Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e Ardian Nikulajt, avokati shqiptar: Do të duhen disa muaj që gjykata britanike të shqyrtojë provat për të ndaluarit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrasja e Ardian Nikulajt, avokati shqiptar: Do të duhen disa muaj që gjykata britanike të shqyrtojë provat për të ndaluarit
AktualitetKronike

Vrasja e Ardian Nikulajt, avokati shqiptar: Do të duhen disa muaj që gjykata britanike të shqyrtojë provat për të ndaluarit

Published: May 1, 2023
Shpërndaje

Ekstradimi i Edmond Haxhisë dhe 3 bashkëpunëtorëve anglezë, të arrestuar në Londër si të dyshuar për atentatin ndaj Ardian Nikulajt në Shëngjin, mund të zgjasë edhe disa muaj. Në një intervistë për Report Tv, avokati Naim Hasani u shpreh se gjykatës britanike do t’i duhen disa muaj që të shqyrtojë provat që do t’i dërgohen nga Shqipëri anë mënyrë që të bëhet ekstradimi i tyre. Duke e cilësuar si një proces jo të thjeshtë, Hasani tha se do të jetë gjykata britanike, e cila do të shqyrtojë nëse provat janë të mjaftueshme, megjithatë shtoi ai nuk beson se gjykata do t’u qëndrojë në mbrojtje. ‘Do të mbahen ‘arrest me burg’ deri sa të zhvillohet gjyqi i tyre. Gjykata britanike do të shqyrtojë me kujdes kërkesën e Shqipërisë për ekstradim. Do të ketë një periudhë disa mujore që gjykata të shqyrtojë të gjitha provat. Nëse gjykata jep vendim për t’u ekstraduar të dyshuarit do të ekstradohen. Nuk është proces i thjeshtë, por duhet të ketë një proces të drejtë dhe Shqipëria të garantojë që do të ketë një gjyq të paanshëm dhe të drejtë dhe jo paragjykuese. Procesi i ekstradimit është proces i qartë në Britani vendimet i merr MB. Por duke qenë se janë të përfshirë shtetas britanikë të mirëfilltë, gjykata do të ushtrojë një kujdes të veçantë, nëse provat janë të mjaftueshme. Por nuk s’besoj se gjykata britanike do të qëndrojë si mbrojte për të akuzuarit, por do ti ekstradojnë në Shqipëri’, tha Hasani. Referuar deklaratës zyrtare të bërë më herët nga kryepolici, Muhamet Rrumbullaku, ngjarja ka ardhur për motive gjakmarrjeje dhe dyshimet shtohen më shumë se ky është shkaku për faktin se porositësi Edmond Haxhia është kushëri i Lekstakajve, fisi me të cilën biznesmeni ishte në hasmëri. Nikulaj ishte në hasmëri me familjen Lekstakaj që prej vitit 1996, e ndërsa nga palët nuk ka pasur asnjë tentativë për t’u pajtuar.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Serumi” i lashtësisë!
  • Kush fiton nga pasiguria?
  • Pse regjimi iranian nuk do të ndryshojë
  • Nga “kolektivizimi i fajit” te dështimi institucional ndaj autizmit
  • Vetëvrasje në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. K R on Gazetari nxjerr videon: Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  2. prehistoriku on Gazetari nxjerr videon: Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  3. Andi on Gazetari nxjerr videon: Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  4. X on Gazetari nxjerr videon: Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  5. Xen Bolja on Gazetari nxjerr videon: Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?