Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e Nikulajt, Prokuroria plotëson dosjen për të ekstraduar britanikët drejt Tiranës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vrasja e Nikulajt, Prokuroria plotëson dosjen për të ekstraduar britanikët drejt Tiranës
Kronike

Vrasja e Nikulajt, Prokuroria plotëson dosjen për të ekstraduar britanikët drejt Tiranës

Published: May 1, 2023
Shpërndaje

Dy persona janë në arrati nga grupi i Edmond Haxhisë, i formuar për të vrarë biznesmenin Ardian Nikulaj.

Autori i krimit (Ruben Saraiva) dhe personi që ka luajtur rolin e informatorit ende nuk janë lokalizuar e madje as nuk dihet vendndodhja e tyre. Edmond Haxhia, i konsideruar si porositësi për ta kryer atë krim të rëndë dhe tre britanikë, mes tyre një vajzë, janë në pritje të përkthimit të dokumentacionit që është përpiluar kundër tyre nga autoritetet tona.

Afati është deri me 5 maj, ndërkohë që në lidhje me shtetasin portugez po punohet edhe me palën greke për ta sjellë në pranga.

- Publicitet -

Nga grupi hetimor kanë dalë të dhëna se Edmond Haxhia, edhe më herët kishte tentuar me oferta vrasësish edhe në Fushë-Krujë. Madje policia thotë se ai i ishte afruar aq shumë shënjestrës sa kishte luajtur futboll me të afërm të familjes Nikulaj.

Autoritetet shqiptare po plotësojnë dosjen në ngarkim të këtyre personave për të bërë të mundur sjelljen e tyre para drejtësisë sonë, pasi ata akuzohen për një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në vendin tonë kohëve të fundit.

Sipas të dhënave, Prokuroria ka një mori pamjesh filmike, që janë edhe arma më e fortë e pranisë së tyre në skenën e krimit, prova shkencore, fakte dhe një sërë shkresash të identifikimit të momenteve kur kanë hyrë dhe dalë nga vendi jonë të gjithë protagonistët, përfshirë edhe dy të kërkuarit, që sipas policisë janë autori i vrasjes dhe informatori që është gjendur në hotelin e viktimës.

Edmond Haxhia, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman, të akuzuar si bashkëpunëtorë e informatorë në lidhje me vrasjen janë vënë në pranga në Londër dhe brenda datës 5 maj, Shqipëria duhet të përkthejë në anglisht provat dhe t’ia dërgojë Britanisë së Madhe për të bërë të mundur ekstradimin e tyre.

Ndërsa në kërkim vijojnë Ruben Saraiva dhe Harry Simson.

Vrasja u zbardh vetëm një javë pasi ndodhi. Edmond Haxhia akuzohet se solli në Tiranë 4 britanikët e portugezin për të mbyllur hesapet e gjakmarrjes që kishte të hapura me fisin Nikulja, që nga viti 1997. Haxhia është kushëri me vëllezërit Lestakaj që jetojnë në Londër dhe akuzonin Nikulajn se u kishte vrarë xhaxhain dhe nipin.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Po si thanë, iku kjo punë, vate kjo punë, nuk ka më negociata”, Rama ndan videon nga Brukseli
  • Rozeta Dobi lë qelinë, “pastruesja e 500 mijë Eurove” përfiton nga amnistia penale
  • Spanja mund Francën 2-0 dhe arrin në finalen e Kupës së Botës, “gjelat” francezë zhgënjejnë në gjysmëfinale
  • Nis zbatimi i amnistisë penale, mbi 1300 persona përfitojnë lirim ose ulje dënimi
  • SHIFRAT: 1.8 milionë persona më shumë u larguan sesa u kthyen në Shqipëri që nga 1990

Komentet e Fundit

  1. Kastriot Saliaj Vepra artistike e Todit dote mbetet si nje trashgimi kulturore ne mendjen e publikut shqiptare per breza me radhe on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi
  2. K R on Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  3. Kastriot Saliaj on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi
  4. K R on E dashur Europë…
  5. Shqiptar on E dashur Europë…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?