun e pirë dhe pronat e vjedhura.Jeni treguar të zgjuar dhe keni grabitur me mend nuk keni gjë në emrat tuaja …po do ju vi dita …harrami hallall nuk bëhet.

    Reply
  • Lili says:
    August 5, 2022 at 4:00 pm

    Ke nje detyre te na sqarojsh si u kthye ky polic trafikant si kryekomisariat pa dijenin tende! Si shetit ky polic ma armen e tij kur nuk punon( dmth si kontrolen hyrjet e daljet te armeve te Institucionit qe ti drejton! ) ! I kujt eshte skafi e si u dha leja per kete pike skafesh mu ne midis te plazhit !? Kush e dha? Salih Berisha prepe e dha lejen e bleu skafi. Edhe dha keje policit me shetit me armen e tij jashte orarit te punes?! Nese po atehere daccord Sali berisha ka faj! Po si duket ju kot jeni aty qe te mendojme se qeverisni mbasi percdo gje sali berisha paska faj!
    Si sju vjen turp me mbuluar mutin e juaj kishe me veprime, qe ne cdo shtet do jene joligjore, me kishe shkarkuan zinxhirin! Jo zinxhiri fillon tek ju pra jo nuk keni ba asgje pos laj mut me shurr!

    Reply
  • Mali says:
    August 7, 2022 at 4:59 am

    CDO GJE MUND TE JESH
    KURRE JO MINISTER
    SHKO E PIQ CA MISRA
    E SHITI ME KANISTER

    Reply
  • Tomi says:
    August 7, 2022 at 4:04 pm

    Na thuj pak si e more ficon, vec kot sa per gallate

    Reply
  • KO9I says:
    August 8, 2022 at 2:31 pm

    Asgtu eshte o loqe; Pomire o mut te vrese polici yt nje femije qenkan shpifje o budalle?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?