Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e katërfishtë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rama: Drejtësi për 21 janarin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Vrasja e katërfishtë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rama: Drejtësi për 21 janarin
Politike

Vrasja e katërfishtë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rama: Drejtësi për 21 janarin

Published: January 21, 2024
Shpërndaje

Dita e sotme shënon plot 13 vite nga protesta e 21 janarit të vitit 20211, ku tre protestues u vranë me armë zjarri dhe një i katërt u plagos rëndë dhe ndërroi jetë pak ditë më vonë. Demostruesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda vdiqën atë ditë, shtatë të tjerë u plagosën, mes të cilëve Aleks Nika, i plagosur rëndë ndërroi jetë në një spital në Turqi.

Opozita e atëhershme, Partia Socialiste akuzoi qeverinë se qëlloi mbi demonstruesit, ndërsa në orët e tensionuara të mbrëmjes, asokohe një grup prokuroresh nisi punën në vendngjarje. Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, policia shkencore administroi brenda rrethit të kryeministrisë sasi të konsiderueshme gëzhojash, konkretisht 131 gëzhoja 9 milimetërshe, si dhe 436 gëzhoja 7, 62 milimetërshe.

Pamja e parë e personit të dyshuar si një ndër efektivët që qëlloi mbi turmën ishte ajo e gardistit Agim Llupos në bodrumin e kryeministrisë, i vendosur sipas një plani masash që më pas u identifikua si grupi i zjarrit.

- Publicitet -

Por ndërsa në këtë demostratë Garda e Republikës kishte angazhuar 60 gardistë nga tre njesitë kryesore të saj, se kush qëlloi mbi demonstruesit gjatë 21 janarit 2011, do të qëndronte në mister për disa orë. 4 protestues të vrarë, 6 protestues të plagosur rëndë, 80 gardistë dhe policë të plagosur lehtë. Grupi hetimor i prokurorisë ishte përbërë nga 12 pjesëtarë, prej tyre 6 prokurorë dhe 6 oficerë të policisë gjyqësore. Janë marrë në pyetje 120 persona dhe janë kryer 2 eksperimente speciale në vendngjarje.

Grupi hetimor firmosi 6 urdhra arresti për drejtuesit e Gardës së Republikës, dy të dënuar nga Gjykata e Apelit, komandanti i Gardës Ndrea Prendi me 1 vit burg dhe gardisti Agim Llupo me 3 vjet burg. Por kjo nuk mbetet këtu, pasi familjarët i bëjnë thirrje SPAK-ut, të zbardhë çështjen dhe të dënojë të gjithë fajtorët e asaj dite.

Në 13-vjetorin e vrasjes së katër protestuesve të Partisë Socialiste, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Me një shënim në faqen zyrtare “Facebook”, shefi i qeverisë kërkon drejtësi për viktimat e pafajshme dhe krimin shtetëror të 21 janarit.

“Drejtësi për 21 janarin”, shkruan Rama.

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në vendimin e zbardhur për vrasjen e Aleks Nikës në protestat e 21 janarit ka bërë pëgjegjës shtetin shqiptar për vrasjen, por edhe për mos zbardhjen e saj dhe ndëshkimin e autorëve.

Sipas gjykatës, shteti dështoi të kontrollojë protestën dhe oficerët e Gardës së Republikës perdorën armët e zjarrit duke vrarë  katër përsona përfshi edhe Aleks Nikën. Në Shqipëri, sipas vendimit të Strasburgut, gjykatat nuk saktësuan nëse përdorimi i armëve mbi protestuesit ishte mundësia e fundit për gardistët

“ Proceset kombëtare nuk shqyrtuan nëse forcat e sigurisë mund të kishin përdorur mjete të tjera (jo-vdekjeprurëse) per kontrollin të turmave, të cilat në ditën e ngjarjeve ishin përdorur shumë pak dhe kjo për motive që nuk janë shpjeguar nga autoritetet”, thuhet mes tjerash në vendimin e Gjykatës Europiane.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Lex says:
    January 21, 2024 at 11:50 am

    Ckeni me Boratin
    Hala se kuptoni
    Qe pellisni kot
    Per te segzistoni

    Si Ali Pashai
    Dikur ne Janine
    Qe pat lemerisur
    Gjithe Camerine

    Gjersa erdh nje dite
    Te gjithe e braktisen
    Koken per Stamboll
    Sulltanit ja nisen

    Ka ligje kjo bote
    Askush si dredhon
    Prandaj thirri mendjes
    Sa kohe je ne fron

    Reply
  • Lex says:
    January 21, 2024 at 11:52 am

    Ckeni me Boratin
    Hala se kuptoni
    Qe pellisni kot
    Per te segzistoni

    Si Ali Pashai
    Dikur ne Janine
    Qe pat lemerisur
    Gjithe Camerine

    Gjersa erdh nje dite
    Te gjithe e braktisen
    Koken per Stamboll
    Sulltanit ja nisen

    Ka ligje kjo bote
    Askush si dredhon
    Kush lendon sovranin
    Ketu e pagon

    Reply
  • Sul Koburja says:
    January 22, 2024 at 8:36 am

    Refuzimi i zbatimit te vendimeve te Prokurorise per drejtuesit e Gardes ishte grusht shteti kushtetues.Me kete refuzim te urdheruar nga Sali Berisha ne fakt sistemi shteteror e ne vecanti sistemi juridik u rezua.Vetem per kete akt duhet nje ceshtje gjyqesore ku fajtoret duhen ndeshkyar.Marrezia e gabimeve ortografike tek emrat eshte qesharake.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Trafik kilometrik nga Tuneli i Llogarasë drejt Orikumit
  • “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  • Vila luksoze në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime se mund të jetë pasuri e fshehur e Ballukut
  • “Wall Street Journal”: Gangsteri i dyshuar që po i hap telashe marrëveshjes së dhëndrit të donald Trump në Shqipëri
  • 710 euro qira, 760 euro pagë: Tirana e dyta në Europë për barrën e strehimit

Komentet e Fundit

  1. Clark on Revolucion në Japoni, shkencëtarët krijojnë plastikën që shpërbëhet në ujërat e detit brenda disa orësh
  2. Ervin on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  3. Keta jemi ky eshte niveli on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  4. Besnik on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  5. Dashi on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?