Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Larje hesapesh”, vrasja e dy shqiptarëve, ministri grek: Do bashkëpunojmë me ndërkombëtarët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Larje hesapesh”, vrasja e dy shqiptarëve, ministri grek: Do bashkëpunojmë me ndërkombëtarët
AktualitetKronike

“Larje hesapesh”, vrasja e dy shqiptarëve, ministri grek: Do bashkëpunojmë me ndërkombëtarët

Published: December 21, 2022
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Takis Theodorikakos ka reaguar në lidhje me vrasjen e dy shqiptarëve në Athinë Kreshnik Çerçizajt dhe Armando Ogranaja.

Ai ka theksuar se do të ketë një bashkëpunim ndërkombëtar për vrasjen e ndodhur tre ditë më parë, ndërsa nuk ka pranuar të japë më shumë detaje.

Sipas tij, kjo vrasje dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh mes mafies shqiptare.

- Publicitet -

“Sa i përket vlerësimit të policisë, bëhet fjalë për një larje hesapesh mes njerëzve që i përkasin mafies shqiptare, mbase ka degëzime të tjera, për të cilat mund të kemi edhe një bashkëpunim ndërkombëtar, por nuk do të përgjigjem në pyetje më specifike”, ka thënë ai, duket shtuar: “Hetimet janë në vazhdim. Hetimet nuk ndalen, sidomos kur bëhet fjalë për vrasje, vetëm kur të gjendet autori” .

Mediat e Athinës shkruajnë se nga këqyrja e pamjeve filmike të vrasjes së dyfishtë në Athinë dhe vrasjes së biznesmenit Edmond Papa në Tiranë, krijohen dyshime se mund të jetë i njëjti ekzekutor. Autoritetet i lidhin tre vrasjet me tregtinë ndërkombëtare të drogës dhe një ngarkesë të “zhdukur” me vlerë qindra mijëra euro.

Ekzekutimi i dyfishtë në një kafe-bar të Nea Smyrna të Athinës mbrëmjen e së dielës duket të jetë një hallkë në një zinxhir më të madh krimesh. Autori vrau me gjakftohtësi dy burrat shqiptarë të njohur për autoritetet.

41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj, ishte i njohur për autoritetet për përfshirjen e tij në një sërë “degësh” të botës së krimit, nga lëndimi i rrezikshëm trupor deri te mbajtja/përdorimi i armëve dhe nga trafiku i drogës e deri te trafiku i qenieve njerëzore, në Greqi dhe Shqipëri, madje në tokë dhe det me incidente në të cilat humbën jetë njerëzish. Në zonën e Nea Smyrnia, për shkak të përfshirjes së tij në qarqet mbrojtëse, ai njihej si “Nikos Koleksionisti”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    December 22, 2022 at 3:21 am

    Shqiptaret qe bejne shenjen e shqiponjes me dy duar dhe nga ana tjeter vrasin njeri-tjetrin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: E pazakontë, forcat RENEA rrethojnë Kryeministrinë, çfarë do të thotë dalja e tyre
  • Tarifa: Kapitulli që kjo qeverisje mban të mbyllur
  • VIDEO: Policë në flakë dhe të plagosur, skena lufte dhe incidente të rënda në qendër të Tiranës
  • VIDEO: Moment paqeje dhe përqafime mes protestuesve dhe policisë në Elbasan
  • VIDEO: Policia qëllon me plumba gome, Hitaj: Janë përdorur në mënyrë të kufizuar

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë
  2. Qerratai on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë
  3. Delina Fico on Rama: Nuk janë studentët, e gjithë kjo flamë nuk është studentore
  4. e agasi on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten
  5. prehistoriku on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?